Autor: Suad Avdiu
Deri në mesditë, dje në vend ishin regjistruar gjithsej 14 zjarre në ambient të hapur. Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim njoftoi se katër prej tyre ishin ende aktive – në komunën e Dojranit, pranë fshatit Nikoliq, ku po digjet një pyll i ulët, në komunën Cashka ku ka tym në një zonë shkëmbore pa flakë të dukshme, në Kumanovë në vendin Preovce ku po digjet bimësi e ulët, si dhe në Nagoriçan të vjetër. Qytetarët morën një mesazh SMS për gjendjen e shpallur të jashtëzakonshme për shkak të zjarreve, me një njoftim për ndalimin e lëvizjes në pyje. Qendra për…
Ministria për Transformim Digjital informon se aplikacioni elektronik për caktimin e terminit për nxjerrjen e dokumenteve personale është sërish i disponueshëm përmes portalit të shërbimeve elektronike uslugi.gov.mk, transmeton Portalb.mk. „Me kërkesë të shumë qytetarëve dhe të nxitur nga mediat, e bëmë sërish të qasshme aplikacionin elektronik për caktimin e terminit për letërnjoftim, pasaportë dhe patentë shoferi“, njoftoi ministri Stefan Andonovski në Facebook. Ai shtoi se me këtë iniciativë vazhdon misioni për digjitalizimin e administratës publike.
Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi mori pjesë në prezantimin publik të Planit Operativ të Punësimit 2025 në Kumanovë, të organizuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës dhe Agjencia e Punësimit. Ngjarja tërhoqi vëmendjen e qytetarëve të shumtë, të rinjve, kompanive dhe përfaqësuesve të institucioneve lokale, të cilët treguan interes serioz për mbështetjen shtetërore për punësimin dhe përparimin ekonomik. “Ne nuk ofrojmë premtime deklarative, por mjete konkrete për ndryshim. Investojmë 40 milionë euro në masa aktive që duhet të ndihmojnë qytetarët të qëndrojnë këtu, të përparojnë dhe të realizojnë potencialin e tyre”, theksoi ministri Durmishi. Plani për vitin 2025…
Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova sot në Ohër do të jetë nikoqire e presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj i cili do të qëndrojë në vizitë pune në Maqedoninë e Veriut, njofton TV21. Presidenti i Shqipërisë do të pritet në vilën “Biljana” në Ohër, ku është paraparë takim dhe drekë pune me presidenten Sijanovska-Davkova. Në orët e pasdites do ta vizitojnë artizanalet kulturore-historike, ndërkaq në mbrëmje do të marrin pjesë në hapjen e festivalit “Vera e Ohrit”. Bajram Begaj do të shoqërohet edhe nga bashkëshortja e tij, Armanda Begaj.
Dënojmë ashpër sulmin fizik dhe kërcënimet ndaj Kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska dhe ekipit që e shoqëronin gjatë inspektimit të objekteve pa leje në Shkup. Ky sulm duhet të jetë një alarm tejet serioz për funksionimin e ligjit dhe për atë se kah shkon ky shtet. Nëse një kryetare e kryeqytetit mund të sulmohet aq lehtë nga bandat, çfarë ngeli për qytetarët e rëndomtë. Dhuna është e patolerueshme në çfarëdo qoftë rrethane, ndërsa kur ajo ushtrohet edhe ndaj personave zyrtarë dhe një kryetare komune, dëshmon se në këtë shtet nuk ka më as ligj, as siguri dhe as…
Është e turpshme dhe për keqardhje mënyra se si BDI, në mungesë të argumenteve, përpiqet të mashtrojë opinionin publik me shpifje dhe të pavërteta. Opinioni meriton fakte, jo trillime për qëllime politike. Për 20 vite në pushtet, BDI e ka shndërruar diskriminimin në standard institucional. Ja vetëm një shembull: Filharmonia e Maqedonisë së Veriut Të punësuar: 115 maqedonas (96%) 5 shqiptarë (4%) Këto janë të dhëna zyrtare dhe të verifikueshme, pasqyrë reale e neglizhencës dhe dështimit të qëllimshëm që i’u bë shqiptarëve për pazaret e ndyra korruptive, pa mos i’u bë vonë aspak për çështjen shqiptare. VLEN ka nisur ndryshimin…
Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikën kufitare Tabanocë për hyrje në vend dhe në pikën kufitare Bogorodicë për dalje nga vendi, vërehet një frekuencë e shtuar e automjeteve, koha e pritjes është rreth 15-20 minuta. Në pikat e tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe…
Moti sot do të jetë me diell dhe më ngrohtë me vranësira lokale të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga jugu. Temperatura minimale do të jetë në intervalin 8 deri në 18 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 29 deri në 36 gradë. Në Shkup, me diell dhe më ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare kryesisht nga jugu. Temperatura minimale do të bjerë në 14, ndërsa maksimale do të arrijë 35 gradë.
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka shprehur shqetësimin më të thellë për atë që e cilëson si realizim sistematik të një plani të përbashkët të dy partive maqedonase, të ndërmjetësuar nga oligarkia, me synim vendosjen e shqiptarëve në margjinat e proceseve politike, shoqërore dhe ekonomike në vend. Në një reagim publik, BDI thekson se rasti i fundit në Filharmoninë e Maqedonisë së Veriut është një dëshmi shqetësuese e kësaj strategjie. Nga 18 punësime të realizuara gjatë gjashtë muajve të fundit në këtë institucion, vetëm një i punësuar është shqiptar – pavarësisht se drejtuesi i institucionit është vetë shqiptar. “Ky është…
Vazhdojnë përplasjet në mes BDI-së dhe VLEN-it për punësimin e shqiptarëve. Nga VLEN thonë se “BDI-ja që sot vajton për përfaqësim, për 20 vite në pushtet e injoroi dhe e përdori Marrëveshjen e Ohrit si mjet pazari”. Prej atje theksojnë se “nuk janë vetëm bindjet, por faktet ato që e tregojnë të vërtetën”. “Kujtojmë bisedat e përgjimeve, ku ish-zëvendëskryeministri Musa Xhaferi dhe ish-ministri i Drejtësisë Blerim Bexheti pazariteshin me të drejtat e shqiptarëve duke thënë: “Nuk na çon në Xhenet edhe një shqiptar më shumë”. E nga kjo mendësi “hedhja futja” nuk pritet diçka më shumë se këto fakte tronditëse…
