Autor: Suad Avdiu
Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jete mësimdhënësi, profesori i Biologjisë Reshat Latifi. Për shumë vite me radhë, i ndjeri kontribuoi në mënyrë të vazhdueshme në fushën e arsimit, duke dhënë mësim në lëndën e Biologjisë në shkollën fillore “Bajram Shabani” në Kumanovë. Në një periudhë të caktuar, ai mori përsipër edhe detyrën e drejtimit të kësaj shkolle si drejtor. Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët në rrjete sociale. Ngushëllime!/ Televizioni News
Shkruan: Orhan Ibrahimi Të nderuar miq dhe bashkëmendimtarë! Të shtunën, më 5 korrik, në Teatrin Shqiptar në Shkup, themelojmë zyrtarisht Lëvizjen “ARBËRIA”, një ide e ndershme dhe e guximshme, që buron nga ndërgjegjja shqiptare. “ARBËRIA” nuk është parti. Është vetëdije e re, revoltë ndaj zhgënjimit politik, manipulimit me aktivistët, dhe shfrytëzimit të qytetarit. Është thirrje për bashkim, përgjegjësi, veprim të ndershëm dhe projektim i së ardhmes. Shqiptarët nuk kanë më nevojë për pronarë të kauzave, por për një organizim të lirë , që lind nga shqiptarët dhe punon për shqiptarët. ARBËRIA është shpresë. Është rezistencë. Është vendtakimi i brezave që…
Ditën e shtunë, më 5 korrik, në ora 13:00 në Teatrin Shqiptar në Shkup, do të themelohet zyrtarisht Lëvizja “ARBËRIA”, një nismë qytetare që synon të shndërrohet në një platformë të re vetëdijeje dhe veprimi për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe më gjerë. Një nga drejtuesit e saj është ish-deputeti dhe ish-kryetari i Sarajit, Bekim Fazliu. Sipas organizatorëve, “ARBËRIA” nuk është parti politike, por një revoltë e organizuar kundër zhgënjimit politik, manipulimit me aktivistët dhe shfrytëzimit të qytetarit, duke propozuar një format të ri të organizimit të lirë e përfaqësues. “Lëvizja synon të jetë një thirrje për bashkim, përgjegjësi…
Ish-deputeti dhe ish-kryetari i LSDM-së në Kumanovë, Martin Kostovski, ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar komune në zgjedhjet lokale të ardhshme, si kandidat i LSDM-së dhe koalicionit. “Është një nder i madh për mua të jem kandidat për kryetar të Kumanovës. I falënderoj udhëheqësinë e partisë dhe kryetarin Venko Filipçe për besimin e dhënë, si dhe të gjithë ata që më kanë përkrahur”, tha Kostovski, duke shtuar se qytetarët e Kumanovës po kërkojnë ndryshim të vërtetë. Ai theksoi se gjendja aktuale në komunë është alarmante dhe akuzoi kryetarin aktual, Maksim Dimitrievski, për keqqeverisje dhe përçmim të interesit qytetar.…
Gëzim Kadriu, nënkryetar i ASH-së-Krahu i Taravarit: Të nderuar miq, anëtarë të Aleancës për Shqiptarët, të dashur qytetarë të Komunës së Kumanovës dhe më gjerë, Dëshiroj të njoftoj opinionin publik se unë, Gëzim Kadriu, nënkryetar i Aleancës për Shqiptarët, jap dorëheqje të parevokueshme nga pozita e drejtorit të Ndërmarrjes Publike “Tregjet”, pavarësisht se kontrata ime menaxheriale është e vlefshme deri më 27.11.2027. Ndjehem krenarë për punën time gjatë kësaj periudhe, si drejtor që kam vepruar me dinjitet, profesionalizëm, llogaridhënje,transparencë financiare, pa asnjë keqpërdorim dhe pa asnjë rast korrupsioni. Kam përfaqësuar me dinjitet Aleancën për Shqiptarët si një parti serioze, jo…
Gjykimi kundër kryetarit të komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, i cili dyshohej për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, është pezulluar. Prokurori publik është tërhequr nga procedura. “Gjykata Themelore e Kumanovës, për shkak të interesit publik në procedurën në rastin e Gjykatës Themelore të Kumanovës K-115/24 kundër të akuzuarit M.D. nga Kumanova për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës dhe autoritetit zyrtar nga neni 353, paragrafi 4, në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal, njofton se më 1 korrik të këtij viti, është dhënë një vendim me të cilin është rrëzuar aktakuza në përputhje me nenin 402, paragrafi 1,…
MPB Maqedoni njofton se dje (02.07.2025) në periudhën nga ora 16.00 deri në orën 22.00, Sektori i Çështjeve të Trafikut i Departamentit të Policisë së Uniformuar të Byrosë së Sigurisë Publike dhe Njësia Mobile për Siguri në Trafikun Rrugor kryen kontroll aksionar në territorin e Sektorit për Punë të Brendshme të Tetovës dhe Kumanovës, për të sanksionuar shoferët që nuk respektojnë rregullat e trafikut. Gjatë kontrollit, u sanksionuan 169 shoferë, nga të cilët 17 për vozitje pa leje drejtimi, 13 për vozitje të automjetit me leje të skaduar trafiku dhe dy shoferë për vozitje me kategori të papërshtatshme. “U shqiptuan…
Pasi eurodeputeti bullgar Andrej Kovaçev njoftoi këtë mëngjes se ishte arritur një marrëveshje midis partive më të mëdha evropiane për të mos përmendur fare gjuhën dhe identitetin maqedonas në Raportin e Progresit të RMV-së me BE-në, reagoi edhe kryeministri Hristijan Mickoski, përcjell Telegrafi Maqedoni. Kur u pyet nëse kjo është e favorshme për ne dhe si i sheh ai gjërat, Mickoski tha se paralajmëroi kundër një inxhinierie të tillë. “Është po aq keq për ne që gjuha dhe identiteti maqedonas po fshihen, sikur të kishin qenë “modern”. Është fjalë për fjalë po aq keq, por është e rëndësishme të theksohet…
Nga BDI thonë se procesi i punësimeve në institucionet shtetërore po zhvillohet në mënyrë selektive dhe diskriminuese, ku shqiptarët mbeten të papërfaqësuar. Sipas BDI-së, përditë e më shumë, përjashtimi i tyre po shndërrohet në praktikë të përhershme të kësaj qeverie. “Në vend që të forcohet përfaqësimi i drejtë, Qeveria ka propozuar një zëvendësim të mekanizmit ligjor ekzistues (balancuesit) me një komision jofunksional që do të hartojë analiza vjetore. Ky model nuk garanton as përfaqësim, as zbatim të drejtë të ligjit, dhe as barazi. Edhe ky version i dobët i ligjit nuk po dërgohet në Kuvend, çka dëshmon mungesë serioziteti dhe…
Me ndërtimin e xhamive Turqia synon të sigurojë ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor dhe të përhapë islamin konservator. Këto ndërtesa fetare janë edhe pjesë të agjendës gjeopolitike të Erdoganit. Xhamia e Namazgjasë në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, me minaret e saj 50 metra të larta dhe hapësirë për afërsisht rreth 8,000 besimtarë, është një nga vendet më mbresëlënëse të adhurimit islamik në Ballkanin Perëndimor. Ajo u financua, ndër të tjera, me rreth 30 milionë euro nga autoriteti fetar turk, Diyanet. Modeli i saj arkitektonik është Xhamia Blu në Stamboll. Në tetor 2024 presidenti turk Erdogan vizitoi Tiranën për të…
