Autor: Suad Avdiu

Përparim Avdili është propozuar nga bordi i partisë Partisë Liberale (FDP) për kryetar të bashkisë së Cyrihut. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Avdili përmes një statusi në rrjetin social Facebook.  Në postimin e tij, Avdili ka treguar se vjen nga një familje emigrantësh por se është rritur në Cyrih. “Jam rritur në Cyrih, fëmijë i një familjeje emigrantësh. Kam bërë shkollimin në Altstetten dhe Albisrieden dhe ende luaj rregullisht futboll me miqtë e mi në lagje. E dua atë që bëj dhe e dua këtë qytet. Dhe kam rrënjë të thella këtu” – ka shkruar ndër të…

Read More

Nëse ditëve të tjera parku i Çairit është i mbushur me fëmijë që argëtohen dhe kalojnë një pjesë të mirë të ditës, tani që temperaturat janë të larta ka bërë që ky park të boshatiset. Në park ishin vetëm disa kalimtar rasti dhe disa që pushonin nën hije. Mjekët thonë se i nxehti përvëlues, tek fëmijët ndikon në mënyrë serioze, veçanërsisht tek foshnjat e vogla, pasi shumë shpejtë mund të dehidrojnë. “Temperaturat e larta mund të kenë ndikim serioz rreth gjendjes shëndetësore të fëmijëve, pasi që te fëmijët ende nuk është zhvilluar mirë qendra e termorregullimit dhe më vështir përballen…

Read More

Ekspozimi i sajuar i eksponentëve të të ashtuquajturit VLEN, për të paraqitur kinse arritjet e tyre në një vit qeverisje, u karakterizua nga kontradikta, konspiracione, të pavërteta dhe ikje nga përgjegjësia. Eksponentët e këtij grupacioni nuk përmendën asnjë nga premtimet elektorale të realizuara gjatë vitit të parë të qeverisjes, por përkthyen si të tyret projektet e realizuara nga patroni i tyre – VMRO-DPMNE. Folën për Bashkimin Evropian, por nuk treguan pse nuk u realizuan ndryshimet kushtetuese, as pas një viti qeverisje. U lavdëruan me kredinë hungareze, por nuk thanë asgjë për vërejtjen e raportit të Komisionit Evropian, i cili thekson…

Read More

Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës ku po planifikohej të mbahej seanca e radhës konstituive është evakuuar për shkaqe sigurie, ka bërë të ditur deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri. “Policia për shkak të masave të sigurisë, ka thënë se duhet të evakuohet stafi. Ka një kërcënim, nuk e di më tutje, Policia duhet të japë sqarime. Krejt çka na kërkun është me liru ndërtesën”, ka thënë Tahiri.

Read More

Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësim dhe denoncon publikisht projektligjin për organizimin e lojërave të fatit, që pritet të kalojë në Qeveri dhe Kuvend nga VMRO–DPMNE dhe marioneta VLEN. Ky projektligj përmban 199 nene, por asnjëri prej tyre nuk përmbush premtimet e dhëna nga koalicioni VLEN për mbylljen e bastoreve, reduktimin e pikave të bixhozit dhe ndalimin e lojërave online. VLEN premtoi se do t’i mbyllë bastoret dhe kazinotë, se do të ulë për së paku 50% numrin e objekteve ku luhet bixhoz, dhe se do të mbyllë lojërat online me interpretim autentik të ligjit. Por sot realiteti është krejt ndryshe.…

Read More

Në ditën e parë të iniciativës “Kabineti i Hapur”, Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu është takuar me rreth 20 qytetarë, të cilët ndanë shqetësime konkrete dhe ide të vlefshme për sistemin shëndetësor. “Ishte një bisedë e hapur dhe e sinqertë, ku çdo zë u dëgjua me vëmendje”, deklaroi ministri Aliu. Ai njoftoi se sot, së bashku me ekipin e kabinetit, janë analizuar të gjitha çështjet e ngritura në takim dhe janë kthyer në plane pune konkrete dhe hapa të matshëm përpara. “Udhëheqësia fillon me dëgjim dhe vazhdon me veprim. Krijojmë një shëndetësi që bashkëbisedon, dëgjon dhe ndjek”, theksoi Ministri Aliu.…

Read More

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut raportoi se informacionet për një aksident trafiku janë dorëzuar në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Beograd. Sipas deklaratës, aksidenti ka ndodhur pranë Suboticës, në të cilin ka humbur jetën një shtetas maqedonas, i lindur në vitin 1986. “Në aksident ka mbetur i plagosur një person tjetër, gjithashtu shtetas maqedonas, i cili është shtruar në spital në njësinë e kujdesit intensiv të qendrës klinike me lëndime të rënda. Ambasada është në komunikim të rregullt me familjen e personit të ndjerë në mënyrë që të përfundojnë në kohë…

Read More

Moti sot do të jetë me diell dhe shumë ngrohtë me vranësira lokale të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga juglindja. Temperatura minimale do të jetë në intervalin 12 deri në 20 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 33 deri në 41 gradë. Në Shkup, me diell dhe shumë ngrohtë me erë të dobët jugore. Temperatura minimale do të bjerë në 18 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 41 gradë.

Read More

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar ndaj kritikave të kohëve të fundit drejtuar ambasadorit të Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se roli i tij shkon përtej një përfaqësimi diplomatik formal. “Ambasadori i Shqipërisë nuk ka vetëm një rol diplomatik formal, por një detyrim kushtetues dhe kombëtar për të mbrojtur interesat e shqiptarëve kudo që ndodhen, përfshirë edhe jashtë kufijve shtetërorë të Republikës së Shqipërisë,” ka deklaruar Ahmeti. Sipas tij, ky mision nuk është çështje vullneti personal, por një obligim që buron drejtpërdrejt nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe nga përgjegjësia historike e…

Read More

Një vit më parë, një forcë e re politike, me guxim dhe vizion, mori në dorë drejtimin e qeverisjes me një premtim të qartë: ta rrëzonte sistemin e kalbur dhe ta rindërtonte shtetin mbi themele drejtësie, barazie dhe zhvillimi të qëndrueshëm. Sot, me krenari të jashtëzakonshme, VLEN prezantoi një bilanc të shkëlqyer arritjesh që po ndryshojnë përfundimisht fytyrën e Maqedonisë së Veriut dhe fatin e shqiptarëve. Në vetëm 12 muaj, VLEN ka shënuar një kapitull të ri në historinë politike dhe sociale, duke prishur barrierat e padrejtësive 22-vjeçare, duke miratuar Ligjin historik për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, duke funksionalizuar…

Read More