Autor: Suad Avdiu

Pas një viti pjesëmarrje në qeverisje, koalicioni VLEN ka dëshmuar paaftësi të plotë për të ndryshuar realitetin e hidhur të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Gjendja jo vetëm që nuk është përmirësuar, por përfaqësimi i shqiptarëve po përkeqësohet në mënyrë të rrezikshme dhe të qëllimshme. Sot, siç ishin edhe dje, këto institucione mbeten “zona të ndaluara” për shqiptarët: 0 shqiptarë në Njësinë Speciale “Tigrat” 0 shqiptarë në Njësinë Speciale “Ujqit” 0 shqiptarë në Njësinë e Ndërhyrjes së Shpejtë 0 shqiptarë në Drejtorinë e Zonave të Lira Ekonomike 0 shqiptarë në Akademinë e Shkencave 0 shqiptarë në Agjencinë e Filmit Disproporcioni…

Read More

Emir Sulejmani, kandidati i mundshëm për kryetar të Komunës së Zhelinës, ka publikuar një mesazh të fuqishëm drejtuar diasporës shqiptare, me rastin e kthimit të mërgimtarëve në vendlindje gjatë sezonit veror. Në postimin e tij, Sulejmani vlerëson rolin jetik të mërgimtarëve duke i quajtur “shtylla që nuk u përkulën kurrë” dhe “kapitali më i çmuar i kombit”. “Në kohët më të vështira, ishit ju që nuk e latë të fiket drita kombëtare. Sot, me kthimin tuaj, kthehet forca, nderi dhe shpresa e një populli,”, shkruan ai. Ai shton se mërgimtarët janë pjesë e çdo vendimi të madh dhe se falë…

Read More

Moti sot me diell por më i freskët, me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë dhe erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi verior )mbi 60 km/h).Temperatura minimale do të jetë në interval prej 7 deri në 16, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 22 deri në 31 gradë.Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë dhe erë e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 13, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 29 gradë Celsiusë.

Read More

Vazhdon përplasja e BDI-së me koalicionin VLEN sa i përket punësimit të shqiptarëve. Nga partia opozitare sot në një postim në Facebook kanë publikuar institucionet që sipas tyre nuk ka asnjë punësim të rinj shqiptar. Nga BDI thonë se “qëllimi është që shqiptarët të margjinalizohen plotësisht nga institucionet shtetërore dhe publike, duke u shtyrë në periferi të sistemit politik, administrativ dhe ekonomik të vendit”. “Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësimin më të thellë për diskriminimin sistematik dhe përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore dhe publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Rasti i fundit në Ministrinë e Energjetikës, ku nga…

Read More

VLEN është në fazën përfundimtare të kompletimit të provave dhe më pas do ngrejë padi penale në Prokurorinë Themelore Publike sa më shpejt të jetë e mundur kundër ish-zyrtarëve të Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS) për shkak të dyshimeve për bashkëpunim politik dhe falsifikim të rezultateve të regjistrimit të vitit 2021. Koalicioni akuzon gjithashtu BDI-në se qëndron pas manipulimit të rezultateve të regjistrimit. “Po mbledhim të gjitha provat e disponueshme publike, duke përfshirë pranimet e bëra publike se “regjistrimi ishte brenda kornizës së dakorduar”. Numri i shqiptarëve të regjistruar në shumë fshatra dhe vendbanime nuk korrespondon me realitetin në terren,…

Read More

Me 461 vota për, 121 kundër dhe 107 abstenime, Parlamenti Evropian miratoi Raportin për Maqedoninë, por me këtë rast u hoqën nga dokumenti termat që lidhen me identitetin dhe gjuhën maqedonase. Amendamentet që kërkonin fshirjen e tyre, të propozuara nga eurodeputetë bullgarë, u miratuan falë mbështetjes së tre grupeve më të mëdha parlamentare. Debati për këtë raport u zhvillua mbrëmjen e kaluar, ku raportuesi për Maqedoninë, Thomas Waitz, bëri thirrje për mbështetje ndaj vendit. “A është Maqedonia një partner i besueshëm? Po, ajo merr pjesë 100% në politikën tonë të përbashkët të jashtme dhe të sigurisë. Kjo është një shtet…

Read More

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dënon ashpër sulmin fizik i cili ka ndodhur sot, ndaj ekipit gazetaresk të televizionit ALSAT-M, i cili po raportonte për zjarrin e madh në deponinë ilegale në Vizbeg.“Sipas informacioneve nga kolegët, gazetari Avni Tahiri dhe kameramani Shenoll Hajredini janë sulmuar fizikisht nga një person, pronar i mbeturinave për të cilat dyshohet se kanë shkaktuar zjarrin. Sulmuesi ia ka marrë me forcë telefonin gazetarit Tahiri dhe e ka hedhur në zjarr, ndërsa kameramani Shenoll Hajredini gjithashtu është sulmuar dhe kamera e tij është dëmtuar. Personi në fjalë është arrestuar nga Ministria e Punëve të Brendshme…

Read More

Ministria për Punë të Brendshme njofton publikun se për shkak të ri-ndezjes së zjarrit pranë Bllacës, trafiku në rrugën kufitare Shkup-Bllacë është ndërprerë plotësisht në të dyja drejtimet, dhe është mbyllur edhe pika kufitare e Bllacës.Ministria e Brendshme, në koordinim me institucionet e tjera kompetente, po merr masa për shuarjen e zjarrit. U bëjmë thirrje qytetarëve që të mos udhëtojnë drejt pikës kufitare të Bllacës derisa të shuhet zjarri dhe të normalizohet trafiku, për të cilën do ta informojmë publikun përkatësisht.

Read More

Një incident serioz ndodhi në Vizbegov, në vendin ku gjithë ditën po digjej një zjarr në deponinë e egër, që shkaktoi shqetësim në tërë kryeqytetin. Policia arrestoi A.N., pronarin e personit juridik që menaxhon mbetjet e hekurit të vjetër në lagjen Vizbegov të Shkupit. Arrestimi ndodhi pasi në vendin e ngjarjes shpërtheu një zjarr i madh, ku pronari nuk i respektoi urdhrat e autoriteteve, gjë që shkaktoi edhe një përleshje masive mes një grupi qytetarësh dhe policisë. Nga Ministria e Punëve të Brendshme konfirmuan se në orën 09:16, më 09.07.2025, u raportua zjarr në mbetjet e hekurit të vjetër në…

Read More