Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

26 Nëntor, 2026

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

26 Nëntor, 2026

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

26 Nëntor, 2026

Sali: Plani i Rritjes po sjell rezultate konkrete dhe po përshpejton integrimin evropian

26 Nëntor, 2026

Cigaret do të shtrenjtohen në Maqedoni, plani për të ulur duhanpirjen

26 Nëntor, 2026

Edhe me dy rroga, vështirë deri në fund të muajit!

26 Nëntor, 2026

Mbi 4.500 përfitues të parregullt të ndihmës sociale, Mickoski: Gjysmë miliard denarë shkonin çdo vit te personat që nuk kishin të drejtë

26 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 26 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

ASH: VLEN premtoi ndalim të lojërave të fatit por nuk e bëri

Suad AvdiuBy Suad Avdiu4 Korrik, 2025 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Shkup, korrik 2025- Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka publikuar një kumtesë të ashpër kritike ndaj grupacionit VLEN, duke e akuzuar se ka tradhtuar premtimet elektorale për ndalimin e lojërave të fatit. Në vend të frenimit të këtij fenomeni, sipas ASH-së, ligji i ri që po përgatitet do t’i japë qeverisë një kontroll të plotë mbi licencimin e lojërave të fatit, duke krijuar kështu një monopol shtetëror të kontrolluar politikisht.

Komunikata e plotë për media: 

ASH: “Vlenizmi” i hiseve të kazionove (Pjesa katër) – Premtuan ndalim të lojërave të fatit, po krijojnë monopol shtetëror Me ligjin e ri për lojërat e fatit, i cili pritet të miratohet ditëve në vijim, grupimi VLEN nuk ka arritur të përfshijë asnjë nga premtimet e tij elektorale që lidhen me këtë sektor. Përkundrazi, në vend që të frenohet ky fenomen – siç u tha me zë të lartë gjatë fushatës – qeveria përmes këtij ligji po merr në duart e saj kontrollin e plotë dhe të drejtpërdrejtë të licencimit të operatorëve të lojërave të fatit. Në nenin 116 të ligjit thuhet qartë se: “Lojërat e fatit nëpërmjet internetit organizohen në bazë të licencës për organizimin e lojërave të fatit në internet, e cila jepet nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në bazë të një kërkese të dorëzuar pranë Ministrisë së Financave, pas marrjes paraprake të mendimit nga Ministria për Transformim Digjital, brenda 90 ditëve nga dorëzimi i kërkesës, në përputhje me ligjin.” Neni 27 thotë “Reputacioni është ndershmëria, kompetenca, punëtorësia dhe posedimi i integritetit personal, të cilat japin siguri se personi nuk do të ndikojë në mënyrë që të rrezikojë ose dëmtojë reputacionin dhe besimin e publikut ndaj shoqërisë për organizimin e lojërave të fatit”. Pyesim grupacionin “VLEN”, nëse patën rast të shprehin mendimin e tyre për nenin kur flitet për moral në lojërat e fatit online. Kjo do të thotë vetëm një gjë: VLEN, në vend që të ndalë lojërat e fatit, ia ka dorëzuar gjithë kontrollin qeverisë për t’i shpërndarë licencat sipas interesave të saj. Deklaratat pompoze të Izet Mexhitit për “mbylljen e lojërave të fatit në internet” po rezultojnë një bllof i madh politik. E vërteta është se janë mbyllur disa platforma që vepronin ilegalisht, ndërkohë që me këtë ligj po krijohet hapësira për të ndërtuar një monopol të pastër shtetëror, përmes një kompanie ku Mexhiti tashmë ka pozicionuar njerëzit e tij të besuar. Aleanca për Shqiptarët pyet nëse VLEN është në dijeni të përmbajtjes së ligjit që po gatuhet nga VMRO-DPMNE dhe që këto ditë pritet të miratohet nga qeveria? Apo VLEN nuk pyetet për asgjë dhe thjesht voton për kuorum, duke ndjekur urdhrat e partnerëve të saj maqedonas? Nëse fushata për “shuarjen e lojërave të fatit” ka përfunduar në një qeverisje me monopol shtetëror të kontrolluar politikisht, atëherë qytetarët shqiptarë kanë të drejtë të ndihen të mashtruar. VLEN nuk është duke qeverisur – thjesht është duke zbatuar urdhra nga patronët. Ky është realiteti, dhe qytetarët nuk mund të manipulohen më me propagandë boshe. Aleanca për Shqiptarët/ Televizioni News

Lexuar: 18

Lajme te ngjashme

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

Sali: Plani i Rritjes po sjell rezultate konkrete dhe po përshpejton integrimin evropian

Cigaret do të shtrenjtohen në Maqedoni, plani për të ulur duhanpirjen

Edhe me dy rroga, vështirë deri në fund të muajit!

Lajmet e fundit

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

26 Nëntor, 2026

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

26 Nëntor, 2026

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

26 Nëntor, 2026

Sali: Plani i Rritjes po sjell rezultate konkrete dhe po përshpejton integrimin evropian

26 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.