Autor: Suad Avdiu
Një sulm rus me dron dhe raketa vrau 17 persona dhe plagosi të paktën 114 të tjerë në Kiev natën mes të hënës dhe të martës, një nga më të rëndët në muajt e fundit. Dëme u raportuan në disa zona të qytetit: një ndërtesë banimi e goditur nga një raketë u shemb pjesërisht. Operacionet e shpëtimit janë duke vazhduar thotë autoritetet lokale. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenski tha se Rusia përdori 32 raketa dhe 440 dronë. Mbetje nga disa dronë të rrëzuar nga zjarri kundërajror shkaktuan zjarre. Një person tjetër u vra në sulmet ruse në Odesa, në jug të…
Athinë, 17 qershor – Pikërisht shtatë vjet më parë, më 17 qershor të vitit 2018, në fshatin e vogël Nivici (Psarades) në bregun e liqenit të Prespës nga pala greke, Shkupi dhe Athina nënshkruan Marrëveshjen e Prespës, e cila mbylli mosmarrëveshjen e gjatë mes dy vendeve. Republika e Maqedonisë e ndryshoi emrin në Republikën e Maqedonisë së Veriut, është hapur rruga për integrime euroatlantike, por edhe perspektiva të reja në marrëdhëniet bilaterale me Greqinë, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Marrëveshja u nënshkrua në periudhën kur tek fqinji jonë jugor në pushtet ishte SYRIZA, ndërsa tek ne LSDM-ja dhe u nënshkrua…
Pavarësisht përpjekjeve për të krijuar iluzionin e barazisë dhe përfaqësimit, të dhënat konkrete zbulojnë të vërtetën e hidhur për qeverisjen e VLEN-it. Vetë drejtuesit e tyre krenohen me faktin se në Shoqërinë Aksionare për Ushtrimin e Veprimtarisë Energjetike – NOMAGAS Shkup, në konkursin e fundit publik janë punësuar 8 shqiptarë nga 18 vende pune. Nëse kësaj i shtojmë edhe statistikat e mëparshme – nga 84 punësime, vetëm 11 shqiptarë, rezulton se tani janë 102 punësime, prej të cilave vetëm 19 shqiptarë. Kjo do të thotë jo më shumë se 18.6% përfaqësim shqiptar, një përqindje që nuk e përmbush as minimumin…
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se është takuar me Presidentin e Republikës së Azerbajxhanit, Shkëlqesinë e Tij Ilham Aliyev. “Kisha kënaqësinë të takoj Presidentin e Republikës së Azerbajxhanit, Shkëlqesinë e Tij Ilham Aliyev, me të cilin filloj vizita ime zyrtare në Baku, Azerbajxhan. Theksuam marrëdhëniet e shkëlqyera diplomatike, si dhe përkushtimin tonë të ndërsjellë për forcimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, përfshirë politikën, ekonominë, digjitalizimin dhe dialogun ndërparlamentar. Shpreha mirënjohjen për mikpritjen e ngrohtë dhe theksova se Maqedonia e Veriut e konsideron Azerbajxhanin një vend mik dhe partner të rëndësishëm. U shpreha i bindur se…
Nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut thonë se si rezultat i përpjekjeve të Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për të përmirësuar cilësinë e arsimit të mesëm profesional, janë siguruar 50 milionë denarë për 1,570 bursa për studentë të rinj në arsimin dual duke filluar nga shtatori. Nga Qeveria theksojnë se në vitin akademik 2025/2026, studentët që regjistrohen në klasat duale dhe plotësojnë kushtet e konkursit do të marrin 3,500 denarë për 9 muaj. “Sektori real ka nevojë për njerëz profesionistë dhe të kualifikuar dhe për këtë qëllim, si Qeveri, përmes këtyre masave dhe hapave, po i stimulojmë të…
Kryetari i BDI Ali Ahmeti dje ka pritur në takim Liburin Aliun, ministrin kosovar të Infrastrukturës. “Sot pata kënaqësinë të mirëpres ministrin e Infrastrukturës të Republikës së Kosovës, z. Liburn Aliu. Gjatë këtij takimi miqësor dhe të hapur biseduam për projektet e përbashkëta që lidhin vendet tona dhe për rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në funksion të zhvillimit rajonal. Si gjithmonë, mbetem i përkushtuar për të ndërtuar ura bashkëpunimi dhe për të forcuar lidhjet mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, në dobi të qytetarëve tanë”.
(Rreth librit “Ideali i papërfunduar kombëtar”) Në të gjithë krijimtarinë time publicistike kushtuar çështjes së pazgjidhur kombëtare dhe botuar si në shtypin e përditshëm ashtu dhe nëpër libra, ndër të tjera, kam shprehur përherë shqetësimin qytetar të heshtjes apo apatisë së pafalshme që po karakterizon intelektualët tanë. Prandaj, kur më bije në dorë ndonjë artikull analitik apo libri i kujtdo autori qoftë, rreth këtij problemi, jo vetëm që e lexoj me ëndje, por edhe ulem e shkruaj për të, gjë që më ka dhënë mundësinë që përveç shfaqjes së respektit e simpatisë, të shtoj edhe radhët e miqve të mirë.…
Moti kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit, por në orët e pasdites parashikohen reshje të izoluara në zonat malore. Temperaturat janë të larta, nga 18°C në mëngjes deri në 35°C në Shkup, Kumanovë dhe pjesë të tjera të vendit.
Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti deklaroi se koalicioni VLEN ende nuk ka përcaktuar kandidaturat për zgjedhjet lokale që po afrohen, pasi është në zhvillim procesi i matjes së opinionit publik. “Aktualisht nuk kemi emra të caktuar, sepse nga ana e VLEN-it janë angazhuar agjenci serioze për matjen e opinionit publik, të cilat po analizojnë temat, programet, por edhe kandidatët e mundshëm të VLEN-it për zgjedhjet lokale të ardhshme. Anketat do të jenë një nga faktorët kyç për orientim rreth kandidaturave,” tha Mexhiti pas hapjes së Forumit Energjetik Maqedonas – MEF25 sot në Shkup. Ai shtoi se “kampi shqiptar” në zgjedhjet lokale do…
“Kush je ti që përçmon gjuhën shqipe”, deputeti Ilir Hasani porosi kryetarit të Gjykatës Kushtetuese
Deputeti i BDI-së, Ilir Hasani, ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut, Darko Kostadinovski. Përmes një postimi të publikuar në rrjete sociale, deputeti Hasani i drejtohet atij me tone të forta, duke e ftuar që të japë llogari për qëndrimet e shprehura në publik, përcjell INA. Ai i kërkon Kostadinovskit që të paraqitet para deputetëve të Kuvendit dhe të shprehë pikëpamjet e tij aty, jo vetëm përmes mediave. Ja porosia e tij: “Z. gjykatës Darko Kostadinovski, nëse ke diçka për të thënë, eja para deputetëve dhe thuaje atë që ua thua gazetarëve. Mendimi im dhe…
