Autor: Suad Avdiu
Të nderuar qytetarë, Fondi për Sigurim Shëndetësor është një nga institucionet më të rëndësishme të sistemit shëndetësor. Ai nuk është vetëm mekanizëm financiar, por nyja ku qytetari lidhet me kujdesin, mbështetjen dhe dinjitetin shëndetësor. Barazia dhe përfaqësimi aty nuk janë luks – janë domosdoshmëri. Drejtimi i dyfishtë, për vite me radhë, ka garantuar bashkëqeverisjen, balancën dhe frymën e Marrëveshjes së Ohrit. Por para një jave, ky model u shfuqizua. Një skandal institucional u vulos me votat e deputetëve të VLEN-it. Drejtimi i përbashkët u zëvendësua me një strukturë të centralizuar – me vetëm një drejtor dhe zëvendës – duke dobësuar…
SPB Manastir ngriti kallëzim penal kundër G.P. (29) nga fshati Angellc, komuna e Vasilevës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e dy veprave penale “Tentim vrasje”, tre “Vjedhje të rënda” dhe një vepër penale “Përpunimi, mbajta dhe tregtimi i palejuar i armëve të zjarrit ose lëndëve shpërthyese”. Siç bëri të ditur MPB, në periudhën nga data 2 deri më 07 korrik të vitit 2025 në zonën e fshatit Kërklino, rrethi i Manastirit, i denoncuari ka hyrë në dy uikend shtëpiza, nuk ka marrë asgjë dhe ka shkaktuar dëme materiale, ndërsa në fshatin Sërpc i Poshtëm, komuna…
MPB Maqedoni njofton se sot (18.07.2025) në orën 10:35 të mëngjesit, në SPB Shkup është raportuar se në autostradën Kumanovë – Shkup, pranë hotelit Bellvi, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë një automjet transportues “Iveco” me targa të Shkupit, i drejtuar nga S.D. (54), një automjet pasagjerësh “Audi” me targa të Shkupit, i drejtuar nga D.R. (31) dhe një automjet pasagjerësh “Golf” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga S.A. “Me ambulancë, S.A. është transportuar në kompleksin e klinikave “Nëna Terezë” për ndihmë”. “Hetimi është duke vazhduar, dhe trafiku në atë pjesë drejt Shkupit po devijohet pas pompës…
Aleanca për Shqiptarët denoncon ashpër hipokrizinë e përfaqësuesve të koalicionit, siç e quajn ata, FLEN, VLEN të cilët çdo ditë e më shumë tregojnë tendencë për të mashtruar opinionin publik, duke justifikuar dështimet e njëpasnjëshme dhe duke mbrojtur interesat personale dhe familjare në kurriz të shqiptarëve. “Pak javë para zgjedhjeve lokale – datë kjo që për ironi të fatit u shpall nga kryetari i Kuvendit Afrim Gashi – Zeqirja Ibrahimi, një nga zërat më të zhurmshëm të FLEN-it në rrjetet sociale, vazhdon të premtojë punësimin e mbi 2.500 shqiptarëve në institucionet shtetërore. Ky është një premtim jo vetëm i pabazë,…
Përpjekja e të përzgjedhurve shqiptarë të VMRO-s në qeveri për të shfajësuar veten për heqjen e Nenit 96 nga Ligji për Policinë është kulmi i hipokrizisë dhe shprehja më e qartë e mungesës së tyre reale në qeverisje. Tani po premtojnë se do ta “rregullojnë me amendamente në Kuvend”, ndërkohë që kanë qenë vetë të pranishëm në mbledhjen e Qeverisë ku ky ndryshim u miratua në heshtje. Ky është një fakt i pakundërshtueshëm. Neni 96, që garantonte përfaqësimin etnik në polici, është një detyrim kushtetues që buron nga Amendamenti 6 dhe Marrëveshja Paqësore e Ohrit. Heqja e tij nuk është…
VLEN në një postim në Facebook tha se: BDI sot dëshmoi se ka gënjyer për një vjet rresht VLEN kujdeset për vendet e punës dhe avancimin e shqiptarëve në administratë. Për 20 vjet, PARTIA E LISTAVE TË ZEZA (BDI) i mbajti shqiptarët në fund të shkallës në administratën shtetërore dhe i përdori vetëm si makineri votimi. Sot, kur Qeveria më në fund po hap mundësi edhe për shqiptarët që të punësohen dhe të avancojnë, pikërisht BDI është e para që ngre panik. BDI-së nuk i pengon punësimet në administratë por i pengon punësimi i shqiptarëve. I pengon sepse po u…
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe EKonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski konsideron se të dhënat statistikore të publikuara sot për eksportin e prodhimeve bujqësore janë tregues i qartë se politikat bujqësore lëvizin në drejtim të duhur dhe se në të ardhmen vendi jo vetëm që do t’i përmbushë nevojat vendore, por edhe do ta rrisë eksportin. “Duke i krahasuar pesë muajt e parë prej vitit 2024 me pesë muajt e parë të vitit 2025 në pjesën e eksportit shënojmë rritje mbi 50 për qind. Në numër absolut është rreth 75 milionë euro që është rritje serioze. Kjo rritje do të thotë…
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Ekologjisë, Izet Mexhiti, ka filluar të sulmojë opozitën me akuza boshe, duke thënë se kritikojmë ligje që nuk i kemi lexuar. Por ne e pyesim publikisht: a e ka lexuar vetë Izet Mexhiti Ligjin për Lojërat e Fatit? Sepse nëse e ka lexuar dhe përsëri del në opinion për të thënë se ky ligj do ta mbyllë bixhozin, atëherë po mashtron hapur ose nuk e kupton çfarë firmos. Ky ligj nuk mbyll asgjë. Përkundrazi, ai garanton vazhdimësinë e industrisë së bixhozit në një formë të rregulluar dhe të mbikëqyrur nga struktura që tashmë janë të kapura.…
Kryeministri Hristijan Mickoski tha se po bëhen analiza për rritje lineare të pensioneve edhe atë 1.000 denarë këtë vjeshtë dhe 1.000 të tjera në pranverë. “Jemi të angazhuar seriozisht në këtë analizë, bëjmë vlerësime se sa do të ishte rritja në përqindje, sa do të ishte volumi i masës së parave, ta ndajmë me numrin e pensionistëve. Bëjmë analizë me qëllim që pensionet të rriten në mënyrë lineare me nga 1.000 denarë këtë tetor, kur të marrin pensionin dhe në prill për muajin mars, gjegjësisht rritje lineare prej 2.000 denarësh të ketë për të gjithë pensionistët brenda gjashtë muajve të…
VLEN, përmes një komunikate për media, ka theksuar se për dekada rinia shqiptare ka qenë e fundit në listën e prioriteteve të pushtetit të kaluar. Sot, siç shtojnë ata, kjo po ndryshon. Me hapa konkretë dhe vizion të qartë, VLEN thuhet më tej, po ndërmerr politika që vendosin të rinjtë, arsimin dhe teknologjinë në qendër të zhvillimit dhe të ardhmes evropiane të vendit. Komunikata e plotë: Për 20 vite me radhë, rinia shqiptare ka qenë e fundit në listën e prioriteteve të pushtetit të kaluar. PARTIA E LISTAVE TË ZEZA (BDI) nuk kishte kurrë një agjendë të vërtetë për arsimin,…
