Autor: Suad Avdiu
Donald Trump tha se ShBA-ja ka përfunduar sulmet në tre centrale bërthamore në Iran, duke përfshirë Fordo, Natanz dhe Esfahan. “Ne kemi përfunduar sulmin tonë shumë të suksesshëm në tre centralet bërthamore në Iran, duke përfshirë Fordow, Natanz dhe Esfahan. Të gjithë aeroplanët tani janë jashtë hapësirës ajrore të Iranit”, shkroi ai në Truth Social. Trump shtoi se një “ngarkesë e plotë bombash” u hodh në Fordo dhe të gjithë aeroplanët ishin në rrugën e tyre për t’u kthyer në ShBA. 10:34 – Çmimet e naftës pritet të rriten pas sulmeve të ShBA-së ndaj Iranit Çmimet globale të naftës pritet…
Aleanca për Shqiptarët, krahu i Taravarit, shpreh shqetësim serioz lidhur me draft-ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, i cili po zbulohet pjesërisht në media, pa një proces transparent dhe pa konsultim gjithëpërfshirës me faktorët relevantë. “Bazuar në përmbajtjen e publikuar nga televizioni “Alsat-M”, konstatojmë së paku dy mangësi të rënda që rrezikojnë ta deformojnë qëllimin thelbësor të këtij ligji, siç është deklarimi vullnetar i përkatësisë etnike – një formulim që mund të hapë rrugë për keqpërdorime të mëdha dhe manipulime të përfaqësimit. E kemi parë tashmë në të kaluarën sesi ky mekanizëm është shfrytëzuar në mënyrë të dëmshme, duke…
Moti sot do të jetë me diell dhe pak më freskët me vranësira lokale. Erëra të lehta deri mesatare veriore. Temperaturat minimale do të variojnë nga 6 deri në 18 gradë, me maksimale që arrijnë 26 deri në 34 gradë. Në Shkup, me diell me erëra të lehta veriore. Temperaturat minimale do të zbresin në 12 gradë, me maksimale që arrijnë 34 gradë.
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, zhvilloi sot një takim zyrtar në Preshevë me kryetaren e kësaj komune, znj. Ardita Sinani, si dhe me deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë, z. Shaip Kamberi. Gjatë takimit, palët diskutuan mbi thellimin e bashkëpunimit ndërmjet komunave shqiptare në rajon, me theks të veçantë te sfidat e përbashkëta dhe potencialet për zhvillim të koordinuar në fusha të ndryshme si ekonomia, infrastruktura dhe arsimi. “Forca jonë qëndron në bashkëveprim, në koordinim dhe në vullnetin për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët në Luginë, në Maqedoni dhe kudo tjetër”,…
Një grua 74-vjeçare me prejardhje nga Kosova, që jeton në Kantonin Aargau të Zvicrës, është shpallur fajtore për mashtrime të shumëfishta dhe fshehje të të ardhurave. Ajo është dënuar me një gjobë dhe dënim me para me kusht, pasi kishte përfituar ndihma financiare nga shteti, për të cilat nuk kishte të drejtë. Sipas autoriteteve zvicerane, në vitet 2013 dhe 2014, gruaja dhe bashkëshorti i saj – i cili tashmë ka ndërruar jetë – kishin dështuar të deklaronin në formularin tatimor një listë të investimeve, duke fshehur një pasuri në vlerë prej 349 mijë frangash. Kjo fshehje kishte rezultuar në një…
Partia ZNAM njofton që deri në fund të muajit do të përcaktojë kandidatët për këshilltarë dhe për kryetarë komunash. Në Kumanovë dhe në disa komuna të Shkupit pret mbështetjen e OBRM-PDUKM-së. “Kryesia qendrore në një përbërje të zgjeruar, në seancën e mbrëmshme vendosi të fillojë një procedurë për regjistrimin e kandidatëve për këshilltarë, si për komunat ashtu edhe për Qytetin e Shkupit. Në fushën e kryetarëve të komunave, po zhvillohen bisedime me partnerin tonë qeveritar OBRM-PDUKM dhe presim që këto bisedime të përfundojnë deri në fund të muajit. Po diskutojmë për disa komuna, është vendosur për Kumanovën, disa komuna në…
Dje, 34-vjeçari M.Z. nga Haraçina i ka raportuar policisë së Shkupit se është sulmuar fizikisht në zonën e komunës së Aerodromit. “Më 20.06.2025 në orën 12:43 në SPB Shkup, M.Z. (34) nga fshati Haraçinë, rajoni i Shkupit, ka raportuar se rreth orës 12:35 në zonën e komunës së Aerodromit është sulmuar fizikisht nga një person”, thuhet në buletinin e policisë. Pas dokumentimit të çështjes, do të bëhet një paraqitje përkatëse.
Në vitin 2024, gjatë kontrollit të fundit, gjendja ndryshoi rrënjësisht. Në krye të Fondit janë emëruar dy drejtorë maqedonas, dhe për ironi, asnjëri prej tyre nuk është paraqitur për të raportuar para Inspektoratit për progresin në zbatimin e gjuhës shqipe. Heshtja e tyre është alarmuese. Kështu Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti i është përgjigjur akuzave të VLEN-it, se gjatë kohës sa ishte drejtor i Fondit për Sigurim Shëndetësor, nuk e ka respektuar përdorimin e drejtë të gjuhës shqipe. Reagimi i plotë i Faton Ahmetit: Shpifja e radhës nga VRED-i, por faktet nuk zhduken me propagandë! Fondi për Sigurim…
Gjatë ditës u raportua se një vajzë 4-vjeçare humbi në plazhin e Golemit. Hana Mema, që ishte duke u larë në det me motrën e saj, u zhduk me të dalur nga uji. Prindërit e kërkuan për orë vajzën e mitur, që u largua në drejtim të panjohur. Pas shumë kërkimesh, i ati, Arsen Mema, njoftoi mediumin JOQ Albania që vajza është gjetur. “Përshëndetje, jam Arsen Mema, babai i Hana Memës, vajzës së humbur në Golem. Dua t’ju them që vajzën e gjetëm. Dua të bëj një falënderim të pafund Zotit, Etiljon Kodrës dhe familjes së tij të mrekullueshme nga…
Sipas portalit Tetovasot, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti dhe dy liderët e ASH-së, Arben Tavarari dhe Ziadin Sela kanë arritur marrëveshje për ndarjen e komunave për të garuar bashkërisht në zgjedhjet lokale të vjeshtës. Marrëveshja e arritur mes tyre parashikon kandidatë të përbashkët dhe lista të përbashkëta në të gjitha komunat, me synimin për një fitore absolute të Frontit Europian. Sipas marrëveshjes: BDI do të ketë kandidatët në: Tetovë, Çair, Kërçovë, Bogovinë, Bervenicë, Zhelinë, Studeniçan, Likovë, Dollnen dhe Çashkë (10 komuna) ASH – Sela në: Strugë, Dibër dhe Haraçinë (3 komuna) ASH – Taravari në: Gostivar, Vrapçisht, Saraj dhe Tearcë (4…
