Autor: Suad Avdiu

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se ka mbajtur fjalim në Konferencën për të drejtën ndërkombëtare, politikën dhe kujtesën, me rastin e 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë. “Ishte nder i madh të mbaj një fjalim në Konferencën e sotme për të drejtën ndërkombëtare, politikën dhe kujtesën, me rastin e 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, ku shpreha respekt të thellë për kujtimin e mbi 8000 viktimave të pafajshme. Si Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, detyrimi im është që e vërteta për këtë tragjedi të ruhet, ndërsa drejtësia të mbetet një synim i përhershëm. Në emër të…

Read More

Deputeti nga radhët e ASH-së Rijad Shaqiri përmes një postimi në Facebook ka adresuar krtika ndaj Qeverisë për refuzimin e amandamenteve të atij vetë që kishin të bënin me projekte infrastrukturore për fshatrat e Komunës së Likovës. Siç shkruan Shaqiri Qeveria anashkaloi nevojat reale të qyetetarëëve të Likovës ”Në debatin e sotshëm për propozim-rebalancin e buxhetit për vitin 2025, morëm pjesë aktivisht me qëllimin për të mbrojtur interesat e qytetarëve të Komunës së Likovës, duke propozuar amandamente konkrete për projekte infrastrukturore të domosdoshme për rajonin tonë.Fatkeqësisht, edhe këtë herë Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk ndau mjete për…

Read More

Qeveria ka vendosur që të shpallë gjendje krize 30-ditore në të gjithë territorin e vendit për shkak të rritjes së rasteve të zjarreve. Zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva, njoftoi në një konferencë për shtyp këtë pasdite se vendimi është marrë në bazë të seancës së sotme të Komitetit drejtues për koordinim dhe menaxhim të sistemit të krizave. “Kjo në terren do të thotë se mundësohet një qasje e integruar dhe veprim i koordinuar i të gjitha institucioneve kompetente – Armatës, policisë, të gjitha njësive të zjarrfikësve, Qendrës për Menaxhimin e Krizave dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, si dhe qeverive…

Read More

Zëvendëskryeministri Arben Fetai përmes një postimi në Facebook adreson kritika ndaj ishbashkëpartiakëve të tij se dolën nga VLEN duke kërkuar lista të veçanta ndërkaq ndërsa tani duan të shkrihen në BDI për lista të përbashkëta. Fetai shton se aktivisti i ASH-së nuk është monedhë për pazare personale. ”Për muaj të tërë, e torturuan publikun me kërkesën për lista të veçanta këshilltarësh komunalë. Tani po deklarojnë se do të shkrihen në BDI me lista të përbashkëta. Por plani i Artanit ka dështuar, sepse aktivistët e Aleancës refuzojnë nënshtrimin dhe nuk e falin tradhtinë. Ftoj ata pak aktivistë të ndershëm që u…

Read More

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka përshëndetur hapjen zyrtare të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Strugë, duke e cilësuar si një ditë historike për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Përmes një reagimi publik, Taravari theksoi rëndësinë e këtij hapi diplomatik, i cili jo vetëm forcon lidhjet historike dhe kulturore me Shqipërinë, por njëkohësisht sjell lehtësira konkrete për mijëra qytetarë shqiptarë në këtë pjesë të vendit. “Sot, Struga nuk është vetëm qytet i liqenit dhe poezisë, është bërë edhe qytet i diplomacisë shqiptare,” tha Taravari, duke e vlerësuar hapjen e konsullatës si një hap të shumëpritur…

Read More

Shqipëria hapi konsullatën e përgjithshme në Strugë. Dy ministrat e Jashtëm Timço Mucunski dhe Igli Hasani e konsideruan atë një urë të rëndësishme në marrëdhëniet mes dy vendeve. “Në një kohë kur lëvizshmëria e qytetarëve tanë është rritur ndjeshëm si për arsye turizmi, edhe për angazhime sezonale e ekonomike, nevojat për shërbime konsullore janë bërë më urgjente. Por kjo konsullatë nuk do të jetë thjeshtë një zyrë dokumentesh por një urë funksionale mes shtetit shqiptar dhe qytetarëve të vet, një hapësirë që ofron shërbime dhe afirmon kujdesin insititucional”, deklaroi Igli Hasani, Ministër i Jashtëm i Shqipërisë. Hasani tha se Shqipëria…

Read More

Deri në orën 12:30 janë regjistruar 10 zjarre në ambient të hapur, nëntë prej të cilave janë aktive, ndërsa një është lokalizuar, informoi Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) Sipas QMK-së, zjarret janë aktive në komunën e Prilepit – f. Beshishte (në pyll të përzier), komuna Makedonski Brod 1 – midis f. Creshnevë dhe f. Sllatin (pyll lisi dhe shkurre), komuna Makedonski Brod 2 – f. Samakovë, komuna e Velesit – ish fabrika Porcelanka (bimësi e ulët), Komuna e Çashkës – nën “Solunska Glava”, Burimet e Babunës – “Babina Dupka” (vetëm tym në zonë shkëmbore), Komuna Probishtip – f. Petërshino…

Read More

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, duke u përgjigjur sot në pyetjet e gazetarëve, deklaroi se ende nuk ka propozuar pasardhës për anëtarin e Këshillit Gjyqësor Milazim Mustafa, mandati i të cilit skadon nesër, sepse, siç thotë ajo, kritikoi punën e këtij Këshilli Gjyqësor, si dhe ligjin e dobët për Këshillin Gjyqësor, në të cilin kriteret e përzgjedhjes janë të pamjaftueshme. Ajo thotë se do të presë miratimin e ligjit të ri për Këshillin Gjyqësor në Kuvend. “Jo, unë nuk e bëra këtë, unë kritikova punën e këtij Këshilli Gjyqësor, një nga arsyet për Këshillin Gjyqësor dhe gjyqësorin është ligji i dobët për…

Read More

Bashkimi Demokratik për Integrim në një kumtesë për media thotë se në konkursin e fundit në Ministrinë e Mbrojtjes nga nga 26 punësime të reja, 25 janë maqedonas dhe vetëm një është shqiptar. Nga BDI thonë se kjo është dëshmi e qartë e një politike të organizuar për përjashtimin e shqiptarëve nga jeta institucionale në Republikën e Maqedonisë së Veriut. “Ky nuk është një rast i izoluar, por pjesë e një plani të strukturuar, i hartuar nga partitë maqedonase dhe oligarkia politike që në vitin 2022, i cili po zbatohet në mënyrë sistematike nga kjo qeveri. Qëllimi është i qartë:…

Read More

Negociatat me VLEN dhe ZNAM për Zgjedhjet Lokale po ecin në një drejtim të mirë, do ta mbështesim njëri-tjetrin dhe pres sukses në fund, tha kryeministri Hristijan Mickoski i pyetur për ecurinë e bisedimeve politike për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale.“Sa i përket ZNAM-it, kemi një marrëveshje në parim që ata do të kandidojnë me listat e tyre të këshilltarëve, koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE do të kandidojë me listat e tyre, dhe në ato komuna ku vendosim të mbështesim një kandidat, qoftë nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE apo ZNAM, njëri apo tjetri nuk do të nominojë kandidat, ata do…

Read More