Posta e Kumanovës po rifiton pamjen që meriton Pas shumë viteve të neglizhencës dhe mungesës së investimeve, Posta Kryesore e Kumanovës – zemra e shërbimit postar për qytetin – po merr më në fund vëmendjen e merituar. “Posta e Kumanovës, për vite të tëra e harruar dhe lënë në mëshirë të kohës… Sot, po i japim fytyrën që e meriton,” u shpreh Orhan Kurtishi, duke theksuar rëndësinë e këtij institucioni për qytetarët. Ky rinovim është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve të punës dhe ofrimit të shërbimeve më cilësore për qytetarët. Kumanova meriton më shumë – dhe ky projekt është një dëshmi konkrete për këtë përkushtim.






