Autor: Suad Avdiu
Bashkimi Demokratik për Integrim e konsideron hapjen e mbi 730 konkurseve publike në prag të zgjedhjeve si një përpjekje të hapur dhe të dëshpëruar të Qeverisë për të manipuluar qytetarët dhe për të blerë përkrahje politike përballë humbjes së pashmangshme që e pret në tetor. Pas një viti të dështuar në çdo drejtim, pa reforma reale, pa progres në integrimin evropian, pa zhvillim ekonomik, pa përmirësim të standardit jetësor dhe me dështime spektakolare në politikën e jashtme, kjo Qeveri po përpiqet të mbulojë dështimin me mjete të vjetra: punësime parazgjedhore në administratë. Konkurset e shpallura, në vend që të jenë…
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut njoftoi se është normalizuar qarkullimi në autostradën Shkup-Kumanovë, nga pika e pagesës Miladinovc deri te nyja Bunarxhuk, edhe ate në të dy drejtimet. Ky aks u bllokua dje pasdite si pasojë e zjarreve që kishin shpërthyer në këtë zonë perreth autostradës, duke mbërritur skaj rrugës dhe duke shkaktuar tym të dendur.
Zijadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, ka treguar se kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti i kishte propozuar që Arben Taravarin ta qesin kandidat për president. Ai duke dhënë detaje, ka thënë se Kurti këtë ja kishte thënë në një takim më 4 janar 2024. Sela ka thënë se për atë nuk do të ishte problem ta kandidonte Taravarin, por siç ka thënë ai ka treguar arsyet se pse shqiptarët nuk duhet të kenë kandidat për president. “Në takimin e fundit që kam pas me z.Kurti më 4 janar 2024, para se të ndodhin…
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se janë arrestuar dy persona nga Kërçova, pasi tek të njëjtit, sipas Policisë, janë gjetur substanca narkotike. Sipas njoftimit të MPB-së, personat në fjalë e kishin fshehur një pjesë të drogës në një pusetë. “Më 17.07.2025, në ora 17:00 në Kërçovë, zyrtarë policorë nga Zyra e Jashtme për Çështje Kriminale në Kërçovë kanë arrestuar E.P. (30) dhe A.P. (60), të dy nga Kërçova. Gjatë një bastisjeje në shtëpinë e tyre, e kryer me urdhër të Gjykatës Themelore të Kërçovës, në banesë është gjetur dhe konfiskuar një qese me një substancë pluhur të bardhë…
● Sot, në qytetin e Kumanovës, Lëvizja ARBËRIA zhvilloi mbledhjen e saj të parë konstituive të Këshillit Drejtues, ku u miratua struktura organizative, rregullorja e punës dhe u konfirmuan simbolika, logoja dhe vula zyrtare e Lëvizjes. ● Lëvizja ARBËRIA shpreh qëndrime të qarta kundër klasës politike aktuale, e cila po mban peng të ardhmen evropiane të qytetarëve. Qeveria aktuale, veçanërisht partneri maqedonas (VMRO-DPMNE), po dëshmon mungesë guximi politik dhe po ushqen një mendësi të vjetëruar izoluese që përjashton shqiptarët si partnerë të barabartë. Kjo qasje është kthyer në pengesë të drejtpërdrejtë për integrimin evropian të vendit. ● ARBËRIA i bën…
Një minator i Trepçës ka protestuar sot para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar nga deputetët që të tejkalojnë bllokadën institucionale dhe të formojnë sa më parë qeverinë dhe Kuvendin, shkruan Gazeta Infokus. I emocionuar dhe me lot në sy, ai mbajti në duar fotografi që dokumentonin protestat historike të minatorëve përballë regjimit serb, duke kërkuar të drejtat e tyre. “Në emër të minatorëve kam ardhë sot këtu… na kanë keqpërdor serbët, na përdorën resurset… ju dhamë votat, e këta na keqpërdorën. Ju lutem, sa më parë me formu qeverinë e Kuvendin, e mos me ju dhanë material Serbëve…”,…
Që VLEN-i është dekor në këtë qeverisje, tashmë të gjithë e dijmë, ndaj nuk më bëjnë përshtypje arsyetimet e tyre ne favor të çdo gjëjë që bën VMRO. Kështu e nis përgjigjen nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, ndërsa përsërit se VMRO-VLEN kanë fshirë nenin nga Ligji i policisë që mbron përfaqësimin e drejtë në polici, gjë që u kundërshtua nga zëvendësministri Astrit Iseni. “Sidoqoftë, vetëm për hir të informimit të opinionit, në fotografitë e mëposhtme e keni të zezën mbi të bardhë se çfarë thotë neni 96, dhe se si propozon kjo qeveri fshirjen e këtij neni që buron nga…
Deputetja e koalicionit VLEN, Imërlije Saliu, ka njoftuar se ashtu sic është paralajmëruar ditë më parë, zyra rajonale e librave amë në Çegran tashmë është plotësisht funksionale! “Shërbimet kanë filluar dhe po kryhen me kohë dhe përkushtim në shërbim të qytetarëve tanë. Dua të kërkoj mirëkuptimin tuaj dhe ndjes për vonesat e ditëve të para, të cilat erdhën si rezultat i disa procedurave teknike dhe administrative që kërkonin pak kohë për t’u përmbyllur. Zyra është plotësisht në shërbimin tuaj!”, ka shkruar deputetja Sali.
Tymi i dendur nga zjarret aktive bllokoi autostradën Shkup-Kumanovë, duke e ndërprerë plotësisht trafikun në të dyja drejtimet – informon Shoqata Automobilistike e Maqedonisë. Sipas dëshmive dhe fotove të qytetarëve në rrjetet sociale, dukshmëria është pothuajse zero – korsitë rrugore nuk janë të dukshme për shkak të perdes së dendur të tymit, transmeton lideri.mk. Qendra për Menaxhimin e Krizave konfirmoi se shkaku i zjarreve ishin shkëndijat nga telat elektrikë nga largpërçuesit e rrymës, të shkaktuara nga erërat e forta që përfshinë rajonin. – Shkëndija nga largpërçuesit janë regjistruar në disa lokacione në Shkup dhe Kumanovë, të cilat shkaktuan zjarre. Të…
Deputetit turk Bejxhan Iljaz pritet të lë mandatin e deputetit dhe pritet të emërohet ambasador, ndërkohë, Fatmire Isaku pritet të zë vendin e tij si deputete e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH). Burime të afërta të zyrtare.net bëjnë të ditur se Menduh Thaçi do ti bashkohet shumicës qeveritare me dy deputetë, duke e forcuar pozicionin e tij në kabinetin e ri qeveritar.
