Autor: Suad Avdiu
Kryetari i Parlamentit, Afrim Gashi në një intervistë për Telegrafi.com ka përmendur hapa konkret drejtë përmirësimit të gjendjes rreth punës dhe funksionit të Kuvendit. Gashi ka përmendur perceptimin e qytetarëve ku Kuvendi shihet si një makineri votuese. Porse, ai ka ndërmarrë disa hapa konkret që ta ndryshoje këtë perceptim, si pyetjet e deputetëve të opozitës, pyetjet e deputetëve në përgjithësi, shtimin e interpelancave dhe debateve të ndryshme që dukshëm po e përmirësojnë punën dhe cilësinë e Kuvendit. “ Kuvendi, në bazë të Kushtetutës është institucioni kryesor në vend. Për fat të keq, gjatë kohë është perceptuar si një mashë apo…
Zëvendëskryeministri, Arben Fetai, në intervistën e fundit në TV Koha, ka folur rreth ndarjes së Aleancës për Shqiptarët dhe shkëputjes së një krahu nga ASh-ja. Fetai ka deklaruar se është për keqardhje ajo që po ndodhë me ASh-në vazhdimisht. “Ali Ahmeti po na i grabit kryetarët, se çfarë po ju bënë dhe cilin kod e ka gjetur, pa shkuar as viti sa kemi hyrë në qeveri, duke u bërë punë të mira, del nga qeveria dhe e saboton vetveten. I pari që e ka bërë këtë tani në sondazhe është nën një për qind, i dyti tani më është duke…
Gzim Kadriu, nënkryetar i Aleancës për Shqiptarët dhe deri dje drejtor i NP “Pazarishte” në Kumanovë, ka dhënë dorëheqje, duke akuzuar për sabotim të projekteve që ishin në interes të qytetarëve shqiptarë. Sipas Kadriut, pas daljes së ASH-së nga qeveria, filloi edhe bllokimi i projekteve në nivel lokal. Ai thotë se një këshilltar shqiptar i zgjedhur me vota maqedonase iu bashkua partisë së Izet Mexhitit, duke i dhënë kryetarit të Komunës, Maksim Dimitrievski, mbështetje të plotë, ndërsa ASH u largua nga pushteti lokal. “Partia e re e këshilltarit nuk kërkoi asgjë për shqiptarët, veçse largimin e ASH-së dhe ndalimin e…
Kryeministri Hristijan Mickoski sot në debatin në qeveri, me temë “Trende demografike, sfida dhe zgjidhje të mundshme” – Zhvillimi i dokumenteve strategjike për rezistencë demografike, njoftoi se po mendojnë për vendosje të tatimit shtesë për personat e pamartuar. Mickoski tha se kjo mund të bëhet për të stimuluar rritjen e popullsisë. “Këtu seriozisht mendojmë për vendosjen e tatimeve shtesë për të pamartuarit. Të nderuar, nuk ka asgjë më të shenjtë se jeta, dhe nuk ka asgjë më të trishtë nga ajo që sot shteti ynë ngadalë po zbrazet. Por gjithashtu, nuk ka asgjë më të guximshëm sesa populli që zgjohet.…
Në hije të debaklit të madh në Parlamentin Evropian, po kalon në heshtje lajmi se shteti ka humbur pothuajse 40 milionë euro nga Plani për Rritje i Bashkimit Evropian. Këto mjete nuk ishin simbolike, akuzojnë nga BDI. “Ato ishin të destinuara për mbështetjen e reformave që ndikojnë drejtpërdrejt në ekonominë, energjetikën, arsimin dhe standardin jetësor të qytetarëve. Por paaftësia, mungesa e koordinimit dhe kaosi institucional u bënë pengesë edhe për tërheqjen e fondeve tashmë të aprovuara. Ministria e Energjisë ka marrë vlerësim negativ nga Brukseli për reformat që duhej të zbatoheshin deri në dhjetor 2024, duke e lënë shtetin pa…
