Autor: Suad Avdiu

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, njoftoi sot një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe baraspeshuar në vend: nënshkrimin e kontratave për 829 projekte të reja investuese, me një vlerë totale prej rreth 15 miliardë denarësh. Në një deklaratë për media, Mexhiti theksoi se ky është një moment historik për komunat dhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut, duke e cilësuar si “një ditë të rëndësishme për të ardhmen e vendit”. Ai potencoi se projektet synojnë zhvillim të barabartë, bashkëpunim të ndershëm mes pushtetit qendror dhe atij lokal, si dhe investime konkrete që përmirësojnë jetën e…

Read More

Kryetari i Alternativës, Dr.Zeqirija Ibrahimi, njëherit edhe njëri prej liderëve të VLEN në një intervistë për MIA ka sfiduar opozitën shqiptare duke i thënë që ta zgjedhin vitin në të cilin duan që t`i krahasojnë punësimet e shqiptarëve me këtë qeveri. Ibrahimi është i bindur se deri para zgjedhjeve lokale do të realizohet punësimi i mbi 2500 shqiptarëve në institucionet e shtetit. “ Ne e kemi sfiduar opozitën shqiptare që ta zgjedhin cilin vit ata e duan nga qeverisja e tyre prej vitit 2002 deri në vitin 2024 me cilin vit të tyre dëshirojnë të krahasohen për punësimet e shqiptarëve…

Read More

Parlamenti Europian thekson se Maqedonia e Veriut mund të hap negociatat për anëtarësim në BE. “Maqedonia e Veriut mund t’i afrohet anëtarësimit në BE, por duhet të veprojë”, shkruan në profilin e PE-së në Facebook. Rruga evropiane e Maqedonisë së Veriut aktualisht është e bllokuar për shkak të kontestit me Bullgarinë. Kusht i vetëm që Maqedonia e Veriut t’i hap negociatat me BE-në është ndryshimi i Kushtetutës, gjegjësisht përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e vendit./Telegrafi/

Read More

Policia po regjistron një numër në rritje të raportimeve për automjete të djegura në të gjithë Shkupin. Një banor i Shkupit dëshmoi për një zjarr të tmerrshëm. Ai ndodhi në një garazh brenda një ndërtese në Hipodrom, tre ditë më parë. Siç tregoi ajo, banorët dolën në rrugë në mes të natës për të shmangur mbytjen nga tymi dhe ajo thotë se pritën gjatë për zjarrfikësit. Ministria e Brendshme e konfirmoi zjarrin. Ata raportojnë se më 14.07.2025 në orën 04:25 të mëngjesit, në SVR Shkup është raportuar se ka rënë zjarr në një hapësirë garazhi brenda një ndërtese në lagjen…

Read More

E përsërisim edhe një herë: Çdo premtim i VLEN është një Mega Mashtrim! Edhe mashtrimi i madh që do t’i mbyllin kazinot dhe bastoret doli në sipërfaqe. Për një vit e gjysmë shtuan kazinot dhe bastoret dhe tani, me ligj, VLEN edhe zyrtarisht u bë kumbar i bixhozit. Mashtruesit vlenistë trumpetonin me vite të tëra që do t’i mbyllin kazinot dhe bastoret bashkë me bixhozin online për të përfunduar aty ku ne theksonim gjithnjë që janë dhe e kanë vendin, në prehërin e industrisë së lojërave të fatit. Nuk mund të ndodhte ndryshe kur sponsorë kryesorë të fushatës dhe të…

Read More

Parlamenti sot përfundoi përfundimin e mandatit të Avokatit të Popullit Naser Ziberi, për shkak të përmbushjes së kushteve për pension pleqërie. Kryetari i Parlamentit, Afrim Gashi, informoi në fillim të seancës së 60-të plenare se mandati i Ziberit përfundon më 12 korrik 2025, në përputhje me nenin 9 të Ligjit për Avokatin e Popullit. Mandati i këtij pozicioni zgjat tetë vjet, dhe Ziberi e ka mbajtur këtë pozicion që nga viti 2021 dhe mandati i tij zyrtarisht duhej të zgjaste deri në vitin 2029. Në një fjalim procedural, deputeti i së majtës, Borislav Krmov, kërkoi përsëri një pushim njëorësh për…

Read More

https://www.facebook.com/watch/?v=1715022086049285 Sporti shqiptar në Maqedoninë e Veriut po përjeton një rilindje të vërtetë! Për herë të parë pas shumë vitesh, klubet sportive shqiptare janë bërë pjesë e barazisë buxhetore dhe mbështetjes së drejtpërdrejtë institucionale. Kjo është vepër konkrete e Qeverisë së re dhe përkushtimit të VLEN. Mbështetje historike për mbi 100 klube shqiptare Në këtë vit të parë të qeverisjes së re, mbi 102 milionë denarë janë ndarë për mbi 100 klube shqiptare në të gjitha trevat, mbështetje që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë! Po përmendim disa nga klubet që kanë përfituar: •KF Shkëndija (Tetovë) – 4.000.000 denarë…

Read More

Një pjesë e pasurisë së konfiskuar të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski është shitur, pasuri kjo që ishte vendosur në shitje si pjesë e procedurës në rastin “Parcela në Vodno”. Siç konfirmojnë nga Agjencia për Menaxhimin e Pasurisë së Konfiskuar për “Fokus”, janë shitur me sukses dy apartamente në rrugën “Bihaçka”, ndërsa për tre apartamentet e tjera në kompleksin elitar “Panorama” në Vodno, ankandi ende nuk ka përfunduar. Apartamenti më i madh, me sipërfaqe prej 57 metrash katrorë, fillimisht u ofrua për 63.000 euro, por u shit për një çmim prej 131.186 euro. Ndërkaq, apartamenti më i vogël, me sipërfaqe prej 38…

Read More

Fushata më e fundit promocionale e Coca-Cola në Maqedoninë e Veriut “Ndaje një Coca-Cola” ka shkaktuar reagime të ashpra në rrjetet sociale dhe opinionin publik, për shkak të përjashtimit të plotë të gjuhës shqipe dhe emrave shqiptarë nga materialet promovuese. Qytetarët bëjnë thirrje për bojkot, ndërsa kanë filluar edhe një peticion ku kërkojnë përgjegjësi. Birraria e Shkupit hesht, shkruan Portalb.mk.  Aktivistja Lume Huseini e cila ka filluar peticionin, bën thirrje që Coca-Cola të përfshijë gjjuhën shqipe në kampanjat dhe produktet në Maqedoninë e Veriut. “Thirrje për bojkot të produkteve Coca Cola-Maqedonia e Veriut, të prodhuara nga Birraria e Shkupit të cilat në suaza të…

Read More