Autor: Suad Avdiu

Këshilli i Prokurorëve Publikë sot zgjodhi unanimisht Darko Jakimovskin dhe Vladimir Millosheski, ish-prokurorë nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, si anëtarë të rinj të Prokurorisë së Lartë Publike Shkup Në garë për këto dy pozicione, përveç Jakimovskit dhe Millosheskit, ishin prokurorët Aleksandar Markoski, Marija Gjorgeva, Sanja Burjakoska Kitanovska, Zoran Markoski, Ljubomir Lape, Jasmina Kosteska Zdraveska dhe Spasenka Andonova. Gjatë votimit, Prokurori Publik i Republikës Ljupço Kocevski vlerësoi të gjithë kandidatët që aplikuan, duke theksuar cilësinë dhe përkushtimin e tyre. Këshilli vazhdon me zgjedhjen e dy prokurorëve publikë në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, për…

Read More

Këtë verë, qytetarët presin një “shportë verore” ose ndonjë ngrirje të re çmimesh që po i djeg xhepat çdo familjeje. Çfarë do të bëhet dhe nëse Qeveria do të gjejë më në fund një recetë për shuarjen e flakëve të çmimeve është një çështje e hapur për momentin.Kryeministri Hristijan Mickoski nuk ishte veçanërisht i saktë kur gazetarët e pyetën se çfarë po planifikonte saktësisht qeveria. Ai tha se do të ulej dhe do të diskutonte me Ministrin e Ekonomisë Besar Durmisi rreth masave specifike që duhet të ndalojnë këto rritje çmimesh. “Sinqerisht, për momentin nuk kam informacion se lista e…

Read More

Aleanca për Shqiptarët e udhëhequr nga Arben Taravari përmes një komunikate thekson se “shpreh shqetësimin e thellë ndaj mënyrës se si po prezantohet në opinion ligji i ri për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese. Pavarësisht propagandës se do të mbyllen kazinot dhe bastoret pranë shkollave, teksti ligjor flet ndryshe: bixhozi jo vetëm që nuk mbyllet, por institucionalizohet me përjashtime të rrezikshme që dëmtojnë familjen dhe të rinjtë tanë”. Sipas tyre, ky është një ligj që nuk synon mbylljen, por riorganizimin dhe zgjatjen e jetës së industrisë së bixhozit në formë të rregulluar. Më tej thuhet se dëshmi për këtë…

Read More

Ekipet mobile doganore të Administratës Doganore kanë shtypur disa raste të aktivitetit kriminal ditët e fundit, përfshirë një përpjekje për të tregtuar mbulesa të falsifikuara për telefonat Apple, gjatë së cilës u sekuestruan gjithsej 5.6 mijë copë. Gjatë vitit të kaluar, ekipet mobile nga Departamenti për Operacione brenda Sektorit për Kontroll dhe Hetime kanë zbuluar dhe parandaluar 275 aktivitete kriminale në tentativë, ose më shumë se dyfishi i numrit të regjistruar një vit më parë, kur kishte të dhëna për 118 sekuestrime. Më poshtë janë detajet e sekuestrimeve të kryera nga ekipet mobile doganore gjatë ditëve të fundit: · Një…

Read More

BDI ka reaguar në lidhje me ligjin e ri për lojërat e fatit, i cili dje kaloi në Qeveri. Nga kjo parti thonë se VLEN-i premtoi se do t’i mbyllte kazinotë, por i solli më afër “Sot, falë tyre, kazinotë i kemi më afër se kurrë, midis lagjeve, pranë shkollave, përballë xhamive, kudo. Nga “mbyllja totale”, në praninë totale. Kjo është ironia e zezë e një fushate të ndërtuar mbi gënjeshtra, ku premtimi ishte mbyllja, ndërsa rezultati është lulëzimi i industrisë së bixhozit”. “Kur industria e lojërave të fatit protestonte përballë Kuvendit, VLEN-i nuk ishte në anën e qytetarëve, ishte…

Read More

Nga VLEN thonë se dje Qeveria solli më shumë vendime me rëndësi dhe përfitim real për shqiptarët në vend, sesa ka arritur të sjellë çfarëdo qeverie e drejtuar nga BDI gjatë një mandati të plotë. Nga VLEN më tej thonë se “këto rezultate janë dëshmi e qartë se kur shqiptarët janë realisht të përfaqësuar në tryezën e vendimmarrjes, premtimet shndërrohen në vepra, ndërsa deklaratat në përmirësime të prekshme në jetën e përditshme”. “Ne jemi në Qeveri për të sjellë rezultate konkrete për qytetarët tanë. Dje, në seancë të Qeverisë u miratuan këto vendime: 1. Ligji për shkollat e mesme të…

Read More

Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 11 deri 21 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 31 deri 39 gradë. Në Shkup, mot me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla dhe erë të lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie 18 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 39 gradë. Të enjten do të mbajë mot ende më i nxehtë,…

Read More

Sot në Tetovë është zhvilluar një takim miqësor mes Kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, dhe Kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, me veprimtarin e njohur të çështjes shqiptare në diasporë, Bruno Ceka. Bruno Ceka është një personalitet i shquar që prej dekadash kontribuon për çështjen kombëtare shqiptare në rajonin e Ballkanit. Edhe pse jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai ka qenë aktiv në përpjekjet për pavarësinë e Kosovës, si dhe në mbështetjen e proceseve demokratike dhe kombëtare në të gjitha trevat shqiptare. Takimi u zhvillua në një atmosferë konstruktive dhe miqësore, ku…

Read More

Me propozim të Ministrisë për Çështje Evropiane dhe aktorëve përkatës, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar Propozim-Ligjin për Shkollat e Mesme të Komuniteteve Fetare, i cili njeh në mënyrë të barabartë diplomat e medresesë me ato të shkollave të tjera të mesme në vend. Ministri Orhan Murtezani e vlerësoi vendimin si një hap të rëndësishëm drejt barazisë arsimore dhe respektimit të të drejtave të besimtarëve: “Dita e sotme është ditë e madhe për besimtarët në vendin tonë, ditë e madhe për medresenë!” Ky ligj u jep të diplomuarve nga shkollat fetare mundësi të barabarta për të vazhduar arsimin e…

Read More

VLEN përmes një komunikate thekson se sot Drejtoria e Doganave të Maqedonisë së Veriut ka realizuar 21 punësime të reja, me ç’rast qytetarët shqiptarë po zënë vendin që u takon me dinjitet në një prej institucioneve më të rëndësishme të shtetit. “Këto punësime janë rezultat i përkushtimit tonë për ta kthyer administratën shtetërore në pasqyrë reale të përbërjes etnike dhe profesionale të vendit. Për herë të parë, nuk ka më nevojë për ndërmjetës, parapagime apo rekomandime partiake. Ka vetëm një kriter: dinjiteti dhe meritokracia. Faleminderit zëvendësdrejtorit të Doganave, Mustafa Dauti, për angazhimin e palëkundur në realizimin e këtij qëllimi fisnik,…

Read More