Kryeministri Hristijan Mickoski mbajti një fjalim në eventin “Trendet Demografike, Sfidat dhe Zgjidhjet e Mundshme”, dhe tha se vitet e fundit kanë lindur më pak fëmijë dhe po vdesin më shumë njerëz, dhe se si qeveri do të luftojnë kundër këtij problemi. “Po lindin më pak fëmijë, popullsia po plaket dhe të rinjtë po kërkojnë një jetë më të mirë jashtë vendit. Të gjithë e kanë këtë problem, por në vendin tonë situata është e veçantë. Ndërsa disa vende e shënojnë si një trend, në vendin tonë konsiderohet alarm. Faktet janë të qarta. Në vitin 2024, lindën 16.061 fëmijë, ndërsa…
Zv. kryeministri Izet Mexhiti, është shprehur se nuk e përjashton mundësinë që të kandidojë për kryetar të Çairit. Në emisionin “24 analiza” tha se janë duke rrjedh anketat brenda partiake, ndërsa shtoi se presin fitore në më tepër komuna me shumicë shqiptare. Mexhiti tha se BDI po përgatitet ta nxjerr kandidat Bujar Osmanin, ndërsa sipas tij, komuna e Çairit është e rëndësishme për ta. “Po analizojmë terrenin dhe dëshirojmë që të gjejmë zgjidhje më të mirë dhe në bazë të kësaj do të veprojmë. BDI dëshiron për Çairin ta kandidoj Osmanin dhe është e qartë se kandidatë tjetër nuk është…
Shkup, korrik 2025- Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka publikuar një kumtesë të ashpër kritike ndaj grupacionit VLEN, duke e akuzuar se ka tradhtuar premtimet elektorale për ndalimin e lojërave të fatit. Në vend të frenimit të këtij fenomeni, sipas ASH-së, ligji i ri që po përgatitet do t’i japë qeverisë një kontroll të plotë mbi licencimin e lojërave të fatit, duke krijuar kështu një monopol shtetëror të kontrolluar politikisht. Komunikata e plotë për media: ASH: “Vlenizmi” i hiseve të kazionove (Pjesa katër) – Premtuan ndalim të lojërave të fatit, po krijojnë monopol shtetëror Me ligjin e ri për lojërat e…
Një aksident tragjik ka ndodhur sot në mëngjes rreth orës 05:15 në autostradën afër Horgoshit, pranë kufirit Serbi–Hungari, ku një shtetas i Maqedonisë së Veriut ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur rëndë i lënduar, raportojnë mediat serbe. Sipas informatave të para, aksidenti ka ndodhur kur automjeti “KIA” me targa të Maqedonisë, që po lëvizte në autostradë në drejtim të Horgoshit, ka dalë nga rruga në afërsi të vendbanimit Vishnjevac, mes nyjës rrugore në Zhednik dhe pikës së pagesës në Suboticë, dhe më pas është përmbysur. “Në aksident ka humbur jetën pasagjeri N. A. (39), ndërsa shoferi A. A. (60)…
Në vendkalimin kufitar me Serbinë “Tabanoc” – “Preshevë”, sot do të lëshohet në përdorim Sistemi “One Stop” për kontroll të integruar të përbashkët, në një pikë kufitare. Vendosja e këtij sistemi, siç deklaroi së fundmi ministri Toshkovski do të mundësojë fluks shumë më të shpejtë të qytetarëve në “Tabanoc”-“Preshevë”, që për momentin është vendkalimi kufitar më i frekuentuar në vend. Mënyra e re e kontrollit duhet të lehtësojë mbingarkesën në kufij, veçanërisht gjatë periudhës së verës kur qarkullimi është në rritje, për shkak të ardhjes së mërgimtarëve. Sistemi “One Stop” është vendosur tashmë me Kosovën në vendkalimet kufitare të Bllacës…
