Autor: Suad Avdiu

Kryetari i Tetovës dhe njëherit një nga liderët e VLEN-it, Bilall Kasami, ka theksuar rëndësinë e vetëdijes kolektive dhe bashkëpunimit mes institucioneve, qytetarëve dhe shoqërisë civile në parandalimin e fenomeneve negative në komunitet. “Në Tetovë, sot nuk zhvilluam thjesht një punëtori, por ngritëm një pasqyrë ku komuniteti mund të shohë veten përpara se të ndodhë e keqja”, ka deklaruar Kasami në një postim publik. Ai ka bërë të ditur se nisma është pjesë e projektit “SMART Ballkan – Shoqëria Civile për një Shoqëri të Përbashkët në Ballkanin Perëndimor”, e cila zbatohet nga organizata të njohura rajonale dhe mbështetet nga Ministria…

Read More

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se në Baku ka realizuar takim me Natalia Kiselovën, kryetare e Kuvendit të Bullgarisë. “Në kuadër të Sesionit të 65-të së Asamblesë së Përgjithshme të PABSEC, realizova një takim të vlefshëm me kolegen time znj. Natalia Kiselova, Kryetare e Kuvendit të Bullgarisë. Jemi gjithmonë për dialog, bashkëpunim dhe politika të fqinjësisë së mirë”, ka shkruar Gashi.

Read More

Fatmir Zimberi në një nga mbledhjet e Qeverisë është emëruar drejtor ekzekutiv dhe anëtar i Bordit në M-NAV SHA Shkup. Ai vjen në këtë detyrë në vend të Burhan Alitit, i cili si kuadër i ASH-së së Taravarit u dorëheq nga ky post. Zimberi mban postin e drejtorit ekzekutiv në Sektorin për çështje financiare, juridike, zhvillim dhe investime në MNAV. Ai është jurist dhe ka punuar këshilltar me përvojë të gjerë profesionale në sektorin publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Nga gushti 2015 deri në janar 2024, ka ushtruar funksionin e këshilltarit për mbështetje eksperte dhe marrëdhënie me publikun…

Read More

Në disa portale kanë qarkulluar informacione se Blerim Bexheti nga BDI do të braktis këtë parti nëse nuk do të kenë kandidatin për Sarajin. Këto zhvillime siç thuhet kanë ndodhur në mbledhjen e kryesisë së BDI sot në Tetovë. Por përmes një postimi në rrjetet sociale, Bexheti ka dhënjë sinjale se çka po ndodhë. Ja postimi i tij: Ali Ahmeti themeluesi i vizionit politik shqiptar në Maqedoni. Në çdo periudhë vendimtare, ai është ai që udhëheq, udhëzon dhe vendos. Asnjë vendim strategjik, politik apo kadrovik në BDI nuk ndodh pa vizionin e tij. Ali Ahmeti është shumë më tepër se…

Read More

Bujar Osmani nga radhët e BDI-së sot ka prezantuar ekipin e lagjes Dizhoni 2b. “Sot, në konsultim me strukturën udhëheqëse dhe me bazën tonë në terren, vendosëm themelimin e Shtabit Politik “Dizhoni 2b”, duke emëruar Halim Alitin në krye të tij. Halimi është një profil i përkushtuar dhe me përvojë të gjerë menaxheriale e institucionale. Ai është diplomuar në Universitetin “FON” në Shkup dhe ka përfunduar studimet master në Universitetin “Nënë Tereza” në drejtimin ekonomi inxhinierike dhe menaxhment. Aktualisht është doktorant i shkencave ekonomike dhe ushtron detyrën e auditorit të brendshëm në ndërmarrjen publike “Parqe dhe gjelbërime”. Bashkë me të,…

Read More

Në mbledhjen e Kryesisë qendrore të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), është autorizuar Ali Ahmeti siç thuhet “që të udhëheqë procesin e bisedimeve me partitë tjera shqiptare dhe pro-evropiane me qëllim të konsolidimit të Frontit Evropian dhe atij Kombëtar, në funksion të zgjedhjeve të ardhshme lokale.” Zëdhënësi dhe nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi theksoi se “gjatë takimit është zhvilluar një debat thelbësor dhe vizionar për sfidat që i presin shqiptarët në zgjedhjet e ardhshme lokale.” Ai shtoi se vendimi për t’i besuar Ali Ahmetit udhëheqjen e këtij procesi vjen si rezultat i një harmonie të plotë brenda strukturave partiake, me…

Read More

Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se nuk sheh asnjë konstruktivitet nga ana e LSDM-së dhe se ekziston rreziku që kjo parti të vazhdojë të ekzistojë edhe pas zgjedhjeve. “E shihni që ne po ndërtojmë, po luftojmë në të gjithë botën, dhe ai (Venko Filipce) me një deklaratë thotë pranoj, çfarëdo që të vendosni në tavolinë, më lejoni të nënshkruaj, vetëm më ktheni në pushtet për të qenë kryeministër, kjo nuk është konstruktivitet, kjo është rrënim dhe për këtë arsye ata kanë një vlerësim njëshifror dhe mendoj se pas zgjedhjeve lokale ekziston një rrezik serioz nëse ajo parti politike do të vazhdojë…

Read More

Pas gati tri dekadash përvojë profesionale në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ylber Limani është emëruar zëvendësdrejtor i burgut të Kumanovës. Emërimi i tij vjen si pjesë e angazhimit të Qeverisë për të ndërtuar institucione profesionale, të përgjegjshme dhe të drejta. Limani është jurist i diplomuar dhe magjistër në Studime Politike. Gjatë karrierës së tij ka shërbyer si inspektor i lartë në Departamentin për Krim të Organizuar brenda MPB-së, ku për vite me radhë ka kontribuar në luftën kundër krimit dhe në forcimin e rendit dhe ligjit. “Ky angazhim për mua nuk është thjesht një detyrë e radhës, por një…

Read More

Reshjet e mbrëmshme të shiut kanë dëmtuar të mbjellat në Hasanbeg, Haraçinë dhe Stajkovc. Banorët thonë se nuk e kanë në plan të kërkojnë dëmshpërblim, pasi akoma nuk i kanë marrë mjetet nga dëmet e vitit të kaluar. “Në prapavijë ende qëndron uji dhe pasojat e ditës së djeshme nga shiu dhe breshëri i rrëmbyeshëm që e kaploi Shkupin e sidomos pjesën e Stajkovcit, Hasanbegut, Haracinës dhe një pjesë të Kumanovës. Atë që druajnë banorët e këtij vendi është që të mos përsëritët ajo e cila ndodhi para nëntë viteve këtu”, raporton Avni Tahiri – Gazetar. Shiu i rrëmbyeshëm dhe…

Read More