Autor: Suad Avdiu

Kumanovë, 7 korrik- Qendra e Shëndetit Publik Kumanovë ka lëshuar një apel për kujdes të shtuar për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin. Qytetarët ftohen të ndjekin rekomandimet për mbrojtje nga i nxehti, veçanërisht gjatë orëve më kritike të ditës. “Duke u bazuar në Planin e Veprimit për parandalimin e pasojave nga vala e të nxehtit në shëndetin e popullsisë 2025-2030 dhe për shkak të temperaturave të larta që mbizotërojnë në vendin tonë, Qendra e Shëndetit Publik Kumanovë apelon qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rekomandimet për mbrojtje: Qëndroni në ambiente të freskëta dhe…

Read More

Bashkimi Demokratik për Integrim në një kumtesë për media shpreh shqetësim për siç thonë, drejtimin që ka marrë qeveria e re dhe për përpjekjet e saj të qëllimshme për të defokusuar opinionin publik nga temat me rëndësi strategjike për vendin, e në veçanti nga integrimi evropian. “Jemi dëshmitarë se gjatë ditës së djeshme, vetë Kryeministri Hristijan Mickoski e pranoi hapur se propozimi për tatimin ndaj personave të pamartuar ishte një temë “e hedhur” për të krijuar debat, pra një mjet i qëllimshëm për të shmangur vëmendjen nga çështjet reale dhe urgjente me të cilat përballet vendi”. “Ky pohim i Kryeministrit…

Read More

Moti sot me diell dhe shumë i ngrohtë, me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite do të ketë kushte për reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Do të fryjë dhe erë mesatare, vende vende e përforcuar nga drejtimi jug-perëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 14 deri në 22, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 33 deri në 41 gradë. Në Shkup, moti do të jetë i ngjashëm, me diell dhe shumë i ngrohtë. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi jug-perëndimorë. Temperatura minimale do të ulet në 20, ndërsa ajo maksimale do të arrij…

Read More

Sot në mëngjes ka frekuencë të shtuar të automjeteve në VK Tabanoc, ku koha e pritjes për hyrje në vend është rreth 15 deri 30 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, informoi LAMM Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe…

Read More

“Herët në mëngjes pas orës 5 filloi shuarja e zjarrit të madh në një zonë të hapur, i cili shpërtheu dje pasdite menjëherë pranë rrugës, nga Shkupi në Bllacë. Zjarri dje në mbrëmje dhe gjatë natës u përhap dhe gjithashtu përfshiu pjesërisht pyllin”, njoftoi drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), Stojançe Angelov. Ai tha se herët në mëngjes, brigada e zjarrfikësve të Shkupit me disa automjete dhe ekipe filloi shuarjen e zjarrit, ndërsa dy helikopterë policie, një helikopter ushtarak, për herë të parë një Pinzgauer i DMSH-së dhe një Hermelin me një cisternë më të madhe të DMSH-së…

Read More

Sonte, në hapjen e Shtabit VLEN në Strugë, ku ishin të pranishëm liderët dhe funksionarët e VLEN, Zëvendëskryeministri, njëherit një nga udhëheqësit e VLEN – Arben Fetai, konfirmoi mbështetjen e plotë të VLEN për kandidaturën e pavarur të z. Mendi Qyra për kryetar të Komunës së Strugës. Ai e cilësoi Qyrën si një qytetar të denjë, intelektual, biznesmen dhe njeri të kulturës dhe arsimit, që ka dëshmuar përkushtim ndaj komunitetit dhe vlerave të mirëqeverisjes. “Kjo është një përballje mes shpresës dhe stagnimit, mes dinjitetit qytetar dhe keqqeverisjes shumëvjeçare lokale. Struga meriton më mirë,” u shpreh Fetai, duke dhënë sinjalin për…

Read More

Për të garantuar siguri më të lartë në rrugët që lidhin Kosovën me Shqipërinë, policitë e të dy vendeve kanë paralajmëruar kontrolle të shtuara, përdorim të radarëve statikë dhe penalizim për çdo shkelës të rregullave në trafik. Komandanti i Autostradës në Policinë e Kosovës, Ismail Fejzullahu, paralajmëroi se do të ketë kontrolle të shtuara dhe përdorim të radarëve statikë përgjatë rrugëve kryesore që lidhin Kosovën me Shqipërinë. Ai bëri të ditur se çdo shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor do të regjistrohet dhe do të ndëshkohet sipas ligjit. “Qytetarët e Kosovës vetëm kanë filluar ta kuptojnë se ka radar statik,…

Read More

Nga koalicioni VLEN kanë njoftuar se sonte ata kanë hapur shtabin zgjedhor në Strugë, shkruan SHENJA. Zv/kryeministri Izet Mexhiti, në një postim në rrjetin social facebook shkroi se sonte Struga u zgjua për ndryshim dhe se foli qartë. “Në zemër të qytetit tonë të bukur, u hap me madhështi shtabi për zgjedhjet lokale, vendi ku nis organizimi për ndryshimin që e kemi pritur gjatë. Qindra struganë të mbledhur, energji e jashtëzakonshme, besim i palëkundur, ky është urimi më i mirë drejt fitores që na pret! Shef i shtabit do jetë Albrim Hoxha, një djalë i përkushtuar, i guximshëm, me vizion…

Read More

Kryeministri Hristijan Mickoski sot tha se nuk do të vendoset taksë për beqarët dhe se ju kërkon falje të gjithë atyre që ashtu e kanë kuptuar. Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas seancës së Komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së për deklaratën e tij se do të vendoset taksë për beqarët, tha se qëllimi ka qenë të provokohet debat publik për shkak se është i shqetësuar për gjendjen demografike në vend, njofton Portalb.mk. Mickoski më 4 korrik në debatin “Trendet demografike, sfidat dhe zgjidhjet e mundshme” tha se Qeveria po shqyrton futjen e taksave shtesë për qytetarët beqarë në vend.…

Read More

Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me debatet procedurale që po e përcjellin bllokimin e konstituimit të Kuvendit, duke theksuar se votimi i fshehtë është i lejuar dhe nuk përbën shkelje të Kushtetutës. Duke iu referuar Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, Dehari citon pikën 178 të tij, ku thuhet se “as Kushtetuta, as Rregullorja e Kuvendit nuk përcaktojnë nëse votimi në seancën konstituive duhet të jetë i hapur apo i fshehtë” dhe se “në këtë seancë nuk vlejnë mocionet procedurale”. Sipas Deharit, kjo do të thotë…

Read More