Autor: Suad Avdiu
Sipas Qendrës për Menaxhimin e Krizave (QMK), situata me zjarret në vend është nën kontroll. Deri në orën 7 të mëngjesit të sotëm, janë regjistruar gjithsej 28 zjarre në zona të hapura, nga të cilat dy janë ende aktive, katër janë vënë nën kontroll dhe plot 22 janë shuar plotësisht. Zjarre aktive janë regjistruar në fshatin Nikoliq, Komuna e Dojranit, ku po digjet një pyll i ulët, si dhe në Çuçer Sandevë, në zonën midis fshatrave Gornjani dhe Bllacë, ku po luftohet një zjarr pyjor me një qasje më komplekse. “Të gjitha forcat e disponueshme janë në terren – zjarrfikës,…
Begaj takon Ahmetin: Bashkëpunimi Shqipëri-Maqedoni do t’i japë rajonit orientim të qartë europian Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj i cili po qëndron në vizitë pune në Maqedoninë e Veriut, ka takuar edhe kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti. “Me Ali Ahmetin është gjithmonë kënaqësi të takohesh e të ndash mendime. Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë faktor vendimtar shtetformues dhe mbështetës të palëkundur të rrugës Euroatlantike të vendit, duke dëshmuar ngahera përkushtim ndaj paqes, stabilitetit, bashkëjetesës dhe vlerave demokratike”, njoftoi Beja. Në kuadër të takimit, siç njofton Ahmeti, kanë biseduar “me përkushtim për përforcimin e marrëdhënieve ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe…
Njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, ka reaguar ashpër pas informacioneve që lidhen me përfshirjen e eksponentëve të BDI-së në zjarrvëniet e fundit që kanë përfshirë rrethinën e Shkupit, duke paralajmëruar se nëse këto dyshime konfirmohen, atëherë BDI do të përjetojë fundin e saj politik dhe moral. “Aty ku ka tym, ka edhe zjarr. Dhe kush po i hedh benzinë këtij zjarri? Informacionet kanë qarkulluar prej kohësh: BDI, në mungesë të shpresës për t’u kthyer në pushtet, mund të inskenojë incidente për të prodhuar krizë dhe për të rikrijuar ndonjë kauzë politike false, nën emrin ‘nongrata, kazino, korrupsion…
“Lufta jonë politike nuk është për pushtet, por për të drejta dhe barazi. E drejta e shqiptarëve e me të edhe e çdo qytetari garantohet vetëm në një shtet që ndërtohet mbi dije, drejtësi dhe transparencë. Shqiptarët nuk janë monedhë pazari. Ata nuk janë mall privat për pasurimin e politikanëve të BDI-së. VLEN u krijua nga një bindje e thellë: në institucione duhet të vendosë merita, jo mbiemri. Çdo vend pune duhet të fitohet me djersë, jo me lidhje familjare. Përfaqësimi duhet të jetë i hapur, publik dhe i verifikueshëm, jo statistikë për mashtrim”, thekson VLEN sot përmes një komunikate.…
Një ngjarje e rëndë me përmasa tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Prilepit, ku një konflikt brenda familjes përfundoi me tre persona të vdekur, përfshirë një fëmijë vetëm 13 vjeç. Ngjarja u shndërrua në një operacion policor me rrezik të lartë, ku u përdor edhe një granatë dore ndaj oficerëve të policisë. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Punëve të Brendshme, drama nisi rreth orës 21:20, kur një grua raportoi në polici se burri i saj, P.Ç. (43 vjeç) dhe djali i tyre 13-vjeçar ishin larguar nga shtëpia dhe mund të ndodheshin në banesën e…
Një ngjarje e rëndë familjare ka tronditur qytetin e Prilepit të shtunën pasdite, ku një burrë ka vrarë me armë zjarri nipin dhe djalin e tij 11-vjeçar, përpara se të vetëvritej. Tragjedia ndodhi rreth orës 15:00, në një lagje pranë Qendrës për Punë dhe Politikë Sociale në Prilep. Sipas portalit Infomax, i cili raporton nga vendngjarja, autori i dyshuar i kishte ftuar në shtëpi viktimat, dhe pas rreth një ore, i ka qëlluar për vdekje. Sipas të njëjtit burim, rasti është denoncuar në polici rreth orës 15:30, përmes linjës telefonike 192, por ekipi policor i SPB–Prilep është paraqitur në vendngjarje…
Presidenti Bajram Begaj vizitoi Ohërin, ku u takua me Presidenten Siljanovska-Davkova për të diskutuar bashkëpunimin bilateral mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Në këtë takim u theksua rëndësia e integrimit europian dhe nevoja për projekte të përbashkëta që sjellin vlerë për qytetarët e të dy vendeve. “Në Ohër për një vizitë njëditore, me ftesë të Presidentes Siljanovska-Davkova. Folëm për bashkëpunimin bilateral, rajonal dhe integrimin europian. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ndajnë vullnetin për të bashkëpunuar në projekte me vlerë për qytetarët tanë.
Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë dhe hedh poshtë në mënyrë kategorike shpifjet dhe lajmet tendencioze të cilat po përhapen në disa qarqe afër pushtetit, që kanë për qëllim njollosjen dhe diskreditimin personal të funksionarëve dhe aktivistëve tanë politikë në Shuto Orizarë, përfshirë gjoja përfshirjen në incidente të rënda si zjarrvëniet në hapësirat përreth Shkupit dhe Vizbegut. Këto përpjekje të qëllimshme për manipulim publik paraqesin një sulm të drejtpërdrejtë ndaj zërit opozitar dhe përfaqësimit politik të shqiptarëve. Në prag të zgjedhjeve lokale, është e qartë se kemi të bëjmë me një strategji të mirëmenduar për të frikësuar, shantazhuar…
Gjashtë përpjekje për in vitro do të mbulohen nga Fondi për Sigurim Shëndetësor, në vend të tre sa ishte deri tani, dhe këto do të jenë falas për qytetarët që po përpiqen të kenë pasardhës. Ky ndryshim vjen pas disa ndryshimeve të ligjit për mbrojtje shëndetësore të popullatës, të cilat janë miratuar më 10 korrik në Kuvend, me iniciativë të një grupi deputetësh në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Fondin. Sa i përket kërkesave për in vitro, gjatë vitit të kaluar ka pasur 1.495 kërkesa për in vitro, nga të cilat, 1280 për fëmijë të parë, 195 për fëmijë…
Përshëndetje: Unë jam Xhem Lamallari-Baruti. Prej dy ditësh, emri im po përmendet në lajmet qendrore, në emisione debative, në portale dhe media të ndryshme. Jo vetëm kaq — emri im është bërë edhe pjesë e diskurseve politike të partive si VMRO, LSDM dhe Levica. Madje edhe ministri i Punëve të Brendshme ka përmendur emrin (apo pseudonimin) tim publikisht. E gjithë kjo zhurmë ka ndodhur pas një fjalosjeje verbale mes vëllait tim dhe kryetares së Qytetit të Shkupit, znj. Arsovska. Dua ta bëj të qartë dhe t’ju informoj se nuk kam dërguar askënd të fjaloset apo të përleshet me askënd, nuk…
