Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

27 Nëntor, 2026

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

26 Nëntor, 2026

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

26 Nëntor, 2026

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

26 Nëntor, 2026

Sali: Plani i Rritjes po sjell rezultate konkrete dhe po përshpejton integrimin evropian

26 Nëntor, 2026

Cigaret do të shtrenjtohen në Maqedoni, plani për të ulur duhanpirjen

26 Nëntor, 2026

Edhe me dy rroga, vështirë deri në fund të muajit!

26 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 27 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Detaje zyrtare nga MPB për tragjedinë në Prilep: 62 vjeçari vrau nipin 43 vjeçar bashkë me djalin e tij 13 vjeç dhe më pas u vetëvra

Suad AvdiuBy Suad Avdiu13 Korrik, 2025 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Një ngjarje e rëndë me përmasa tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Prilepit, ku një konflikt brenda familjes përfundoi me tre persona të vdekur, përfshirë një fëmijë vetëm 13 vjeç. Ngjarja u shndërrua në një operacion policor me rrezik të lartë, ku u përdor edhe një granatë dore ndaj oficerëve të policisë.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Punëve të Brendshme, drama nisi rreth orës 21:20, kur një grua raportoi në polici se burri i saj, P.Ç. (43 vjeç) dhe djali i tyre 13-vjeçar ishin larguar nga shtëpia dhe mund të ndodheshin në banesën e të afërmit të tyre me inicialet P.G. (62).

Policia ndërhyri menjëherë në adresën e treguar. Gjatë aksionit autori kishte refuzuar hapjen e derës, por më pas policia ndërhyri me forcë në hapjen e saj ku menjëherë shpërtheu dhuna.

Në momentin e hyrjes së forcave të rendit, 62 vjeçari si autor i vrasjes së dyfishtë hodhi një granatë dore drejt policisë, e cila fatmirësisht nuk shpërtheu, por nxori tym. Oficerët u tërhoqën menjëherë, por ndaj tyre u qëllua me armë zjarri nga brenda shtëpisë. Policia u detyrua të kundërpërgjigjej për të neutralizuar situatën.

Pas disa orësh tension dhe përpjekjesh për të marrë kontrollin e situatës, në orën 01:35 të mëngjesit, ekipet mjekësore konstatuan vdekjen e tre personave: babait P.Ç., djalit të tij të mitur dhe të afërmit P.G..

MPB konfirmoi zyrtarisht se janë marrë të gjitha masat hetimore dhe teknike për zbardhjen e plotë të ngjarjes, e cila po hetohet në koordinim me Prokurorinë Publike. Hetuesit pritet të përcaktojnë se kush ka qenë autori i të shtënave fatale, si dhe çfarë motivi qëndron pas kësaj tragjedie që ka lënë të tronditur një qytet të tërë.

“Ngjarja përfshin përdorim të armëve të zjarrit dhe mjet shpërthyes, që përbën incident të rëndë sigurie. Po merren të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit,” – thuhet në deklaratën e MPB-së.

Lexuar: 17

Lajme te ngjashme

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

Sali: Plani i Rritjes po sjell rezultate konkrete dhe po përshpejton integrimin evropian

Cigaret do të shtrenjtohen në Maqedoni, plani për të ulur duhanpirjen

Lajmet e fundit

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

27 Nëntor, 2026

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

26 Nëntor, 2026

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

26 Nëntor, 2026

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

26 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.