Autor: Suad Avdiu

Aktive janë tri zjarre në sipërfaqe të hapur deri në orën 12:00, nga gjithsej pesë gjatë ditës së sotme, informoi Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). Është shuar një, ndërsa nën kontroll është një zjarr në vend të hapur. QMK njoftoi se aktive janë zjarret në Komunën Veles në fshatrat Xhidimircë – Krushjë – Ivankovci ku po digjet pyll i përzier, në Komunën Makedonski Brod ndërmjet fshatit Creshnevë, Llokvicë, Krapë po digjet pyll i degraduar ahu, shkurre dhe vegjetacion i ulët edhe në Komunën Vasilevë në fshatin Niviçinë ku po digjet pyll me kërcell të ulët. Nën kontroll është vendosur…

Read More

Ministria e Shëndetësisë reagoi ashpër pas zbulimit të një rasti korrupsioni në Spitalin Klinik “Dr. Trifun Panovski” në Manastir, ku një profesionist mjekësor u kap në flagrancë duke pranuar ryshfet sot. Siç raportuan disa media, rasti përfshinte një mjek nga Reparti i Syve në Spitalin Klinik në Manastir. Ministria informon se menjëherë është iniciuar një procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore, në përputhje me të gjitha procedurat ligjore. Reagimi, siç theksojnë ata, është i shpejtë, parimor dhe i qartë, me qëllim mbrojtjen e dinjitetit të pacientëve dhe integritetit të punonjësve të kujdesit shëndetësor.

Read More

Zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Doganave, Mustafa Dauti, realizoi sot një takim pune me përfaqësues të lartë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shkup, përfshirë Atasheun e ICITAP-it, Michael McKee, këshilltarin politik Matthew Flannes dhe këshilltarin Adrian Ismaili. Në fokus të takimit ishte misioni i ICITAP, program kyç i cili kontribuon në forcimin e kapaciteteve institucionale përmes trajnimeve me standarde ndërkombëtare, me theks të veçantë në fushën e sigurisë kufitare dhe profesionalizmit të shërbimeve doganore. Dauti shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Ambasadës amerikane dhe theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në të ardhmen, si një lidhje strategjike…

Read More

Zv.kryeministri Izet Mexhiti, sot në konferencë për media ka folur për propozim-ligjin e ri për lojërat e fatit, me të cilin tha se klubet e kazinove dhe bastoreve do të largohen së paku 500 metra nga objektet shkollore. Mexhiti tha se me ligjin e ri për 70 përqind do të ulet prezenca e qendrave të bixhozit dhe bastoreve, njofton Telegrafi Maqedoni. https://youtu.be/fwMwjPs4M3A “Dje qeveria jonë miratoi ligjin për lojërat e fatit. Është hap i rëndësishëm për luftën kundër mafias së bixhozit. Ne trashëguam shoqëri në të cilin bixhozi lulëzonte, sot të paktën operojnë 1500 qendra bixhozi, bastore dhe aparate…

Read More

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se ka shpallur konkurs për pranimin e 150 policëve të rinj. Nga MPB tregojnë disa nga kushtet e përgjithshme dhe të veçanta që duhet të kenë kandidatët, ndërsa shtojnë se konkursi do të jetë i hapur për 15 ditë Pjesë e njoftimit të MPB-së: 1.Kandidatët duhet t’i përmbushin këto kushte të përgjithshme: – të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut; – të jetë në moshë madhore, dhe të mos i ketë mbushur 25 vjet jete nëse për herë të parë themelon marrëdhënie pune në vendin e punës në Ministri për të cilin…

Read More

I pyetur nëse ai personalisht do të garojë për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti tha se VLEN ende nuk ka vendosur për komunat e tjera, përpos për Strugën, ku do a mbështesin Mendi Qyrën, i cili ka shpallur kandidaturën si i pavarur, përcjell TV21. Mexhiti tha se për 16 komuna të tjera me shumicë shqiptare, VLEN po pret rezultate nga anketat e agjencive në vend dhe rajon. “Do të thotë tani për tani, ajo që është vendosur në suaza të VLEN, është që Mendi Qyra të mbështetet në Strugë. Gjithçka tjetër është në tavolinë, do të thotë kur…

Read More

Dje ishte një ditë historike për arsimimin dhe për besimtarët në vendin tonë, me këto fjalë kryetari i Alternativës dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Zeqirija Ibrahimi, njoftoi miratimin e propozim-ligjit për Medresenë “Isa Beu” nga ana e Qeverisë. “Me krenari dhe përkushtim ju njoftojmë se Qeveria dje e ka miratuar propozim-ligjin për shkollat e mesme të komuniteteve fetare që është një hap tejet i rëndësishëm, që e zgjidh përfundimisht një çështje shumëvjeçare dhe të ndjeshme për nxënësit e shkollave fetare në RMV dhe veçmas për nxënësit e Medresesë “Isa Beu”. Ky ligj bën të mundur që diplomat e Medresesë…

Read More

Një banor i Kumanovës ka dashur t’i vërë flakën një bastorie, njofton Ministria e Brendshme. Sipas Ministrisë së Brendshme, më 15 korrik 2025 në orën 22:50, oficerë policie nga Departamenti i Punëve të Brendshme i Kumanovës arrestuan Zh.D. (42) nga Kumanova, nën dyshimin se kishte tentuar të shkaktonte zjarr në një bastore sportive në rrugën “Gjorce Petrov” në Kumanovë. – Zh.D. është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihen akuza përkatëse, deklaron Ministria e Brendshme.

Read More

Kryetari aktual i komunës Bilall Kasami do të kandidojë edhe për një mandat tjetër në Komunën e Tetovës në zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor, njoftoi në konferencën e sotme për shtyp Zeqirija Ibrahimi, kryetar i Alternativës dhe njëri nga liderët e VLEN-it. “VLEN deri më tani ka shpallur kandidaturat për kryetar komune me të cilat do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale. Ne mbështesim kandidatin e pavarur për Strugën, Mendi Qyra. Ndërkohë, tashmë është e qartë se VLEN do të shkojë me Blerim Sejdiun në Zhelinë. Ende po diskutojmë për kandidatët e tjerë”, tha Ibrahimi. Ai konfirmoi…

Read More

Nëse përcaktohet se ato janë të rrezikshme për jetën e qytetarëve, atëherë do të ndërmerren veprime ligjore dhe ndërtesat e paligjshme do të shemben, tha Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski. Ai u pyet se çfarë do të bëhet me ndërtesat pa leje në Çair, por edhe në komuna të tjera në vend, nëse përcaktohet se ato janë ndërtuar pa leje. “Sigurisht, do të veprojmë sipas ligjit. Nëse përcaktohet se është një ndërtesë pa leje, nëse përcaktohet se paraqet rrezik për jetën e qytetarëve, sigurisht që duhet t’i nënshtrohet prishjes”, tha Toshkovski. Ai tha se pjesëtarët e policisë hynë dje në…

Read More