Autor: Suad Avdiu
Tym i dendur i zi po përhapet drejt Shkupit pasi dje shpërtheu një zjarr i ri në deponinë e Vizbegut, e cila, për shkak të erës së fortë, po digjet me shpejtësi. Zjarri ka shkaktuar shqetësim tek qytetarët e Shkupit, të cilët në numër të madh kanë dërguar video dhe fotografi nga zona të ndryshme të qytetit, ku shihej qartë tymi i dendur në qiell raporton INA Qytetarët nga pjesa më e madhe e Shkupit – nga Qendra, Karposhi, Gjorçe Petrovi e Butelli – janë të shqetësuar për shkak të erës së rëndë dhe ajrit të ndotur. Reja e tymit…
Gostivari sot përkujton 28 vjetorin e ngritjes së flamurit shqiptar në komunë dhe dhunën barbare të aparatit shtetëror të Maqedonisë kundër këtij vendimi të asaj kohe kur në krye të komunës ishte Rufi Osmani, përcjell INA. Në mëngjesin e hershëm të datës 9 korrik të vitit 1997, makineria policore maqedonase ia mësyen Gostivarit, për shkak të ngritjes së flamurit kombëtar shqiptar pranë komunës, si një e drejt që e kishte miratuar unanimisht pushteti lokal. Eskortat policore ishin nisur pasi që natën e 8 korrikut, Parlamenti kishte sjellë një vendim kundër valvitjes së flamurit shqiptar. Në mëngjesin e kobshëm, eskortat policore…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka përkujtuar sot ngjarjet historike të 9 Korrikut 1997 në Gostivar, duke i cilësuar si një moment kyç që solli kthesën më të madhe në pozitën e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Në një postim të ndjerë, Taravari kujton tre heronjtë e Flamurit – Nazmi Saliu, Dr. Shpend Iseini dhe Milaim Dauti – si figura të përkushtuara për kauzën kombëtare. “Viti 1997 ishte një nga ngjarjet më domethënëse në mbrojtje të kauzës kombëtare, që tronditi botën shqiptare dhe që ndryshoi njëherë e përgjithmonë sjelljen me shqiptarët në Maqedoninë e Veriut”, shkruan Taravari. Ai…
Nga VLEN thonë se për më shumë se 20 vite në pushtet, BDI i ka lënë në harresë të plotë njësitë zjarrfikëse, sipas tyre duke i ekspozuar zjarrfikësit shqiptarë pa kushte minimale për punë, pa pajisje adekuate dhe pa asnjë plan për mbrojtjen nga zjarret. Nga VLEN thonë se ata kanë udhëhequr me Qendrën për Menaxhim me Kriza dhe me drejtorë që nuk kanë pasur as vizion dhe as përgjegjësi për këtë sektor jetik. “Sot, Qeveria që drejtohet nga VLEN po e ndryshon këtë realitet! Është miratuar masa e re “Punët Publike për Mbrojtje dhe Parandalimin nga Zjarri”, e cila…
Në Kuvend sot do të shënohet 11 korriku – Dita ndërkombëtare e përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë. Siç informojnë nga shërbimi për shtyp i qeverisë , ngjarja do të moderohet nga deputeti i të “Majtës” Amar Mecinoviq, ndërsa fjalime do të mbajnë kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, përfaqësuesja e Trupit koordinues për shënimin e 30-vjetorit të Srebrenicës, Selma Rizvanoviq Mandal, përfaqësuesi i Unionit Kombëtar boshnjak, Xhevad Hot dhe prof. dr. Muamer Xhananoviq, drejtor i Institutit për Kërkimin e Krimit, Sarajevë. Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi të hënën në brifing me gazetarët informoi se një zyrtar parlamentar, jo një përfaqësues i…
Kuvendi sot duhet ta fillojë seancën e re të 59-të në të cilën si pikë e parë e rendit të ditës është interpelanca për punën e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, e parashtruar nga grupi parlamentar Fronti Evropian. Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në brifingun javor me gazetarët theksoi se në koordinimin e së hënës me koordinatorët e grupeve parlamentare mbizotëroi perceptimi se nuk është mirë që Kuvendi të bëjë interpelancë të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese. “U hap çështja për interpelancën e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese. Ne e vendosëm këtë si pikë në rendin e ditës. Ka pasur diskutime…
Nga Qendra për Menaxhim me Kriza njoftojnë se aktive janë 7 vatra të zjarrit në Maqedoni. Janë lokalizuar dy vatra, ndërsa janë shuar 22 zjarre, përfshi zjarrin në rajonin e Bllacës, respektivisht në komunën e Çuçer Sandevës Ndërkaq, Stojançe Angelov, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, bëri të ditur se tani po shuhen zjarre në Dojran, mbi fshatin Nikoliç, dhe në Makedonski Brod, mbi fabrikën Samokov. “Po veprojmë me helikopter mbi këtë zjarr, i cili po zhvillohet në terren të pjerrët. Prandaj po e përdorim helikopterin, i cili me fluturime të shkurtra e godet në mënyrë mjaft efikase…
Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare. Në pjesët veriore do të ketë kushte për reshje të kohëpaskohshme të shiut lokal. Do të fryjë erë mesatare deri e fuqishme, në pjesët perëndimore nga perëndimi, ndërsa përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore nga veriu (mbi 60 km/h). Temperatura minimale do të jetë në interval prej 11 deri në 19 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 29 deri në 38 gradë, kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite…
Ziadin Sela do të jetë kandidati i Frontit Evropian për të garuar për kryetar komune në Strugë, mëson Struga Ekspres nga burime brenda ASH-së së Ziadinit dhe funksionarëve të lartë të BDI-së. Së shpejti pritet të bëhet zyrtare edhe kandidatura e Ziadin Selës. Kjo kandidaturë është mbështetur nga ASH dhe BDI. Ziadin Sela do të ketë kundërkandidat kandidatin e pavarur Mendi Qyra i mbështetur nga VLEN. Zgjedhjet lokale do të mbahen në muajin tetor. (Struga Ekspres)
Një ngjarje tragjike ka ndodhur të martën pasdite në fshatin Mejë të Gjakovës, ku ka humbur jetën zjarrfikësi Kaqun Lima, shef i Operativës në Brigadën e Zjarrfikësve të Gjakovës. Aksidenti ndodhi rreth orës 15:30, teksa Lima ishte duke kryer detyrën e tij. Ai u lëndua rëndë dhe u dërgua me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë, por, përkundër përpjekjeve të mjekëve, nuk arriti të mbijetojë. “Sot në orën 20:20 kemi pranuar informatën që njëri prej të lënduarve ka ndërruar jetë në QKUK”, konfirmoi Vlera Krasniqi, zyrtare e lartë për informim dhe marrëdhënie me publikun. Rrethanat e…
