Policia e Kumanovës ngriti kallëzim penal kundër M.J. (61) nga Kumanova për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “falsifikim dokumenti”. Gjatë vitit 2023, i akuzuari ka marrë një diplomë të falsifikuar të shkollës së mesme nga Shkupi dhe e ka përdorur atë kur ka aplikuar për një vend të lirë pune në një ndërmarrje publike në Kumanovë.

