Autor: Suad Avdiu

Një djalë me nevoja të veçanta nga fshati Hotel i Komunës së Likovës rrezikon të braktisë shkollimin për shkak të ndërprerjes së bashkëpunimit me asistentin e tij personal, i cili për vite me radhë e ka ndihmuar në edukimin dhe përfshirjen në procesin mësimor. Prindërit e tij, Sefedin dhe Ibadete Murati, i janë drejtuar me një kërkesë urgjente Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, duke kërkuar që të mos bëhet zëvendësimi i asistentit aktual, Dardan Latifi, i cili – sipas tyre – ka qenë kyç për përparimin dhe stabilitetin emocional të djalit të tyre, Selim Murati. “Selimi është shumë i lidhur…

Read More

Gjykata ka dënuar me gjithsej 50 vite e gjysmë burg gjashtë anëtarë të grupit të Gërçecit, të akuzuar për trafik kokaine dhe dy vrasje të porositura nga hakmarrja. Katër prej tyre morën dënime deri në 6 vjet burg për trafik droge, ndërsa dy të tjerët – Fati dhe Shulejb Sulejmanovski – u dënuan me 14.5 dhe 15 vjet burg për pjesëmarrje në grup kriminal dhe vrasje. Grupi vepronte nga viti 2019 deri në 2021, duke trafikuar kokainë nga Shqipëria dhe Belgjika në Maqedoni, ndërsa komunikimi i tyre është dokumentuar përmes aplikacionit “Sky”. Disa të dyshuar mbeten ende të paarritshëm për…

Read More

Pas dorëheqjes së Gzim Kadriut, i cili u largua nga pozita pas daljes së partisë së tij nga koalicioni qeverisës, Vlora Ibraimi u emërua u.d. drejtoreshë e ndërmarrjes publike “Tregu” në Komunën e Kumanovës. Ajo si përfaqësuese e VLEN theksoi se përparësi e menjëhershme do të jetë një analizë e detajuar e gjendjes aktuale në ndërmarrje – nga struktura organizative, deri te kapacitetet njerëzore dhe nevojat urgjente të shërbimeve publike. Ajo paralajmëroi ristrukturim të brendshëm, optimizim të shpenzimeve, identifikim të burimeve alternative të financimit dhe vendosjen e një transparence më të madhe në proceset vendimmarrëse dhe financiare. Ajo është ekonomiste…

Read More

Mëngjesin e sotëm në qendër të Shkupit, përballë stacionit policor “Beko”, një llamarinë e shqyer nga një ndërtesë në ndërtim e sipër ra mbi një çiklist i cili po kalonte pranë vendit të aksidentit. Sipas dëshmive të qytetarëve, konstruksioni i llamarinës ishte shkëputur për shkak të erërave të forta. Çiklisti pësoi lëndime të rënda, dhe Shërbimi i Urgjencës Mjekësore ndërhyri në vendngjarje. Dëshmitarët okularë thonë se personi i lënduar u dërgua menjëherë në spital. Aktualisht nuk ka asnjë informacion zyrtar nga Ministria e Brendshme në lidhje me shkaqet e aksidentit dhe gjendjen shëndetësore të personit të lënduar. Ngjarja shkaktoi reagime…

Read More

Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet entuziazmin me të cilin Qeveria e tanishme po promovon realizimin e projekteve strategjike të vendit, siç është Koridori 8, një projekt i jashtëzakonshëm i përmasave kombëtare dhe ndërkombëtare, që përfaqëson interes strategjik për Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe për aleancën euroatlantike dhe rrjetin e korridoreve trans-evropiane të NATO-s. Megjithatë, nuk mund të mos theksojmë se pikërisht ata që dikur e sabotonin, e bllokonin dhe e stigmatizonin këtë projekt, sot përpiqen të përvetësojnë meritën për një iniciativë që u mundësua dhe u jetësua falë vullnetit politik, angazhimit institucional dhe vizionit strategjik të BDI-së dhe…

Read More

Për më shumë se 20 vite qeverisje, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) e harroi kulturën shqiptare. Përfaqësimi i artistëve shqiptarë ishte i rastësishëm, financimi u politizua, ndërsa institucionet kulturore u shndërruan në vegla të propagandës partiake apo në burime të keqpërdorimeve të rënda financiare. Qytetarët nuk harrojnë. Faktet flasin vetë: Filharmonia me vetëm 4% përfaqësim shqiptar; Opera dhe Baleti me vetëm 1% përfaqësim; Agjencia e Filmit e mbyllur për artistët shqiptarë. Festivalet kombëtare, teatrot dhe institucionet e trashëgimisë kulturore janë kapur nga një rrjet klientelist dhe janë të mbyllura për krijuesit shqiptarë. Më rëndë akoma, kultura jo vetëm që u…

Read More

Posta e Kumanovës po rifiton pamjen që meriton Pas shumë viteve të neglizhencës dhe mungesës së investimeve, Posta Kryesore e Kumanovës – zemra e shërbimit postar për qytetin – po merr më në fund vëmendjen e merituar. “Posta e Kumanovës, për vite të tëra e harruar dhe lënë në mëshirë të kohës… Sot, po i japim fytyrën që e meriton,” u shpreh Orhan Kurtishi, duke theksuar rëndësinë e këtij institucioni për qytetarët. Ky rinovim është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve të punës dhe ofrimit të shërbimeve më cilësore për qytetarët. Kumanova meriton më shumë – dhe ky…

Read More

Konventa Kombëtare për Bashkimin Evropian në Maqedoninë e Veriut, e organizuar nga Lëvizja Evropiane, dje ishte nikoqire e sesionit të 17 të Grupit të Punës 4 – Drejtësia, Liria dhe Siguria (Kapitulli 24) me temë “Efikasiteti i reagimit institucional në Republikën e Maqedonisë së Veriut ndaj rekomandimeve të BE-së për konfiskimin dhe menaxhimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme”, transmeton Portalb.mk. Dialogu u përqendrua në çështjet dhe sfidat kryesore në procesin e harmonizimit të legjislacionit të Maqedonisë së Veriut me standardet evropiane në aspektin e ngrirjes, konfiskimit dhe menaxhimit të pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme, zbulimit të boshllëqeve ligjore…

Read More

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira. Pasdite do të ketë kushte për reshje lokale të shiut. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi verior. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 12 deri 17, ndera temperaturat maksimale do të lëvizin prej 26 deri 38 gradë celsius.

Read More

Krerët e VLEN, Zeqirija Ibrahimi, Izet Mexhiti, Arben Fetai si dhe kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, realizuan sot një takim me Paul Prososki, drejtor i Zyrës Rajonale të Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI), dhe ekipin e tij. Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend, me theks të veçantë mbi proceset zgjedhore lokale, rëndësinë e transparencës, forcimin e demokracisë lokale dhe garantimin e integritetit institucional. Një pjesë e veçantë e diskutimit iu kushtua mundësive për thellimin e bashkëpunimit me IRI-n, si një partner i rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve institucionale, demokratizimin e mëtejshëm të proceseve politike dhe…

Read More