Autor: Suad Avdiu

Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit ka alarmuar se projektligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat vazhdon të zvarritet në mënyrë të qëllimshme nga Qeveria. Sipas tyre, edhe pse ishte paralajmëruar se me urgjencë do të dërgohej për mendim në Komisionin e Venedikut dhe më pas të kalonte në Kuvend para zgjedhjeve, ai ende mbetet i bllokuar në korridoret e ndërtesës qeveritare. Ata thonë se kjo zvarritjeje është më shumë se neglizhencë, është strategji për të shmangur çdo debat publik dhe demokratik rreth një çështjeje thelbësore për funksionimin e shtetit, siç është përfaqësimi i drejtë i të gjitha komuniteteve. “Edhe…

Read More

Kur ish bashkpartiakët e djeshëm bërtasin për barazi sot, është koha të flasim me fakte. Veq ju lutem mjaft më me hipokrizi, që fyen çdo mendje të ndershme. Mos e luani viktimën. Ju njohim. Nëse përfaqësimi ishte kaq i rëndësishëm për ju, ku ishit për 9 vite në Drejtorinë për Zonat Zhvillimore Teknologjike Industriale?! Keni ndonjë informacion për përfaqësimin shqiptar në kuadër të kësaj Drejtorie?! Doni t’jua them unë?! Mos e luani viktimën, aman. Miq, Në një kohë kur të tjerët përpiqen të shtrembërojnë narrativën, ndjej përgjegjësinë të ndaj faktet me opinionin publik. Si zëvendësdrejtor në këtë drejtori, jam dëshmitar…

Read More

Zjarrfikësit po përballen me flakët e fuqishme që kanë përfshirë malin Vastak në fshatin Dukat. Të pajisur me degë pemësh dhe pompa uji shtëpiake, ata po luftojnë në kushte të vështira për të vënë nën kontroll zjarrin, që prej orësh po përhapet me shpejtësi. Të pajisur me degë pemësh dhe pompa uji shtëpiake, ata po luftojnë në kushte të vështira për të vënë nën kontroll zjarrin, që prej orësh po përhapet me shpejtësi.

Read More

Kryetari aktual i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), ka bojkotuar një aktivitet të rëndësishëm partiak që është mbajtur sot në këtë qytet, shkruan Zyrtare. Burime të afërta me organizatorët bëjnë të ditur se Merko nuk ka qenë i pranishëm në takimin që mblodhi figura të rëndësishme të BDI-së, përfshirë funksionarë lokalë. Mungesa e tij ka shkaktuar reagime të ndryshme në qarqet politike brenda Frontit Evropian dhe është interpretuar si një shenjë e qartë e mospajtimeve të brendshme në koalicion.

Read More

Gjatë fundjavës së kaluar, zyrtarët policorë të SPB Kumanovë ndërmorën masa për të identifikuar të mitur që pas orës 24:00 mblidhen dhe prishin rendin dhe qetësinë publike, duke konsumuar pije alkoolike dhe substanca narkotike. Në dy lokacione në Kumanovë – në Parkun Shkollor dhe në lagjen “Goce Dellçev” – policia ka hasur gjithsej 92 të mitur. Personat janë dorëzuar te prindërit e tyre, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ndërmerren masa përkatëse ligjore – njoftoi SPB Kumanovë. Policia ka ndërhyrë pas ankesave të qytetarëve për prishje të rendit dhe qetësisë publike nga të miturit pas…

Read More

Nënkryetari i BDI-së Bujar sonte në emisionin 360 shkallë tha se aktualisht po zhvillohen sondazhe dhe se ato janë të mira për të, që do të thotë se qytetarët e mbështesin një propozim të tillë të përbashkët për kryetar të Komunës së Çairit. Osmani thotë se për të është personalisht e rëndësishme që të ulet ballë për ballë me qytetarët dhe të shohë nëse do të hyjnë në një koalicion të gjerë për Çairin, sepse këto zgjedhje lokale siç shtoi ai kanë më shumë implikime sesa vetëm çështje komunale. ”Po mendoj për këtë, tashmë po diskutohet deh në parti. Çairi…

Read More

Autoritetet policore nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova në mesditë njoftuan se është mbyllur plotësisht kalimi kufitar në pikën Bllacë – Hani i Elezit. Disa orë më vonë, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në Kosovë njoftoi se është hapur përsëri kufiri. “Ju njoftojmë se është hapur për qarkullim rruga nga PKK Hani i Elezit për Shkup”, njoftoi Qendra, pasi më herët kishte njoftuar qytetarët se kjo pikë është e pakalueshme. Ata kishin sqaruar se zjarret e paraqitura në anën e Maqedonisë së Veriut kanë pamundësuar kalimin e veturave në këtë pjesë. Njoftim të njëjtë ka dhënë edhe Policia e Maqedonisë…

Read More

Dje më 06.07.2025 në orën 18.00 në SPB Shkup është denoncuar se pranë urës mbi lumin Lepenc, në afërsi të Stacionit hekurudhor Gjorçe Petrov ka shpërthyer zjarr në bar të thatë, i cili është përhapur dhe ka përfshirë disa hapësira ndihmëse dhe stalla në të cilat ka pasur kafshë shtëpiake. Zjarri është shuar nga Brigada e Zjarrfikësve të Shkupit, ndërsa në njërën nga hapësirat ndihmëse është gjetur një trup i djegur njeriu, si dhe trupa të djegur bagëtish. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Read More

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, njoftoi në konferencën e sotme me gazetarët se do t’i shpallë zgjedhjet lokale në gjysmën e parë të gushtit. I pyetur nëse do t’i shpallë ato më 8 gusht, Gashi theksoi se është e mundur dhe se gjithçka do të jetë brenda afateve të parapara. “Mund të shpallen më 8 gusht. Gjithçka do të jetë brenda afateve. Kodi Zgjedhor ka dy dispozita nga të cilat udhëhiqemi. E para është dispozita që nuk duhet të jetë më shumë se 90 ose më pak se 70 ditë. Pika e dytë orientuese është Ligji për Vetëqeverisjen Vendore, i…

Read More

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov tha se me shumë gjasa, zjarri në rajonin e Bllacës dhe Çuçer Sandevës ka nisur nga mbetjet e cigare. Angellov nuk e përjashton mundësinë që zjarri të jetë ndezur edhe qëllimisht. “Në lidhje me shkaqet, mëngjesin e sotëm unë publikova që shkak mund të jetë mbetja e cigares. Sepse dje isha në vendngjarje, të themi 20 minuta pas shfaqjes së zjarrit, edhe pse këtë nuk e publikova. Zjarri ka nisur, nga ajo që mund ta shihja, për fat të keq tashmë 5 vjet i shoh këto punë, përgjatë rrugës magjistrale drejt…

Read More