Autor: Suad Avdiu
Autoritetet paralajmërojnë kontrolle të përforcuara nëpër ahengjet dhe dasmat e këtij sezoni. Drejtori i Byrosë për Siguri Publike nënvizon se do të jenë të pamëshirshëm, ndaj secilit që do të posedojë apo gjuaj me armë zjarri nëpër ahengje. “Edhe unë nëse do të kisha leje për armë, nuk kam, por nëse do të kisha leje, si person privat, është qartë e thënë se atë armë mund ta posedoj dhe jo ta mbaj me vete vazhdimisht. Çdo mbajtje dhe përdorim tjetër i armës është në kundërshtim me ligjin. Do të jemi të pamëshirshëm ndaj secilit, pasi një plumb i humbur mund…
Imeri-Stafai: Me 64 milionë denarë, Gostivari nis transformimin me bulevardin “Vëllezërit Gjinovski”
Gostivari po përjeton transformim të përditshëm falë investimeve të reja infrastrukturore. Një nga projektet më të rëndësishme që po realizohet me ritëm të shpejtë është ndërtimi i bulevardit “Vëllezërit Gjinovski”, i cili po financohet me 64 milionë denarë të ndara nga Qeveria, përmes përkushtimit dhe angazhimit të koalicionit VLEN”, thotë deputetja nga Gostivari, nga radhët e koalicionit VLEN. Deputetja Saranda Imeri Stafai, ka theksuar se ky investim nuk është luks, por një nevojë jetike për qytetarët e Gostivarit. Sipas saj, bulevardi do të sjellë infrastrukturë moderne, qasje urbane të avancuar dhe mbi të gjitha, do të përmirësojë sigurinë për të…
Kumanovë, 6 korrik- Ka ndërruar jetë një nga mjeket e para të Kumanovës me rrethinë, mjekja dr.Fatime Agushi Ramizi, nëpër duart e së cilës trajtimin mjekësore e kanë marrë pjesa dërrmuese e fëmijëve të Kumanovës. Lajmi mortor u bë i ditur nga familja e të ndjerës. Televizioni News u shpreh ngushëllime të sinqerta familjarëve për humbjen e tyre!
Ministria e Ekonomisë dhe Punës dhe Agjencia e Punësimit mbajtën prezantimin publik të Planit Operativ të Punësimit 2025 në Strugë. Prezantimi u ndoq edhe nga ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, i cili tha se Qeveria po investon në qytetarët – idetë, kapacitetet dhe ambiciet e tyre. “Ne nuk ofrojmë premtime boshe, por masa, mjete dhe mbështetje konkrete. Plani Operacional është një mjet për këdo që dëshiron të fillojë, të trajnohet më tej ose të punësohet. Qëllimi është i qartë – të krijojmë mundësi këtu “në shtëpi”, theksoi ministri Durmishi. Plani i vitit 2025 parashikon investime prej 40 milionë…
Çmimi i blerjes së grurit prej 12 denarë për kilogram dhe mbulimi i të gjitha kostove për prodhuesit është i papranueshëm për Rrjetin Kombëtar të Bujqve. Gjorge Karakshev nga Rrjeti Kombëtar i Bujqve thotë se çmimi i blerjes është shumë më i ulët se çmimi i prodhimit, i cili është përgatitur që në vitin 2023 dhe është rreth 19 denarë për kilogram grurë. Ai kërkon që shteti të ndërhyjë në pagesën e diferencës midis çmimit të prodhimit dhe çmimit të blerjes. Përndryshe, korrja e grurit të bukës, pra grurit në Ovçe Pole dhe rajonin e Shtipit është në kulmin e…
Gjatë ditës së sotme, deri në orën 13:00, në territorin e shtetit janë evidentuar gjithsej tetë zjarre në hapësira të hapura – katër prej tyre janë ende aktive, ndërsa katër janë shuar. Zjarret aktive prekin kryesisht pyje dhe bimësi të ulët, informojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza. Në Prilep, Makedonski Brod, Çashkë dhe Veles ka zjarre aktive, ndërsa shumica e zjarreve të shuara kanë qenë në Vrapçisht, Likovë, Karbinc dhe Haraçinë. Shërbimet kompetente ndodhen në terren dhe apelojnë për kujdes të shtuar dhe raportim të menjëhershëm të çdo vatër të re zjarri.
Vlenizmi i Hiseve të Kazinove (Pjesa VI) – Lojërat e Fatit Online jo vetëm që nuk u ndaluan, por po legalizohen me Ligj. Pavarësisht premtimeve të bujshme të grupimit VLEN dhe të qeverisë se do të ndalojnë 100% lojërat e fatit online, kjo nuk ndodhi gjatë vitit të parë të qeverisjes dhe, në bazë të projektligjit aktual, nuk do të ndodhë as në të ardhmen. E vërteta është se projektligji i ri për Lojërat e Fatit, i cili po përgatitet nga Ministria e Financave me miratim të VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it, jo vetëm që nuk synon ndalimin, por e garanton funksionimin…
Moti sot do jetë me diell dhe shumë ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Në orët e pasdites dhe të mbrëmjes do të ketë zhvillim lokal të vranësirave të paqëndrueshme me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima, ndonjëherë në formën e një stuhie afatshkurtër me erëra të forta dhe breshër të izoluar. Në Shkup, me diell dhe shumë ngrohtë, pasdite me vranësira të lehta deri në mesatare të paqëndrueshme. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare jugore. Temperatura minimale gjatë ditës do të jetë 31 gradë Celsius, teksa ajo maksimale do të arrijë deri në 40 gradë…
Nënkryetari i BDI Arbër Ademi pritet të jetë shef i Shtabit Qendror Zgjedhor për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në tetor të këtij viti. Zgjedhja e Arbër Ademit në këtë detyrë vjen si rezultat i përvojës së tij të gjatë politike. Ky vendim synon të forcojë përgatitjet dhe koordinimin për zgjedhjet lokale, me qëllim maksimizimin e përfaqësimit dhe suksesit elektoral të subjektit. BDI tashmë ka nisur përgatitjet intensive për fushatën zgjedhore, me qëllim mobilizimin e të gjitha kapaciteteve në funksion të një fushate dinjitoze dhe fitimtare. TS
Në Shkup u themelua Lëvizja “Arbëria”, një organizim politik që themeluesit thonë se nuk është në formatin e një partie, por vetëdije të re, revoltë ndaj zhgënjimit politik, manipulimit me aktivistët, dhe shfrytëzimit të qytetarit. Lëvizja sipas njoftimit në Kuvendit Themelues, nuk do të ketë kryetar, por Këshill Drejtues, i cili përbëhet prej 9 deri në 15 anëtarë. Pjesë e këshillit janë tre ish deputetë të Partisë Demokratike Shqiptare, Bekim Fazliu, Orhan Ibrahimi dhe Merale Ferati. Krahas tyre, do të jetë edhe profesori Mitasin Beqiri. Tani për tani, nga lëvizja nuk zbuluan nëse do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale…
