Autor: Suad Avdiu
Sot mbajtëm një mbledhje të frytshme me forumin e gruas të partisë ALTERNATIVA. Ndjehem e lumtur që pashë vajza dhe gra të reja që iu bashkuan rrugëtimit tonë politik, por edhe ato që ishin pjesë e partisë më herët dhe sot u rikthyen me energji të re, tashmë edhe të punësuara falë angazhimit të përbashkët në këtë parti. Faleminderit secilës për kohën, besimin dhe përkushtimin që treguat. Së bashku ndërtojmë të ardhmen!
Zana Avdiu lavdëron dy burra për ndihmën e dhënë: “Ka burra të mirë, e qysh s’ka!” Gazetarja dhe aktivistja Zana Avdiu ka ndarë një përvojë personale që e ka emocionuar dhe e ka bërë të ndajë një mesazh frymëzues për publikun. Ajo ka lavdëruar dy burra të panjohur që i dolën në ndihmë në një moment të papritur, duke treguar se burrëria dhe solidariteti nuk janë humbur. “Kush ka thanë s’ka burra t’mirë? Ka, e qysh s’ka,” ka shkruar Avdiu në një postim në rrjetet sociale. “Sot takova dy burra për t’u nderu! Më ndihmuan me kerrin, që, s’po e…
Zgjerimi do të jetë në fokus të presidencës daneze të Bashkimit Evropian, e cila fillon më 1 korrik, pasi zhvillimet aktuale gjeopolitike po e bëjnë këtë proces edhe më urgjent, dhe ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të inkurajuar integrimin evropian të vendit, por kjo rrugë duhet të ndiqet së bashku, në mënyrë që të shihet nëse mund të arrihet përparim dhe në cilat fusha mund të realizohet, tha ministrja për Çështjet Evropiane e Danimarkës, Marie Bjerre, e cila sot po qëndron për vizitë zyrtare në Shkup. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me Ministrin…
Ministria e Shëndetësisë (MSH) do të udhëheq me proceset se ç’farë donacionesh nevojiten për familjet e viktimave dhe të lënduarit në diskotekën në Koçan. Këtë e tha sot ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, në brifing me gazetarët. “Kemi pasur një takim disa orësh me ekspertë, prindër, të rinj të cilët drejtpërdrejtë janë prekur nga tragjedia etj. Vendosëm se është koha përfundimtare që Ministria e Shëndetësisë së bashku me Qeverinë të ndërmarrë lidership në koordinim me të gjitha proceset, në lidhje me atë se ç’farë lloj donacionesh nevojiten. Ministria do ta udhëheq grupin e punës, ku do të ketë edhe përfaqësues…
Faleminderit nga zemra për kontributin tuaj KF Bashkimi 1947 falënderon lojtarët Agan Aliu, Alban Memeti, Husein Demiri, Arlind Hasani, Egzon Aziri, Amar Imeri dhe Hristijan Mitrevski për kontributin e dhënë për inkuadrimin në Ligën e Parë pas një kohe të gjatë. Ju urojmë shumë suksese në vazhdim të karrierës. Faleminderit që ishit pjesë e këtij rrugëtimi! KF Bashkimi 1947
Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, është pyetur në lidhje me kërkesën e Iniciativës Zero, të cilët kërkuan që hapësira ku ndodhej Spitali Modular të shndërrohet në park memorial, ndërsa tha se do të përkrahin çdo iniciativë për viktimat në zjarrin tragjik në Spitalin Modular. “Gjithçka që ka të bëjë me tragjedinë në Spitalin Modular Komuna e Tetovës do ta përkrahë. E kemi theksuar edhe në të kaluarën, por e përsërisim edhe tani – kërkojmë nga institucionet e drejtësisë që të zbardh këtë rast dhe familjarët e viktimave të marrin drejtësinë e merituar. Ne si pushtet lokal jemi të…
Ndryshimet klimatike nuk presin. Tokat po degradohen, pyjet po zhduken, biodiversiteti është në rrezik. Përballë këtyre sfidave, VLEN nuk rri duarkryq. Për herë të parë, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, e udhëhequr nga Izet Mexhiti, ka arritur të sigurojë një marrëveshje të re bashkëpunimi me UNDP-në, në kuadër të fazës së 8-të të projekteve të GEF, me një buxhet të përgjithshëm prej 6.74 milionë dollarësh amerikanë. Ky fond i dedikuar për mjedisin ndahet në: 1 milion $ për menaxhimin e ndikimeve nga ndryshimet klimatike, 3 milionë $ për mbrojtjen e biodiversitetit, 2.74 milionë $ për rehabilitimin e tokave…
Takimi i djeshëm mes Ali Ahmetit, Ziadin Selës dhe Arben Taravarit ka përfunduar pa asnjë dakordësi konkrete. Burime të sigurta konfirmojnë se Taravari dhe Sela nuk kanë ndërmend të ulin numrin e komunave që po kërkojnë madje insistojnë në ndarjen e pushtetit vendor si kusht për vazhdimin e bashkëpunimit. Ahmeti ka kërkuar “arsyetim dhe maturi”, por kërkesat e tepruara të dyshes Sela–Taravari po tensionojnë rëndë klimën brenda BDI-së. Disa funksionarë lokalë të BDI-së tashmë janë shprehur të revoltuar me idenë që komuna të fituara me mund t’u dorëzohen atyre që deri dje i quanin “tradhëtarë”. Takimi i radhës është caktuar…
Aktorja e njohur Gresa Pallaska këtë periudhë ka treguar se është e ngarkuar me punë të shumta pasi po punon edhe për një film të ri. Por minuta me parë ajo ka publikuar një foto në llogarinë e saj duke treguar se po përballet me një gjendje jo të mirë shëndetësore, ku është parë duke marrë trajtim mjekësor, shkruan “Kosovarja”. “Bash kur nuk duhet vjen. E unë i them mirësevjen. Jo se e du, po s’kom zgjidhje tjetër” ishte shprehur aktorja, duke treguar se është përfshirë nga viroza. Urojmë shërim të shpejt për aktoren.
Televizioni shtetëror iranian ka lëshuar një paralajmërim të fortë: “Sonte do të ndodhë një surprizë e madhe – një që bota do ta kujtojë për shekuj.” Kjo deklaratë alarmante vjen në një moment kur lufta mes Iranit dhe Izraelit po përshkallëzohet me shpejtësi, duke përfshirë sulme ajrore të ndërsjella dhe retorikë të ashpër nga të dy palët. Ambasadori izraelit në SHBA, Yechiel Leiter, kishte lënë të kuptohej më herët se Izraeli ka ende “surpriza në mëngë”, duke iu referuar operacioneve të fshehta që mund të tejkalojnë edhe sulmin e vitit të kaluar mbi sistemet e komunikimit të Hezbollahut në Liban.…
