Autor: Suad Avdiu

ASH sot përmes një kumtese i drejtohet opinionit publik dhe përfaqësuesve të koalicionit VLEN me një sërë pyetjesh thelbësore, ku siç thonë, nuk mund të mbeten pa përgjigje në kohën kur Maqedonia e Veriut përballet me izolim të thelluar ndërkombëtar, me ngecje në procesin e integrimeve dhe me retorikë gjithnjë e më të rrezikshme nga vetë eksponentët qeveritarë. “Zëvendësministrja për Çështje Evropiane dhe zëvendësshefe e negociatave me BE-në, Viktorija Trajkov – ndihmësja politike e ministrit kukull Orhan Ibrahimi – deklaroi qartë në debat televiziv se: “Për ne, negociatat me çdo kusht nuk ekzistojnë! Nëse çmimi është Maqedonia, gjuha maqedonase dhe identiteti maqedonas – thjesht nuk negociojmë!” A është ky qëndrimi i…

Read More

Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë ka reaguar me tone të ashpra pas thirrjes së ambasadorit të saj në Shkup në Ministrinë e Jashtme, duke e cilësuar këtë hap si të papritur dhe të pajustifikuar. Në një deklaratë zyrtare, MPJ bullgare thekson se është befasuese që ky veprim vjen në një kohë kur, sipas saj, për muaj me radhë, përfaqësues të lartë të qeverisë maqedonase kanë transmetuar mesazhe dhe veprime armiqësore ndaj Bullgarisë. Sipas deklaratës, ambasadori bullgar në Maqedoninë e Veriut ka theksuar mungesën sistematike dhe të qëllimshme të respektit nga autoritetet në Shkup ndaj Bullgarisë, në qëndrimet e…

Read More

Sot, rreth orës 10:55, në Spitalin e Qytetit është sjellë një 49-vjeçar me dy plagë në pjesën e gjoksit, dhe pa shenja jete, konfirmojnë nga Spitali i Qytetit lidhur me të shtënat në Batincë. Mjekët thonë se janë ndërmarrë menjëherë masa për reanimim, por mjekët kanë konstatuar se viktima ka qenë tashmë i pajetë në momentin e pranimit. “Sot, rreth orës 10:55, në spital është sjellë një person i gjinisë mashkullore, 49 vjeç, me dy plagë në pjesën e gjoksit. Janë ndërmarrë menjëherë masa për reanimim, por është konstatuar që ai është tashmë i ndjerë”, deklaruan nga Spitali i Qytetit.…

Read More

Menshir Misini: Ja e kujt është përgjegjësia Në një kohë kur Maqedonia po përballet me një valë alarmante zjarresh që po shkatërrojnë pyje, prona dhe po rrezikojnë jetën e qytetarëve, institucionet tona, sërish po dëshmojnë paaftësi, mungesë koordinimi dhe vonesë të pajustifikueshme në reagim. Fatkeqësitë godasin pikërisht aty ku më pak i pret – por vonesa në reagim, mungesa e përgatitjes dhe papërgjegjshmëria institucionale nuk janë të papritura, janë pasojë e qartë e një sistemi të dështuar. Zjarret nuk njohin kufij, por përgjegjësi po. Dhe kjo përgjegjësi bie mbi qeverinë dhe mbi të gjithë ata që për 20 vite me…

Read More

Arbër Ademi E pabesueshme sa fort e ka zënë për fyti VMRO-ja “Vlen”-in! Të dalin e ta mbrojnë me aq zell kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, i cili më 11 dhjetor kishte përgatitur një referat prej 75 faqesh për të masakruar gjuhën shqipe, dhe të na e shesin si “gardian” të multietnicitetit… është thjesht e turpshme! Ky person është i njëjti që në mënyrë antikushtetuese sulmoi Marrëveshjen e Ohrit dhe rrëzoi përfaqësimin e drejtë dhe adekuat. Ama VLEN-i nuk lejon as që të diskutohet në Kuvend për të. Si thoni? Të rrijmë rehat?! Shqiptarët nuk janë vetëm, për ta kujdeset Stoillkoviqi…

