Autor: Suad Avdiu
MPB njofton se kanë ndaluar një person i cili po drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit. “Më 02.07.2025 rreth orës 20:00 në rrugën rajonale Lesnovo-Zletovo, policie nga DPB Probishtip kanë ndaluar V.J. (64) nga Zletova. Ai po drejtonte një automjet “Chevrolet Spark”, dhe kur u krye kontrolli, u konstatua se ai ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht në gjakun e tij u mat 1.81 promil alkool. Pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim penal”, thonë nga MPB.
Një tërmet me magnitudë 4.1 sipas shkallës Rihter është regjistruar në orën 02:25 pas mesnate pranë ishullit grek Santorini. Sipas të dhënave nga Instituti Gjeodinamik pranë Observatorit Kombëtar në Athinë, epiqendra ka qenë në zonën detare 13 kilometra në jugperëndim të fshatit Arkesini në ishullin Amorgos. Epiqendra ka qenë në një thellësi prej 11.1 kilometrash. Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale.
Nën ndikimin e një mase të ngrohtë ajri nga jugu, nga sot deri në mesin e javës së ardhshme, moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Temperatura ditore kudo do të jetë mbi 30 gradë Celsius, ndërsa vende-vende do të kalojë 40 gradë Celsius, informojnë sot Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Të dielën në orët e pasdites dhe të mbrëmjes, do të ketë kushte për vranësira lokale të paqëndrueshme me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Instituti i Shëndetit Publik këto ditë ka dalë me rekomandime për mbrojtjen e të moshuarve nga…
Zv.kryeministri Arben Fetai dhe njëri ndër liderët e VLEN-it, ka thënë se do ta mbështesin Mendi Qyran si kandidat për kryetar të Komunës së Strugës. Para shpalljes së kandidaturës nga Mendi Qyra, Fetai në emisionin “PodGo”, tha se VLEN do ta mbështesë Mendi Qyran, duke e quajtur edhe kandidaturë të qëlluar dhe fituese. “Jemi në fazën e sondazheve. Është një kandidaturë e pavarur e cila tashmë përkrahet zyrtarisht nga VLEN-i që është Mendi Qyra në Komunën e Strugës. Është kandidatura më e qëlluar e mundshme. Do ta ketë përkrahjen e plotë të koalicionit. Ai ka qenë edhe themelues i subjektit…
Kënaqësi të takoj sot Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, z. Florian Qehaja. Gjatë këtij takimi u shkëmbyen mendime mbi zhvillimet aktuale politike dhe rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit mes vendeve tona, duke theksuar qasjet e përbashkëta në procesin e integrimit evropian. Gjithashtu, u diskutuan mundësitë për intensifikimin e marrëdhënieve me institucionet vendore, me synim përfitime konkrete për qytetarët tanë. Ky bashkëpunim do të kontribuojë në lehtësimin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave ndërmjet dy shteteve.
ASH, Taravari: Në vend të punësimeve, VLEN përjashton 8 shqiptarë nga Shtëpia e Shëndetit në Kërçovë
Aleanca për Shqiptarët, krahu i Taravarit, dënon aktin e paprecedentë të shkarkimeve politike që po ndodhin në institucionet shëndetësore nën drejtimin e kuadrove të VLEN-it. “Rasti i fundit vjen nga Shtëpia e Shëndetit në Kërçovë, ku drejtori i sapoemëruar, Valon Sadiku – me urdhër politik të ministrit digjital Azir Aliu dhe drejtuesve të VLEN-it, ka larguar nga puna tetë të punësuar shqiptarë vetëm për shkak të bindjeve të tyre politike. Këto veprime jo vetëm që janë të turpshme dhe të papranueshme, por tregojnë fytyrën e vërtetë të një subjekti që në emër të “ndryshimit”, po instalon përjashtimin dhe hakmarrjen politike…
Rritja natyrore e popullsisë vitin e kaluar ishte negative si në zonat urbane ashtu edhe në ato rurale. Vitin e kaluar kishte 4.140 persona të vdekur se sa numri i lindjeve. Numri më i madh i vdekjeve ishte në zonat urbane. Rajoni i Shkupit ka pjesën më të madhe në numrin e përgjithshëm të lindjeve me 40.4%, ndërsa rajoni lindor ka pjesën më të vogël me 5.8%, njoftojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave në RMV, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës në zonat urbane në vitin 2024, në zonat urbane kanë lindur të gjallë 9.694…
Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar USAID, do të ndalojë zyrtarisht zbatimin e ndihmës së huaj. Këtë fakt e ka bërë të ditur Sekretari i Shtetit Marco Rubio, duke shtuar se ndihma e Amerikës në të ardhmen do të jetë e orientuar qartë dhe tepër e kufizuar. Në një deklaratë që shënon transferimin e USAID-it në Departamentin e Shtetit si pjesë e shtytjes së paprecedentë të Presidentit Donald Trump për të tkurrur qeverinë federale, Rubio tha se SHBA-të po braktisnin atë që ai e quajti një model të bazuar në bamirësi dhe do të përqendrohen në fuqizimin e vendeve për t’u…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut, në seancën e saj të fundit, ka miratuar një vendim që hap rrugën drejt zgjidhjes përfundimtare të problemit të shkollës në Nerovë, konkretisht të çështjes pronësore që lidhet me ndërtimin e objektit të ri shkollor. Burime qeveritare bëjnë me dije se ky vendim i rëndësishëm mundëson përmbylljen e procedurave ligjore dhe administrative, duke garantuar bazën e nevojshme për zhvillimin dhe modernizimin e infrastrukturës arsimore në këtë zonë. ALSAT ka raportuar disa herë për shkollën e ndërtuar nga banorët, por që u pezullua për shkak se ishte ndërtuar pa leje ndërtimi. Ministria e Arsimit nuk kishte…
Moti sot do të jetë me diell me vranësira lokale të lehta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 11 deri në 18 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 30 deri në 38 gradë. Në Shkup, me diell me vranësira të lehta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të bjerë në 17, ndërsa maksimale do të arrijë në 38 gradë.
