Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Shasivari takohet me raportuesit e Komisionit të Venecias: Synimi, zgjidhje e qëndrueshme ligjore për provimin e jurisprudencës

26 Nëntor, 2026

Mickoski për provimin e jurisprudencës: Fjala e fundit i takon Komisionit të Venecias

26 Nëntor, 2026

Durmishi u shpall luftë kredive të shpejta: Dënohen 18 kompani, detyrohen t’ua kthejnë paratë qytetarëve

26 Nëntor, 2026

Cigaret do të shtrenjtohen në Maqedoni, plani për të ulur duhanpirjen

26 Nëntor, 2026

Rryma pritet të shtrenjtohet nga 1 janari?

26 Nëntor, 2026

Sela përplaset me Gashin në Kuvend: I vogël je për të ma ndaluar mikrofonin

26 Nëntor, 2026

BE-ja dënon mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës, Serbia bojkoton samitin e Brukselit

26 Nëntor, 2026

Daut Beqiri merr pjesë në manifestimin festiv për 28 Nëntorin në çerdhen “Fatosat”

26 Nëntor, 2026

Kalendari i festave për vitin 2027: Ja kur do të kemi fundjava të zgjatura

26 Nëntor, 2026

Personazhe të njohura turke arrestohen në aksionin e ri antidrogë

26 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 26 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

BDI : Mosrespektimi i gjuhës shqipe, pasqyrë e një qeverie që refuzon realitetin multietnik të shtetit

Suad AvdiuBy Suad Avdiu17 Qershor, 2025 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësimin e thellë për neglizhimin e vazhdueshëm të përdorimit të gjuhës shqipe në komunikimet zyrtare të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Përdorimi i barabartë i gjuhëve zyrtare nuk është çështje teknike apo preferencë politike, është obligim ligjor, vlerë e bashkëjetesës dhe bazë e rendit demokratik.

Prej kohësh, qytetarët shqiptarë ndihen të përjashtuar nga e drejta për qasje të barabartë në informacionet publike që burojnë nga institucionet shtetërore. Mungesa e shqipes, përkthimeve, përditësimet e vonuara dhe faqet zyrtare të paplotësuara në gjuhën shqipe janë dëshmi të qarta të një qasjeje përjashtuese që bie ndesh me frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe me Ligjin për përdorimin e gjuhëve.
Edhe më shqetësuese është selektiviteti i qëllimshëm: për tema të tjera Qeveria reagon dhe informon, por kur bëhet fjalë për gjuhën shqipe, përgjigjja është heshtje dhe injorim. Kjo nuk është mungesë kapaciteti, por mungesë vullneti.

BDI rikujton se moszbatimi i Ligjit për gjuhët nuk është vetëm shkelje e ligjit, është goditje ndaj dinjitetit të qytetarëve shqiptarë dhe minon besimin e tyre tek institucionet e shtetit. Të drejtat gjuhësore nuk janë simbolikë, por pjesë e pandashme e të drejtave qytetare.

“U bëjmë thirrje institucioneve që gjuhën shqipe ta shohin si pasuri të përbashkët dhe si detyrim që forcon unitetin e shtetit. Barazia, përfshirja dhe transparenca nuk mund të mbeten slogane, ato duhet të ndihen në jetën e përditshme të çdo qytetari.
Nëse kjo qeveri nuk është e gatshme të respektojë një nga shtyllat kryesore të funksionimit të saj, atëherë e ka humbur të drejtën morale për të udhëhequr një shtet multietnik dhe evropian. BDI do të ndjekë nga afër këtë çështje dhe do të kërkojë llogari nga institucionet për këtë qasje diskriminuese”, reagon BDI.

Lexuar: 29

Lajme te ngjashme

Shasivari takohet me raportuesit e Komisionit të Venecias: Synimi, zgjidhje e qëndrueshme ligjore për provimin e jurisprudencës

Mickoski për provimin e jurisprudencës: Fjala e fundit i takon Komisionit të Venecias

Durmishi u shpall luftë kredive të shpejta: Dënohen 18 kompani, detyrohen t’ua kthejnë paratë qytetarëve

Cigaret do të shtrenjtohen në Maqedoni, plani për të ulur duhanpirjen

Rryma pritet të shtrenjtohet nga 1 janari?

Sela përplaset me Gashin në Kuvend: I vogël je për të ma ndaluar mikrofonin

Lajmet e fundit

Shasivari takohet me raportuesit e Komisionit të Venecias: Synimi, zgjidhje e qëndrueshme ligjore për provimin e jurisprudencës

26 Nëntor, 2026

Mickoski për provimin e jurisprudencës: Fjala e fundit i takon Komisionit të Venecias

26 Nëntor, 2026

Durmishi u shpall luftë kredive të shpejta: Dënohen 18 kompani, detyrohen t’ua kthejnë paratë qytetarëve

26 Nëntor, 2026

Cigaret do të shtrenjtohen në Maqedoni, plani për të ulur duhanpirjen

26 Nëntor, 2026

Rryma pritet të shtrenjtohet nga 1 janari?

26 Nëntor, 2026

Sela përplaset me Gashin në Kuvend: I vogël je për të ma ndaluar mikrofonin

26 Nëntor, 2026

BE-ja dënon mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës, Serbia bojkoton samitin e Brukselit

26 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.