Autor: Suad Avdiu

Aleanca për Shqiptarët sot përmes një komunikate thekson se shpreh shqetësim serioz për mënyrën diskriminuese të ndarjes së granteve nga Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndëretnike, e udhëhequr nga lideri serb Ivan Stoilkoviç. Sipas kësaj partie, në listën e publikuar në Gazetën Zyrtare nr. 121, më 17 qershor, vërehet një qasje e hapur favorizuese ndaj shoqatave të komunitetit serb dhe margjinalizuese ndaj organizatave shqiptare – me vetëm 3 projekte të përzgjedhura për shqiptarët, krahasuar me 5 për shoqata serbe dhe disa të tjera për komunitete jo-shumicë. Reagimi i plotë më poshtë: “A është kjo mënyra sesi Stoilkoviç e kupton…

Read More

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) sot përmes një komunikate ka theksuar se “denoncon praktikat diskriminuese të punësimeve, kësaj radhe në Qendrën për Menaxhim me Kriza, ku në konkursin e fundit janë pranuar 12 maqedonas dhe vetëm 3 shqiptarë, në një institucion që udhëhiqet nga një drejtor me përkatësi shqiptare, por në shërbim të politikave të VMRO-DPMNE-së.” Sipas kësaj partie, kjo situatë është alarmante dhe e papranueshme. “Për shqiptarët nuk ka asnjë kuptim nëse një drejtues është shqiptar në emër, por jo në vepra, duke diskriminuar shqiptarët dhe duke shkelur barazinë. Kur menaxhimi është thjesht zbukurim etnik për të mbuluar dominimin…

Read More

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ai që ka lëshuar një deklaratë të fortë gjatë një interviste të dhënë për RTS, ku ka kërcënuar edhe njëherë Kosovën. Në fjalën e tij, ai u shpreh se gjërat po ndryshonin në botë, ndaj shtoi se edhe Beogradi do të fitonte mbi Kosovën. Kur iu kërkua të komentonte mbi incidentet e përditshme në Kosovë, arrestimet dhe deportimet e serbëve dhe vendimet e Prishtinës, Vuçiç tha se Serbia do të fitojë në fund. “Do të fitojmë edhe në çështjen e Kosovës. Gjërat po ndryshojnë ngadalë në botë. Dhe nuk do t’ju them se çfarë do të…

Read More

Nga afërsisht 28.000 vende në vitin shkollor 2025/2026 për nxënësit që do të mund të regjistrohen në shkollat e mesme komunale, prej tyre 18.500 vende janë të parapara për regjistrim në shkollat e mesme profesionale, prej të cilave 6.725 vende janë në arsim dual në 269 paralele. Për këtë qëllim, Qeveria dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës e kanë rritur numrin e bursave për arsim dual në 1570, ndërsa është rritur edhe numri i kompanive që, përveç mësimit teorik në shkollë, do t’u mundësojnë nxënësve të shkollave të mesme të regjistruar në paralelët duale edhe mësim praktik në 550 kompani.…

Read More

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) në Maqedoninë e Veriut ka bërë të ditur se do të rrisë numrin e vendeve për regjistrim në shkollat e mesme komunale për vitin shkollor 2025/2026. Nga gjithsej rreth 28.000 vende të parashikuara për regjistrim, 18.500 vende janë ndarë për shkollat e mesme profesionale, prej të cilave 6.725 janë në arsim dual në 269 paralele. Për këtë qëllim, Qeveria dhe MASH kanë rritur gjithashtu edhe numrin e bursave për arsimin dual, duke e çuar në 1.570. Gjithashtu, është rritur edhe numri i kompanive bashkëpunuese, ku nxënësit e regjistruar në paralelet duale, përveç mësimit teorik…

Read More

Sot pritet të mbajë mot i kthjellët dhe i ngrohtë, me vranësira të vogla deri mesatare në disa rajone. Pasdite do të ketë zhvillim të vranësirave jostabile, të cilat do të sjellin reshje lokale shiu dhe bubullima. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 28 deri në 35 gradë. Në Shkup moti do të jetë gjithashtu me diell dhe i nxehtë, me vranësira të lehta deri mesatare. Gjatë pasdites, në pjesët më të larta të luginës priten kushte për reshje të shkurtra shiu me bubullima. Temperatura minimale do…

Read More

Zeqirja Ibrahimi kryetari i Alternativës dhe njëherit një nga liderët e VLEN gjithnjë emë shumë po përceptohet nga opinioni si një njeri fisnik, unifikues dhe i urtë. Ibrahimi është me profesion profesor universitar dhe mbi të gjitha njohës i mirë i disa gjuhëve. Ai në politikë është përfshirë në dekadën e fundit duke treguar maturi dhe duke mos përdorur fjalor vullgar kurë ndaj oponentëve politik. Ibrahimi si pjesë e VLEN-it gjithnjë e më shumë po dëshmon urtësinë e tij madje edhe në postimet politike kundër oponentëve ai përzgjedh një fjalor të veçant. I njohur edhe si Zeka, ai kurë nuk…

Read More

Deputetja Imërlije Saliu përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet shumë decide: Ligji për branitellat mund të kalojë vetëm bashkë me veteranët e UÇK-së. Ajo këtë e deklaron në cilësinë e kryetares së Komisionit për punë dhe politikë sociale në Kuvend. Angellovat e Stoillkoviqat kujtojnë se partnerë të kësaj qeverie e kanë BDI-në, me të cilët e kanë miratuar ligjin e branitellave dhe disa herë e kanë plotësuar e ndryshuar. E kam thënë në Kuvend, ndërsa po e përsëris – ai propozim-ndryshimi i ligjit mund të kalojë vetëm bashkë me ligjin për veteranët e UÇK-së. Pikë.

Read More

Tre persona janë plagosur, mes tyre edhe një fëmijë 14-vjeç, si pasojë e një përleshjeje të ashpër me thika që ndodhi sonte (17 qershor) në lagjen Çair të Shkupit. Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme, rreth orës 19:48 në SPB Shkup është raportuar se në kryqëzimin midis rrugëve “Cvetan Dimov” dhe “John Kennedy”, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, ka ndodhur një konflikt fizik. Në përleshje kanë marrë pjesë një djalosh 14-vjeçar dhe dy persona të tjerë të moshës 64 dhe 18 vjeç – të gjithë nga Shkupi. Sulmi ka eskaluar deri në atë masë sa janë përdorur edhe thika,…

Read More

Tetë shtetasit Maqedonisë së Veriut të evakuuar nga Izraeli mbërritën në aeroportin e Shkupit. Ata zbarkuan në aeroportin e Shkupit me një aeroplan qeveritar nga Sharm El Sheikh në Egjipt. Këta janë vetëm tetë qytetarë nga një total prej njëzet të regjistruarish, të cilët pritet të evakuohen më tej. Ndërkohë, situata në Lindjen e Mesme mbetet e tensionuar dhe Izraeli dhe Irani kanë vazhduar sulmet e tyre të ndërsjella me raketa dhe ajër.

Read More