Autor: Suad Avdiu
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, zhvilloi sot një takim të rëndësishëm me deputetin gjerman Tilman Kuban, përfaqësues i Bundestagut. Në këtë takim u vlerësua mbështetja e vazhdueshme e Gjermanisë për Maqedoninë e Veriut dhe Ballkanin Perëndimor, si dhe u diskutua për sfidat dhe perspektivat e bashkëpunimit dypalësh, me theks të veçantë në procesin e integrimit evropian të vendit dhe përforcimin e marrëdhënieve parlamentare mes dy vendeve. Përveç takimit ndërkombëtar, Gashi kryesoi edhe seancën e 60-të plenare të Kuvendit, ku u trajtuan çështje të ndryshme të rendit të ditës dhe u vazhdua puna nga disa seanca të…
Rënia nga 160 mijë në 65 mijë e prodhimit vendor të grurit si dhe mos mbrojtja e prodhimit vendor po dëmton drejtpërdrejt prodhimin vendas të grurit dhe miellit. Rënia e prodhimtarisë vendore të grurit dhe vartësia nga importi për bukë dhe miell është konfirmuar edhe nga Zyra evropiane e Statistikave Fisnik PASHOLLI Shkup, 17 korrik – Çmimet e bukës dhe miellit nuk do të jenë të qëndrueshme, ndërsa në pikëpyetje është blerja e grurit vendor prej 12 denarësh për kilogram, thonë mullisët në vend. Argumentet e tyre janë se përderisa po avancon korrja, cilësia e grurit zvogëlohet dhe përkeqësohet, duke…
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se për shkak të zjarreve ëshët mbyllur për qarkullim autostrada nga pikëpagesa Milladinovci deri te nyja Bunarxhik, në dy drejtimet, kurse veturat rikahëzohen drejt Petrovecit. Nga MPB-ja apelojnë deri te qytetarët që të mos drejtohet në këtë pjesë të autostradës deri në njoftimin e radhës se i njëjti është hapur për qarkullim. (Tv21)
Punësimet në M-NAV, emërimet drejtuese në sektorin e kulturës dhe ndryshimet e propozuara në Ligjin për Punët e Brendshme kanë ringjallur frikën për një partizim të mëtejshëm të institucioneve në Maqedoninë e Veriut. Ministri për Administratë Publike, Goran Minçev, gjatë një ngjarjeje kundër korrupsionit në Shkup, u përpoq të qetësojë opinionin publik, duke deklaruar se qytetarët mund të jenë të sigurt se administrata publike do të jetë më e përgjegjshme, më profesionale dhe në shërbim të interesit publik, e jo nën ndikim personal apo partiak. Megjithatë, situata në terren flet ndryshe. Në faqen zyrtare të Agjencisë për Administratë janë shpallur…
Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, prezantoi shtyllën e parë të platformës së re politike të kësaj force, mbrojtjen e identitetit kombëtar shqiptar – duke u bërë thirrje të gjithë shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, pa dallim partie apo bindjeje politike, që të bashkohen rreth kësaj kauze. “Mbrojtja e identitetit nuk është vetëm një çështje politike është një detyrë dhe përgjegjësi kombëtare,” theksoi Taravari. Ai paraqiti katër shtylla konkrete të angazhimit të partisë në këtë drejtim: Zbatimi real dhe pa kompromis i gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në të gjitha institucionet shtetërore dhe administratën publike. Ruajtja e emërtimeve tradicionale shqiptare të vendbanimeve, rrugëve dhe institucioneve,…
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, i ka replikuar deputetit të BDI-së, Arbër Ademi, kjo, pasi Ademi gjatë ditës tha se po fshihet neni 96 nga Ligji për polici, nen që parasheh përfaqësim të drejtë dhe adekuat në këtë institucion. Sipas Isenit, kjo është një dezinformatë e turpshme dhe se e vërteta flet krejtësisht ndryshe. Iseni sqaron se asgjë që garanton përfaqèsimin adekuat nuk është fshirë. Postimi i plotë: DEZINFORMATË E TURPSHME, E VËRTETA FLET KREJTËSISHT NDRYSHE! Sot, një ish-deputet që për 20 vite ishte pjesë e pushtetit që e braktisi përfaqësimin e shqiptarëve në polici, ka zgjedhur të…
Profesoresha Arlinda Amiti është femra shqiptare më e shkolluar në Zvicër. Arlinda Amiti po shkruan historinë e diasporës shqiptare dhe është më shumë se shembull integrimi. Ajo tashme është një shkenctare, njëkohësisht ligjeruese në Universitetin e Bazelit. Profesoresha Arlinda Amiti, është koordinatore e programit të doktoraturës “Islami dhe Shoqëria: Studime Teologjike Islame” në Qendrën Zvicerane për Islamin dhe Shoqërinë (SZIG), shkruan gazeta zvicerane Le Canton27.ch Është modeste ju shmanget lavdit, nuk dëshiron të dalë në gazeta të lavdërohet apo të flas në vetën e parë.
Policia e Kumanovës ngriti kallëzim penal kundër M.J. (61) nga Kumanova për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “falsifikim dokumenti”. Gjatë vitit 2023, i akuzuari ka marrë një diplomë të falsifikuar të shkollës së mesme nga Shkupi dhe e ka përdorur atë kur ka aplikuar për një vend të lirë pune në një ndërmarrje publike në Kumanovë.
Krerët e VLEN vizitojnë Medresenë “Isa Beu”: Ligji që i rikthen dinjitetin dijes dhe fesë! Krerët e VLEN realizuan një vizitë të rëndësishme në Medresenë “Isa Beu” në Kondovë, ku u takuan me udhëheqësit e këtij institucioni të rëndësishëm arsimor dhe fetar, për të kumtuar vendimin historik të Qeverisë për miratimin e propozim-Ligjit për shkollat e mesme fetare. Ky ligj sjell një ndryshim të shumëpritur: pas katër dekadave, nxënësit e Medresesë “Isa Beu” më në fund do të trajtohen të barabartë me çdo nxënës tjetër nga shkollat e mesme publike në vend. Ky është një hap konkret drejt përmbushjes së…
Komuna e Likovës, me në krye Kryetarin e saj z. Erkan Arifi, po vazhdon me realizimin e e projekteve
Edhe 10 ( dhjetë ) projekte të tjera në Komunën e Likovës Komuna e Likovës, me në krye Kryetarin e saj z. Erkan Arifi, po vazhdon me realizimin e e projekteve. Prandaj edhe pas aplikimit të suksesshëm, gjatë Shpalljes së dytë, të gjitha aplikimet tona u pranuan, me çka edhe u nënshkruan edhe kontratat, edhe ate: Projektet në infrastrukturën rrugore janë : 1. Asfaltimi i rrugëve lokale në fsh. Vaksincë – 1, 2. Asfaltimi i rrugës lokale në fsh. Sllupçan – 1, 3. Asfaltimi i rrugës lokale në fsh.Orizare, që shpie nga Kopshti i fëmijëve – 1, 4. Asfaltimi i…
