Autor: Suad Avdiu

Shkup, 14 korrik 2025 – Naime Islami Zeqiri është emëruar Drejtoreshë e re e Qendrës për Arsimin e të Rriturve. Lajmin e ka bërë të ditur Arben Fetai, i cili e ka përgëzuar për marrjen e detyrës, duke vlerësuar lartë kapacitetet e saj profesionale dhe integritetin personal. “Naimja është një kuadër i dëshmuar, me dije dhe pastërti. Ajo do t’i kryejë me përkushtim dhe profesionalizëm detyrat që lidhen me pozitën, duke promovuar dhe zhvilluar arsimin e të rriturve për të mbështetur rritjen e tyre personale dhe profesionale në dobi të shoqërisë sonë,” shkroi Fetai në një postim në rrjetet sociale.…

Read More

DREJTORIA E DOGANAVE BRENDA NJË VITI VENDOSI THEMELET PËR RRITJE TË PËRSHPEJTUAR EKONOMIKE RRITJE E TË ARDHURAVE PREJ 105 MILION EURO, NGRITJA E 181 KALLËZIMEVE PENALE, ZBATIMI I POLITIKAVE KRYESORE REFORMUESE Drejtoria e Doganave mblodhi të ardhura prej dy miliardë eurosh në një vit, ose 105 milion euro në Buxhet, më shumë se një vit më parë. Përmes Sektorit për Kontroll dhe Hetime, 181 kallëzime penale për krime të kryera u ngritën në Prokurorinë Themelore Publike dhe në Prokurorinë Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion. Në total, janë shkatërruar mbi 520 raste aksione kriminale. Është hartuar Ligji i…

Read More

ASH e udhëhequr nga Ziadin Sela theksoi se “Qeveria monoetnike në Republikën e Maqedonisë së Veriut po ndjek një strategji të qëllimshme, sistematike dhe të vazhdueshme për të margjinalizuar shqiptarët, për të zhdukur gjurmët e identitetit tonë kombëtar dhe për të eliminuar përdorimin zyrtar të Gjuhës Shqipe nga institucionet shtetërore dhe hapësirat publike.” “Mosrespektimi i gjuhës shqipe nuk është më thjesht neglizhencë – është një politikë shtetërore diskriminuese, që vjen si pasojë e mungesës totale të vullnetit politik për barazi reale dhe respekt të ndërsjellë. Këto veprime janë sulm i drejtpërdrejtë ndaj një prej shtyllave themelore të identitetit shqiptar –…

Read More

Aleanca për Shqiptarët(ASH) e udhëhequr nga Arben Taravari ka shprehur shqetësim dhe indinjatë të thellë ndaj qëndrimit të grupimit politik siç e quan FLEN, i cili siç thuhet ka dhënë pëlqimin e tij të heshtur dhe të dëmshëm për projektligjin e ri për lojërat e fatit, një iniciativë që është përgatitur dhe drejtohet nga VMRO-DPMNE, dhe që pritet të miratohet në Qeveri këto ditë për t’u proceduar më tej në Kuvend. “Ky ligj nuk sjell asnjë përmirësim real për shoqërinë shqiptare. Përkundrazi, ai përforcon dhe zyrtarizon praninë e industrisë së bixhozit në afërsi të komuniteteve tona, me pasoja të drejtpërdrejta…

Read More

BDI përmes një komunikate reagoi se këtë vit, manifestimi shtetëror “Vera e Ohrit”, i financuar nga institucionet publike të vendit, po zhvillohet pa asnjë përfaqësim të kulturës shqiptare në programin zyrtar. “Në një shtet ku shqiptarët përbëjnë një pjesë të rëndësishme të popullsisë dhe të jetës kulturore, përjashtimi i plotë i çdo elementi shqiptar nga një festival kombëtar është i papranueshëm dhe shqetësues. Programi zyrtar i “Verës së Ohrit” përfshin koncerte, shfaqje teatrore dhe mbrëmje të veçanta kushtuar kulturave evropiane, por asnjë ngjarje muzikore, teatrale apo ekspozitë nuk përfaqëson trashëgiminë e pasur kulturore shqiptare. Kjo heshtje kulturore është në vetvete…

Read More

Në mbledhjen e ardhshme të aksionarëve të kombinatit bujqësor KB Pelagonia Sh.A. Manastir, e cila do të mbahet më 11 gusht, është propozuar shkarkimi i Salaudin Arifit nga pozita e anëtarit të Bordit Drejtues. Në vend të tij, si anëtar i ri joekzekutiv dhe i pavarur, pritet të emërohet Jove Kekenovski, profesor universitar dhe ish-politikan, përcjell INA. Edhe pse nuk figuron si aksionar i drejtpërdrejtë në dokumentet zyrtare të kompanisë, Salaudin Arifi ka pronësi të konsiderueshme indirekte në kombinatin bujqësor Pelagonia. Ai është themelues dhe pronar i kompanisë “Nova Agro Invest” DOOEL Shkup, e cila zotëron rreth 9.86% të aksioneve…

Read More

Shpallet konkurs për dy pozita të reja të zëvendësguvernatorëve në Bankën Popullore të Maqedonisë së Veriut Shkup, 14 korrik 2025 – Vetëm pak kohë pas emërimit të guvernatorit të ri të Bankës Popullore të RMV-së, është shpallur konkurs për përzgjedhjen e dy zëvendësguvernatorëve të rinj. Konkursi është publikuar në faqen zyrtare të bankës, përcjell INA. Kandidatët duhet të jenë shtetas të Maqedonisë së Veriut, me reputacion të përshtatshëm dhe të kenë diplomë universitare (minimum 240 ECTS ose VII/1), si dhe përvojë profesionale ose akademike në ekonomi, financa, bankë apo drejtësi. Ndalohet pjesëmarrja e personave që janë në procedura falimentimi ose…

Read More

“Duke u larguar nga tema e shtetësisë bullgare në Maqedoni, ky është problemi kryesor – nuk ka problem të jesh shtetas gjerman, çek, por për një shtetas bullgar, për mbi 200 mijë shtetas maqedonas që kanë marrë shtetësi bullgare, ky është problem”, tha këtë mëngjes eurodeputeti bullgar Andrei Kovaçev në një emision për mediat bullgare. “Zhvillimi i karrierës së tyre është ndalur, biznesi i tyre është nën presion, fëmijët e tyre fyhen në shkollë. Dhe ata fshihen, si në rastin e kryetares së Bashkisë së Shkupit, ajo thotë se ka shtetësi çeke, sepse askush nuk është e interesuar për këtë.…

Read More

Moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë, pasdite me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtim i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 9 deri në 18 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 32 deri në 39 gradë. Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i nxehtë, pasdite me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtim i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të bie deri në 17 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë…

Read More

Dhjetë persona, përfshirë gjashtë fëmijë, u vranë në një sulm ajror izraelit ndërsa prisnin për të mbushur enët me ujë në pjesën qendrore të Gazës të dielën, thanë zyrtarët e shërbimeve të emergjencës. Trupat e tyre u dërguan në Spitalin al-Awda në Nuseirat, i cili gjithashtu trajtoi 16 të plagosur, përfshirë shtatë fëmijë, tha një mjek aty. Dëshmitarët okularë thanë se një dron qëlloi një raketë ndaj një turme që po priste me kanistra bosh pranë një kamioni uji në kampin e refugjatëve al-Nuseirat. Ushtarakët izraelitë janë kontaktuar për koment. Ndërkohë, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq tha se kishte…

Read More