Read More

Për zjarrin afër Stajkovcit janë ndaluar dhe më pas liruar tre fëmijë Pas shpërthimit të zjarrit në afërsi të fshatit Stajkovc, janë privuar nga liria tre fëmijë, shtetas të huaj të Britanisë së Madhe, njoftuan nga Prokuroria. „Sipas Ligjit për drejtësinë për fëmijët, me ta është zhvilluar një bisedë, pas së cilës janë lënë të lirë. Prokuroria po vazhdon të sigurojë dëshmi lidhur me mundësinë e përfshirjes së tyre në zjarrin konkret ose në qëllimin për të kryer ndonjë tjetër vepër penale“, thonë nga Prokuroria Themelore Publike. Rasti mbetet nën hetim të mëtejshëm, ndërsa institucionet kompetente po ndërmarrin të gjitha…

Read More

Ministri Arben Fetai ka publikuar një përmbledhje të punëve të realizuara nga ekipi i tij në vetëm dy javët e fundit, duke i cilësuar si hapa historikë për drejtësi sociale dhe funksionim të shtetit. Projektligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat është miratuar në Qeveri, një nismë që Fetai e cilëson “historike” pas më shumë se 20 vitesh premtime të pambajtura nga ish-qeverisjet. Është zgjidhur përfundimisht çështja e personave pa shtetësi që mbetën të tillë pas shpërbërjes së Jugosllavisë. Sipas UNHCR-së, Maqedonia e Veriut bëhet shteti i parë në rajon që mbyll këtë kapitull. Qeveria ka miratuar edhe një Strategji…

Read More

Të nderuar qytetarë, Në cilësinë tonë si këshilltarë të Bashkimit Demokratik për Integrim, ndjejmë obligim moral dhe politik që të ndajmë me ju disa fakte të rëndësishme për gjendjen reale të ndërmarrjeve publike në komunën tonë gjatë viteve të fundit. Nga analiza e raporteve zyrtare tremujore dhe vjetore për periudhën 2021–2025, është më se e qartë se shumica e ndërmarrjeve publike janë futur në një krizë të thellë menaxhimi. Pavarësisht ndihmave të shumta që komuna ka ofruar për katër vite radhazi – përmes subvencioneve dhe mbështetjes financiare – rezultatet janë katastrofale. -Ndërmarrja “Tregu i Gjelbër” ka regjistruar humbje prej 3.000,000…

Read More

Lëvizja Arbëria ndjek me vëmendje qëndrimet e institucioneve evropiane dhe të eurodeputetëve në lidhje me procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Në këtë kontekst, deklarata përkujtuese e eurodeputetit Thomas Weitz, se ndryshimet kushtetuese , janë zotim i marrë nga vetë Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe duhet të miratohen pa vonesa, është një tjetër këmbanë alarmi se koha nuk punon në favorin tonë. Ndryshimet kushtetuese janë një kusht i qartë për të ecur përpara në rrugën drejt BE-së. Çdo vonesë e mëtejshme është një pengesë direkte për të ardhmen evropiane të vendit dhe për besueshmërinë tonë…

Read More

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj 57-vjeçarit me inicialet Z.Ç. nga komuna e Novo Sellës, i cili ka sulmuar brutalisht vajzën e tij 11-vjeçare dhe gjithë ngjarjen e ka regjistruar me telefonin e tij mobil. Ngjarja ka ndodhur para dy ditësh, në oborrin e shtëpisë së tij. Pas publikimit të videos në rrjetet sociale, policia nga SPB Strumicë ka ndërmarrë menjëherë masa, e ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin, i cili gjatë marrjes në pyetje e ka pranuar veprën. Vajza është ekzaminuar në Qendrën Mjekësore të Strumicës, ku janë konstatuar lëndime trupore – skuqje në të…

Read More