Autor: Suad Avdiu
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore ju bën thirrje nxënësve që kanë përfunduar arsimin fillor të orientohen drejt shkollave të mesme profesionale, në drejtimet që ofrojnë aftësi konkrete dhe praktike për tregun e punës. Fuqizimi i arsimit profesional është thelbësor për krijimin e kuadrove të kualifikuara dhe për ndërtimin e një fuqie punëtore të qëndrueshme dhe konkurruese. Veçanërisht inkurajojmë orientimin drejt profesioneve deficitare, ku kërkesa në treg është në rritje dhe mundësitë për punësim janë të sigurta. OEMVP inkurajon dhe mbështet çdo nismë që e lidh arsimin me ekonominë dhe kontribuon në zhvillimin afatgjatë të kapitalit njerëzor në vend.
Fronti Evropian po përjeton krizën para-zgjedhore për Strugën. Brenda koalicionit ku më një këmbë brenda dhe me një këmbë jashtë po qëndron Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës dhe prapa derës po pret Arben Taravari, kreu i integristëve si duket e ka të vështirë të menaxhon betejën për kandidat në Strugë. Në garë janë emrat si: Faton Pollozhani, ndryshe për strukturën e Strugës i njohur si “sateliti i dërguar nga Reçica”. Mbase mbështetjen e degës jo, por Pollozhani mësohet të ketë mbështetjen e një pjesë të madhe të udhëheqësisë së BDI-së. Nga loja nuk heq dorë as kryetari aktual, Ramiz…
Shoqata “Inxhinierët e Maqedonisë” ka reaguar përmes një kumtese pas ankesës së paraqitur nga shoqata më 29 maj në Komisionin Rregullator të Energjisë (KRRE), kur hyri në fuqi Ligji i ri për Energjinë. Nga aty thonë se përgjigjja e KRRE-së është një shembull tipik i nënshtrimit institucional ndaj operatorit të energjisë EVN dhe provë e qartë e dështimit të sistemit rregullator për të mbrojtur interesin publik, transmeton Portalb.mk. Sipas Shoqatës, thelbi i ankesës është të theksojë se matja e energjisë së konsumuar është një proces teknik që kryhet nga pajisja matëse, dhe leximi është një veprim i operatorit për të…
Numri i vdekjeve në vend u rrit me 0.1 për qind vitin e kaluar. Burrat vdesin më shpesh, mesatarisht 4.9 vjet më herët se gratë, ndërsa në mbi një të tretën e rasteve, shkaku i vdekjes janë sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut, sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave. Sipas muajit të vdekjes, numri më i madh i rasteve, 2.010, u regjistrua në janar, dhe më i vogli, 1.518, në prill. Nga numri i përgjithshëm i vdekjeve prej 20.201, një numër më i madh, 10.604 ose 52.5 përqind, ishin burra, krahasuar me 9.597 ose 47.5 përqind gra.…
Mbrojtja e kryetarit të Komunës së Strugës, Ramis Merko, sot në Gjykatën Themelore në Strugë duhet të jape fjalën e saj përfundimtare lidhur me katër rastet e bashkuara që po ngrihen kundër tij për emërimin e paligjshëm të drejtorëve në shkollat fillore “Goce Delçev” në Podgorci (dy raste), “Murat Labunishti” në Labunishtë dhe “Ashim Agushi” në Radolishtë. Gjykatësi Jordan Jovanov informoi në seancën e fundit se duke pasur parasysh se këto janë katër raste të bashkuara në një, mbrojtja ka kërkuar kohë shtesë për të përgatitur argumentet përfundimtare.
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, thekson rrënien dramatike të mbështetjes për VMRO-DPMNE-në, kolapsin ekonomik dhe sjelljen hipokrite të Qeverisë, e cila në vend të rezultateve ofron vetëm propagandë. “Informacioni ynë është se VMRO-DPMNE ka humbur 100 mijë vota deri më tani. Një rënie e tillë e votave, një debakël i tillë thjesht nuk ka ndodhur në historinë e vendit në një kohë kaq të shkurtër”, tha Filipçe. Ai paralajmëroi se qeveria po përpiqet të mbulojë situatën reale në vend me propagandë agresive të marrëdhënieve me publikun, por qytetarët nuk janë naivë. “Po na mbingarkojnë me informacione, me propagandë, me marrëdhënie…
VLEN në një kumtesë për media thotë se brenda një kohe shumë të shkurtër, janë ndërmarrë hapa të fuqishëm dhe të guximshëm për avancimin dhe përfaqësimin real të kuadrove shqiptare në institucionet shtetërore, aty ku për dekada ka munguar barazia, profesionalizmi dhe meritokracia. Nga VLEN thonë se në Qendrën për Menaxhim me Kriza (QMK), vetëm tre javë pas emërimit të Muhamed Aliut si drejtor, janë avancuar katër shqiptarë me mbi 20 vite përvojë, ndërkohë që janë në proces edhe dhjetëra punësime e avancime të tjera. Procesi po ecën me intensitet dhe transparencë të paparë më parë. “Në EMV–Furnizim me Ngrohje,…
Lideri i Alternativës dhe njëkohësisht një nga figurat udhëheqëse të koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si, sipas tij, është keqpërdorur legjitimiteti i votës në qeverisje. Në një status të publikuar në rrjete sociale, ai ka kritikuar modelin aktual të përfaqësimit, duke e lidhur atë jo vetëm me numrin e votave, por edhe me vlerat morale dhe etikën politike. “Legjitimiteti nuk është vetëm numri i votave, por edhe mënyra e përfaqësimit”, shkroi Ibrahimi, duke nënvizuar se votat e qytetarëve nuk duhet të kthehen në mekanizma për përfitime personale apo për të thelluar korrupsionin institucional. Ai shtoi:…
Qendra për Menaxhim me Kriza ka dalë me njoftim për gjendjen e krijuar në Shkup pas reshjeve të rrëmbyeshme të shiut, ku siç bëhet e ditur, pjesa më e dëmtuar është Haraçina dhe Gazi Baba apo vendbanimet Haraçina dhe Stajkovci. Ka pasur vërshime në disa objekte, ndërkaq dëme janë evidentuar edhe në infrastrukturën rrugore dhe në tokën bujqësore. “Sipas informacioneve dhe fotografive që i marrim nga terreni nga Sektori për operacione dhe koordinim në QMK, reshjet e rrëmbyeshme e kanë kapuar territorin e qytetit të Shkupit, veçanërisht komunat si Haraçinë dhe Gazi Babë, më saktë vendbanimet Hasanbeg dhe Stajkovc. Bëhet…
Qeveria ka miratuar Strategjinë e re për Konfiskimin e Pasurisë së Paligjshme për periudhën 2025–2028, së bashku me Planin e Veprimit për zbatimin e saj. Dokumenti synon forcimin e kuadrit ligjor dhe institucional për një luftë më efikase kundër pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme. Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, deklaroi për Alsat se strategjia do të sjellë një qasje më të strukturuar dhe sistematike ndaj konfiskimit të pasurisë, përmes reformave ligjore dhe fuqizimit të institucioneve. “Masat konkrete përfshijnë funksionalizimin e Zyrës për Rikuperimin e Aseteve, e cila aktualisht ka vetëm 1.5 punonjës me orar të plotë…
