Autor: Suad Avdiu

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka bërë thirrje për solidaritet më të fortë midis kombeve islamike për t’iu kundërvënë veprimeve izraelite në Lindjen e Mesme, duke akuzuar Izraelin për shkaktimin e pasigurisë rajonale dhe globale dhe duke e krahasuar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, me Adolf Hitlerin. Duke folur në Sesionin e 51-të të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC), udhëheqësi turk paralajmëroi gjithashtu kundër një “rendi të ri Sykes-Picot” në Lindjen e Mesme, duke iu referuar një marrëveshjeje të fshehtë të vitit 1916 midis fuqive perëndimore për të ndarë rajonin. “Ne nuk do të lejojmë…

Read More

Komuniteti shqiptar në Nju Jork ka mbajtur paradën e përvitshme në rrugët e “Mollës së Madhe” duke veshur me ngjyrat kuq e zi një nga zonat më në zë të këtij qyteti. Mijëra shqiptarë, të vegjël e të mëdhenj, me tupanë e cyrle marshuan përgjatë Central Park në West Manhattan, duke sjellë për të disa orë një shije shqiptare në qendrën e Amerikës. Edhe këtë vit parada u organizua nga “Albanian Roots”, me të përhershmin Marko Kepi që mbajti dhe fjalën përshëndetëse. Përpara paradës, kreu i bashkisë së Nju Jorkut organizoi një pritje për komunitetin shqiptar në banesën e tij.…

Read More

Biznesmeni i njohur shqiptar nga Maqedonia e Veriut dhe Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Mendi Qyra, ka shpallur kandidaturën si i pavarur për Kryetar të Komunës së Strugës. Kandidimi i tij ka ardhur siç thuhet si përgjigje ndaj kërkesës së vazhdueshme nga komuniteti i biznesit dhe nga një pjesë e gjerë e qytetarëve dhe grupeve të interesit të Strugës, të cilët e shohin zotin Qyra një figurë të besueshme, me integritet të lartë dhe me përvojë të dëshmuar në zhvillim ekonomik dhe menaxhim të suksesshëm. Në një moment kur Struga ka nevojë për vizion të qartë, investime strategjike…

Read More

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se po vazhdojnë me intensitet punimet në territorin e Kosovës për ndërtimin e rrugës që do të lidhë qytetin e Prizrenit me atë të Tetovës, përmes një traseje të re që përfshin edhe një tunel 6.4 kilometra të gjatë përmes malit Korf (Vërtop). Sipas Kurtit, nga pala maqedonase pritet që së shpejti të miratohet projekti dhe të nisin punimet edhe në anën tjetër të malit. “Grupi punues ndërshtetëror dje mbajti takimin e radhës për të diskutuar dhe trajtuar pikat e detyrës projektuese – dokument ky thelbësor për realizimin e këtij projekti…

Read More

Sot, kur në Shkup organizohet parada e “krenarisë”, një aktivitet që për disa është simbol lirie, ne konstatojmë se për shumicën dërrmuese të qytetarëve tanë ajo përfaqëson një paradë që bie ndesh me vlerat mbi të cilat është ndërtuar familja tradicionale shekullore. Alternativa, si përfaqësuese e një filozofie politike që buron nga realiteti i familjeve tona, e riafirmon bindjen e palëkundur për t’i mbrojtur dhe kultivuar vlerat e familjes tradicionale shqiptare, një strukturë që ka qenë themeli i identitetit tonë kombëtar, i edukimit të brezave dhe i qëndrueshmërisë së shqiptarëve në rajon. Ne nuk e gjykojmë askënd për mënyrën se…

Read More

ALSAT ka siguruar në mënyrë ekskluzive pr/ligjin e shumëpërfolur për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, i cili sipas informatave tona pritet të jetë në tryezë për miratim në Qeveri, të martën e ardhshme. Ligji, për herë të parë, si nocion juridik, e ngre parimin kushtetues të përfaqësimit në nivel të ligjit. Me këtë, ai zëvendëson mekanizmin e Balancuesit, i shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese vitin e kaluar. Qëllimi i ligjit është që të rregullojë respektimin, avancimin dhe ndjekjen e përfaqësimit adekuat dhe të drejtë të komuniteteve në të gjitha nivelet e pushtetit. Fryma e ligjit bazohet në amendamentin VI të Kushtetutës…

Read More

Tani kemi një Qeveri që e nëncmon dhe përbuzë hapur gjuhën shqipe, me përkrahjen e VLEN-it! As një material qeveritar nuk shpërndahet në dy gjuhë, faqet zyrtare të ministrive funksionojnë vetëm në maqedonisht. Komunikatat zyrtare mungojnë në shqip, ose përkthehen me ditë vonesë. Vendimet administrative dhe aktet publike publikohen vetëm në maqedonisht, edhe në komuna me shumicë shqiptare. Pankartat, tabelat dhe sinjalizimi në institucione publike janë njëgjuhëshe. Kështu i është përgjigjur BDI akuzave të VLEN-it se pikërisht BDI nuk e ka respektuar gjuhën shqipe derisa ishte në pushtet me LSDM-në. BDI akuzon VLEN-in se, në vend se të marrë përgjegjësi…

Read More

Ministria e Arsimit informon se këtë vit, nëse në disa shkolla kanë aplikuar më shumë nxënës sesa numri i paraparë për regjistrim, ndërsa kanë nota dhe pikë të njëjta, do të organizohet test kualifikues. Regjistrimi i parë i nxënësve u realizua në mënyrë elektronike nga data 14 deri më 17 qershor dhe dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm nga 18 deri më 19 qershor. Listat e renditjes u publikuan më 20 qershor 2025. Testimi kualifikues për afatin e parë të regjistrimit do të organizohet më 23 qershor. Regjistrimi i dytë i nxënësve do të bëhet në mënyrë elektronike më 30 qershor.…

Read More

Maqedonia e Veriut u bë vendi i parë evropian që ka marrë obusë turq tërheqëse BORAN me kalibër 105 mm, kumtoi Ministria Turke e Mbrojtjes, ndërsa raportoi militarnyi.com, njofton Portalb.mk. “Urime deri tek të gjithë që kontriuan për këtë sukses, i cili ka rëndësi të madhe duke pasur parasysh se bëhet fjalë për eksport të parë të obusëve tanë në Evropë”, thuhet në kumtesën zyrtare të Ministrisë turke. Dërgesa pason pas marrëveshjes së nënshkruar më 21 dhjetor të vitit 2022, sipas të cilës Maqedonia е Veriut mori gjashtë njësi nga këta obusë së bashku me municion përkatës. Obusi BORAN është…

Read More

Zv/kryeministri Arben Fetai, ka komentuar zhvillimet e fundit, Brenda Frontit Evropian, dhe lajmet se tani më është arritur marrëveshje edhe me Arben Taravarin për ndarjen e komunave. Fetaiu shkruan se Taravari përfundoi në prehrin e Ali Ahmetit me lista dhe kandidatura të përbashkëta. “Me muaj të tërë torturuan opinionin me kërkesa për lista të ndara për këshilltarë komunalë dhe sondazhe për kryetarë komunash. Refuzuan ofertën bujare të VLEN-it për pesë komuna të sigurta dhe u munduan të sabotojnë koalicionin qeverisës. Por, siç e paralajmëruam, përfunduan aty ku e dinim se tanimë janë ulur, në prehrin e Ali Ahmetit, me lista…

Read More