Autor: Suad Avdiu

Maqedonia dhe Bullgaria janë dakorduar ta finalizojnë marrëveshjen për ndërtimin e një tuneli hekurudhor midis Gjueshevës dhe Deve Bairit deri në fund të korrikut, çka hap rrugën për fillimin e punimeve ndërtimore në vitin 2026. Të dy vendet janë një hap më pranë realizimit të projektit të përbashkët për ndërtimin e një tuneli ndërkufitar hekurudhor midis Gjueshevës dhe Deve Bairit, si pjesë e segmentit lindor të Korridorit 8. Në një takim të mbajtur në Bruksel, palët u dakorduan që deri në fund të korrikut të finalizojnë tekstin e marrëveshjes ndërqeveritare, e cila do të përcaktojë aspektet teknike, financiare dhe operative…

Read More

Një i mitur ka ndërruar jetë në një aksident trafiku që ndodhi herët në mëngjes në rrugën rajonale Ohër – Shën Naum, pranë vendbanimit Raça. Sipas informacioneve nga SPB-Ohër, aksidenti ndodhi në orën 1:40 të mëngjesit kur, në segmentin midis lagjes Raça dhe hyrjes së vjetër të hotelit “Park”, një moped i drejtuar nga një 16-vjeçar nga Ohri, rrëshqiti nga rruga dhe goditi një shtyllë metalike. I mituri pësoi lëndime të rënda dhe u transportua me një automjet të shërbimit të urgjencës mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm në Ohër, ku ndërroi jetë. Në aksident pësoi lëndime të rënda edhe pasagjeri,…

Read More

Nga VLEN në një kumtesë për media thonë se me miratimin e Projektligjit për Lojërat e Fatit nga Qeveria, kanë nisur ofensivën më vendimtare kundër karteleve të lojërave të fatit që sipas tyre, prej vitesh e kanë shndërruar varfërinë e shqiptarëve në valutën e tyre. Nga VLEN thonë se kanë “trashëguar një shoqëri në të cilën çdo cep, nga rrugët e fshatrave deri në qendrat e qyteteve, ishte i shënuar nga vitrinat ndriçuese të kazinove dhe pikave të basteve”. “Mbi 7,000 aparate VLT zbrazën pa mëshirë xhepat e qytetarëve tanë, ndërsa qeveria e mëparshme betohej për “zhvillim ekonomik”. Ne po…

Read More

Para pak minutash, Rrjeti Sizmologjik i Maqedonisë së Veriut njofton se është ndjerë tërmet në Maqedoni, Kosovë dhe Serbi. Nga atje thonë se tërmeti është regjistruar në ora 22:43 dhe ka pasur epiqendrën në Kosovë, 39 kilometra në verilindje të Shkupit, me magnitudë prej 2.6 të shkallës së Rihterit. “Sipas informacioneve të deritashme, me të cilat disponon observatori, tërmeti është ndjerë në Shkup dhe rrethinën e afërt me intensitet prej III shkallë sipas Shkallës makrosizmike europiane”, thuhet në njoftim.

Read More

Pavarësisht retorikës boshe për “luftë kundër bixhozit”, Izet Mexhiti po del të jetë jo armiku, por mbrojtësi më besnik i industrisë së lojërave të fatit në Maqedoninë e Veriut. Në çdo hallkë të kësaj skeme – nga Lotaria Shtetërore te bastoret e njohura, nga pyjet e shkatërruara në Kozhuf, e deri te koncesionet në Çair – del emri i tij, akuzojnë sot nga Aleanca për Shqiptarët, krahu i Taravarit. Nga ASH thonë se ka lidhje të frikshme në mes Mexhitit dhe industrisë së bixhozit. “Është pikërisht Izet Mexhiti – ai që me zë të lartë premtonte luftë kundër bixhozit –…

Read More

Zjarre aktive ka në Komunën e Velesit, pranë fshatrave Xhidimirci-Krushje-Ivankovci, ku po digjet një pyll i përzier, në Komunën e Makedonski Brod, midis fshatrave Creshnevo, Lokvica dhe Krapa, ku po digjet një pyll i degraduar lisi, shkurre dhe bimësi e ulët, dhe në Komunën e Vasilevës, fshatin Nivichino, ku po digjet një pyll me kërcell të ulët dhe bimësi e ulët. Zjarri në Komunën e Dojranit, përkatësisht në fshatin Nikoliq, është nën kontroll. QMK raporton se 17 zjarre janë shuar.

Read More

Moti sot do jetë me diell dhe shumë ngrohtë me vranësira lokale të pakta deri në mesatare. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë, në pjesët perëndimore nga perëndimi, dhe përgjatë Vardarit nga veriu. Në orët e pasdites dhe të mbrëmjes do të ketë zhvillim lokal të vranësirave të paqëndrueshme me shira të rrëmbyeshëm, bubullima, erë të fortë dhe kushte për stuhi të izoluara me breshër. Në Shkup, me diell dhe shumë ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Pasdite, në disa pjesë të luginës do të jetë jostabile me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erëra…

Read More

Gashi pret nxënësit e shkollës verore të Myftinisë së Shkupit: Fëmijët janë forca që formëson të ardhmen Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, zhvilloi sot një takim të veçantë me një grup nxënësish të shkollës verore të organizuar nga Myftinia e Shkupit. Në një atmosferë të mbushur me pozitivitet dhe energji rinore, Gashi theksoi rëndësinë e edukimit dhe njohjes me institucionet shtetërore që në moshë të re. “Ky ishte një takim frymëzues dhe një mundësi e vlefshme për t’i afruar fëmijët me funksionin e Kuvendit dhe rolin e deputetëve. Besoj se edukimi është çelësi…

Read More

Mërgata nuk është mysafire në vendin e vet, ajo është zemra që rreh larg, por që frymon gjithmonë për atdheun. Në këtë frymë, përfaqësues të VLEN-it mirëpritën bashkatdhetarët tanë që po kthehen pranë familjeve të tyre në këto ditë vere. Në pikën kufitare të Tabanocit, mërgimtarët u pritën me ngrohtësi nga: Ardita Sinani, kryetare e Preshevës, Arben Fetai, zëvendëskryeministër, Safije Shahini, zëvendësministre e Sportit, Astrit Iseni, zëvendësministër i Punëve të Brendshme, Venera Azizi, zëdhënëse e Qeverisë, Merita Koxhaxhiku, deputete dhe zëvendësministrja e transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri. Një falënderim i veçantë shkon për rininë e VLEN-it, e cila u angazhua me…

Read More

Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit qershor dhe në gjysmën e parë të korrikut të këtij viti ka realizuar kontrolle tek 883 biznese tatimpaguese në mbarë vendin, nga të cilat janë konstatuar shkelje tek 294 subjekte, për çka janë shqiptuar masa ndëshkuese. Gjatë kontrolleve janë vërejtur parregullsi të ndryshme, përfshirë moslëshimin e kuponëve fiskalë, mospërcjelljen e librit të raporteve ditore financiare, përdorimin e kuponëve fiskalë pa elementet e nevojshme ligjore, mungesën e pajisjeve rezervë fiskale të regjistruara, pajisje fiskale të parregullta si dhe raste të veçanta të moslëshimit të bllokut paragon, përdorimit të pajisjeve…

Read More