Autor: Suad Avdiu
Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, ka konfirmuar se institucionet e Kosovës janë në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët kosovarë që aktualisht ndodhen në Izrael, në dritën e përshkallëzimit të situatës së sigurisë në rajon. Ambasadorja Ziv ka deklaruar se shefja e Misionit të Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, znj. Ines Demiri, është në kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët kosovarë atje. Ajo ka shtuar se është duke u bashkërenduar veprimi me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Izraelit dhe atë të Kosovës. “Zonja. Ines Demiri, është në kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët kosovarë që ndodhen në Izrael, si dhe…
Rriten sërish çmimet e derivateve në Maqedoninë e Veriut – nafta arrin në 72 denarë për litër Çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut do të shtrenjtohen përsëri pas mesnate. Pas rritjes së djeshme prej 2,5 denarësh, sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka miratuar një tjetër rritje prej 2 denarësh për litër për naftën. Sipas vendimit të KRRE-së, çmimet e reja që hyjnë në fuqi pas mesnate janë si më poshtë: Nafta: 72,0 den/l Vaji ekstra i lehtë: 70,0 den/l Benzina BS-95: 76,0 den/l Benzina BS-98: 78,0 den/l Gazi: 42,0 den/l Metani: 61,0 den/l
MPB Maqedoni njofton se dje (19.06.2025) në orën 22:30, SPB Ohër u njoftua se në një rrethrrotullim nga bulevardi “Turistja” në rrugën “Jane Sandanski” në Ohër, një automjet pasagjerësh Volkswagen Golf me targa të Ohrit, i drejtuar nga I.S. (22) nga fshati Pashino Ruvci, Prilep, me banim në Ohër, goditi një shtyllë metalike, dhe më pas këmbësorët A.B (44) nga Ohri dhe D.P (52) nga Shkupi. “A.B. vdiq nga lëndimet e marra në Spitalin Special “Shën Erazmi”, kurse D.P. pësoi lëndime të rënda trupore, ndërsa shoferi I.S. dhe shoqëruesi i tij K.M. (19), u gjetën në spitalin “Shën Erazmi” dhe…
Deputetët nga Bashkimi Demokratik për integrim sot në një konferencë për shtyp kanë dal me detaje lidhur me punsësimin e shqiptarëve në Administratën shtetërore. Sipas të dhënave të BDi-së edhe ato konkurse që nuk kanë qenë të shumta në numër punësimi i shqiptarëve në raport me maqedonasit nuk lëviy nga zero përqind. Bazuar në punësimet e pakta BDI qeverisjen e VLEN-it e ka quajtur ”Një vit pa dinjitet”. Siç kanë thënë deputetja e BDI-së Arbana Pasholli pasi Qeveria hoqi balancuesin institucionet shtetërore u liruan nga çdo detyrim për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. ”Pas shfuqizimit anti kushtetues të vlerës kushtetuese…
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, deklaroi se përmirësimi i ndjeshëm i cilësisë së ajrit në Shkup mund të arrihet me realizimin e tre projekteve kyçe, si vendosja e trenit urban, autobusët e rinj dhe vendosja e tramvajit, përcjell TV21. Nikolloski tha se qeveria po punon në këtë drejtim. “Për versionin më të vogël të projektit të trenit urban po punojmë me mjete vetanake, ndërsa versioni i madh do të jetë pjesë e të ashtuquajturit ‘projekt britanik’. Pra, pjesë e hekurudhës së shpejtë do të jetë edhe treni i madh urban për Shkupin. Sa i përket projektit të dytë,…
Tre liderët Ahmeti, Sela dhe Taravari zyrtarizojnë bashkëpunimin për zgjedhjet lokale që pritet të nënshkruhet ditëve në vijim. Ali Ahmeti, Ziadin Sela dhe Arben Taravari do të garojnë të bashkuar në zgjedhjet lokale të tetorit të këtij viti. Marrëveshja e arritur mes tyre parashikon kandidatë të përbashkët dhe lista të përbashkëta në të gjitha komunat, me synimin për një fitore absolute të Frontit Europian. Sipas informacioneve zyrtare që portali TS ka mësuar nga tre partitë politike, është finalizuar edhe ndarja e komunave ku secila do të udhëheqë garën: BDI do të ketë kandidatët në: Tetovë, Çair, Kërçovë, Bogovinë, Bervenicë, Zhelinë,…
Trafiku në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë vende-vende të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në vendkalimin kufitar Bogorodicë ndalesa nga ana e Maqedonisë është rreth 30 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për…
Nga Arsim Sinani Mbi këto ide: Ky manifest përfaqëson një reflektim të thellë dhe një thirrje të guximshme për njohjen dhe fuqizimin e shqiptarëve si popull themelues në Maqedoninë e Veriut. Nëpërmjet analizave historike, politike dhe kulturore, dokumenti synon të nxisë një vetëdije kolektive që ndërton bashkëjetesë të drejtë dhe të qëndrueshme, duke përgatitur terrenin për një Maqedoni demokratike, euro-atlantike dhe progresive. 1. Shqiptarët nuk janë pakicë – janë popull themelues Shqiptarët nuk janë dhe nuk duhet të trajtohen si pakicë në një shtet ku kanë qenë pjesë historike, demografike dhe politike. Ata janë popull themelues i Maqedonisë së Veriut.…
Gjykimi për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit vazhdon sot në Gjykatën Themelore Penale Shkup me fjalë përmbyllëse të të akuzuarve dhe mbrojtjes së Ljupço Palevskit pasi që në seancën e kaluar mbrojtja e Velibor Manevit, Bore Videvskit, Vllatko Keshishovit dhe Aleksandar Gjorçevskit kërkuan aktvendim lirues. Prokuroria themelore publike paraprakisht kërkoi dënim maksimal me burg të përjetshëm për Palevskin, Keshishovin, Videvskin dhe Manevin, përderisa për babain e Vanjës kërkoi gjykata t’ia caktojë dënimin adekuat me burg. Të akuzuarit në fillim të gjykimit deklaruan se nuk ndjehen fajtorë, ndërsa i akuzuari i parë Palevski gjatë gjithë procesit pohoi se ky…
Shkup, Maqedoni e Veriut Sipas orarit, dita fillon me diell dhe temperatura ngrihet gradualisht, duke arritur deri në 33 °C pasdite. Megjithatë, paralajmërim i verdhë për erë të fortë që vlen që nga ora 9:00 deri në orën 23:59 CEST — prandaj kujdes me lëvizje në hapësira të hapura. Pasdite priten vranësira të pjesshme, me mundësi për ndryshim të motit. Tiranë, Shqipëri Mëngjesi nis me diell dhe temperatura rritet deri në 32 °C në drejtim të mesditës. Në orën 13:00, priten bubullima dhe reshje të mundshme shiu – një ndërprerje e shkurtër në mot gjatë ditës. Më pas moti bëhet kryesisht i…
