Autor: Suad Avdiu
VLEN njofton se nga ky shtator, Medreseja “Isa Beu” do të jetë zyrtarisht si shkollë e mesme e barabartë në sistemin arsimor të Maqedonisë së Veriut, pas më shumë se 40 vjetësh funksionimi jashtë kornizës ligjore. Vendimi i Qeverisë për miratimin e Propozim Ligjit është rezultat i përkushtimit të VLEN-it për zgjidhje ligjore e jo politika ditore. Ky hap i vonuar do t’i japë fund diskriminimit institucional dhe do t’u hapë rrugë të rinjve për të vazhduar studimet me diploma të njohura zyrtarisht. Nga takimet me përfaqësuesit e Medresesë dhe BFI-së, është theksuar entuziazmi dhe falënderimi për këtë vendim, i…
Deputetja e VLEN-it, Imerlije Saliu, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ish-mimistrit të Jashtëm të BDI-së, Bujar Osmani dhe eksponentëve të BDI-së lidhur me zgjidhjen ligjore për statusin e Medresesë. “Çfarë hipokrizie!” – shprehet ajo, duke e cilësuar reagimin e Osmanit për këtë çështje si “një përpjekje të ulët për të përvetësuar meritat e të tjerëve” dhe një dëshmi se “mashtrimi dhe manipulimi politik janë bërë standard në diskursin e BDI-së”. Sipas saj, gjatë qeverisjes së kaluar, BDI përdori Medresenë si mjet elektoral, solli një vendim anti-kushtetues para zgjedhjeve dhe më pas, me ndikim në Gjykatën Kushtetuese, e rrëzoi vetë…
Fundjava dhe temperaturat e larta padyshim bëjnë që një numër i madh qytetarësh të nxitojnë drejt Greqisë fqinje, drejt detit. LAMM raporton për gjendjen e rrugëve këtë mëngjes. Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur. Në pikën kufitare Tabanocë, koha e pritjes është 35 minuta, në pikën kufitare Dojran, koha e pritjes është 15-25 minuta, dhe në pikën kufitare Bogorodicë, koha e pritjes për hyrje është 15 minuta, dhe për dalje nga vendi, koha e pritjes është 45 minuta. Në pikat e tjera kufitare në…
Ushtria po modernizohet dhe ne po forcojmë kapacitetet mbrojtëse të vendit përmes prokurimit të pajisjeve të reja ushtarake në përputhje me standardet e NATO-s, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski. Në një ceremoni ku morën pjesë pjesëtarë të Ushtrisë, Ministri i Mbrojtjes dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare, Mickoski theksoi se janë zbatuar dy kontrata që sjellin rezultate konkrete për sistemin mbrojtës të Maqedonisë. “Jam krenar të njoftoj se Ministria e Mbrojtjes ka zbatuar me sukses dy kontrata të rëndësishme për prokurimin e pajisjeve të reja moderne ushtarake – pajisje që janë plotësisht në përputhje me standardet e NATO-s. Ky nuk është…
Bilall Kasami tha se nga fundi i këtij muaji, VLEN do të dalë me informacione për ndarjen dhe kandidatët për kryetarë të komunave në zgjedhjet lokale. Kasami tha se liderët e VLEN-it janë në komunikim të vazhdueshëm, dhe se një takim për të diskutuar anketat do ta kenë edhe gjatë ditës së sotme, ndërkaq theksoi se Izet Mexhiti gëzon mbështetje të madhe nga qytetarët, që të kandidojë për kryetar të komunës së Çairit. “Sa i përket z.Mexhiti. Po është fakt që në komunën e Çairit, edhe pse në sondazhe kemi pasur edhe kandidatë të tjerë, të cilët po ashtu dalin…
Nënkryetari i BDI-së Bujar Osmani përmes një postimi në Facebok ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë për njohjen e diplomave të Medresesë ”Isa Beu” në Shkup. Osmani është kritik duke vë theksin siç thotë tek mashtrimet e VLEN-it meqë sipas tij qëllimi i vërtetë i Qeverisë është të anulojë të gjitha të drejtat e fituara përmes Gjykatës Kushtetuese. Ai përmend vendimin e Kryeministrit të parë shqiptar për Medresenë ”Isa Beu” i cili u anulua dhe u kufizua që tani të luajnë teatër. ”Qëllimi i Qeverisë-së është i qartë: të anulojë të gjitha të drejtat e fituara përmes Gjykatës Kushtetuese, ta…
I burgosuri për rastin e Kumanovës, Nasuf Beqiri i cili vuan dënim me burg në Idrizovë, tanimë dhjetë ditë me radhë po përballet me mos trajtim nga stafi mjekësor i burgut, pasi ankohet për dhimbje të dhëmbit, përcjell Alsat. Pas vizitës së familjes sot në burg, na njoftuan se Beqiri është me dhimbje të mëdha të dhëmbit ndërsa rrezikon që t’i përhapen edhe infeksione të tjera. Beqiri ka kërkuar që të dërgohet në trajtim spitalor por nga burgu i janë përgjigjur se nuk ka policë të mjaftueshëm të cilët do ta organizonin transportin e tij deri në spital. Nga burgu…
Si deputet i zonës, Rijad Shaqiri nga ASH-ja, ka dhuruar uniforma pune për të gjithë stafin e punësuar në Shtëpinë e Shëndetit në Likovë, në një akt simbolik falënderimi për përkushtimin dhe angazhimin e tyre ndaj shëndetit të banorëve të komunës. Në një ceremoni të thjeshtë, deputeti Shaqiri shprehu mirënjohjen e tij për stafin e këtij institucioni shëndetësor, duke theksuar se ky gjest modest është një mënyrë për të vlerësuar punën e palodhur që ata bëjnë çdo ditë për qytetarët. “Uniformat janë një shenjë e vogël mirënjohjeje për përkushtimin dhe angazhimin që tregoni çdo ditë për shërbimin ndaj shëndetit të…
Në vitin e ri shkollor, Inteligjenca Artificiale do të bëhet pjesë e procesit mësimor për nxënësit e shkollave të mesme në Maqedoninë e Veriut. Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska tha se Intelegjenca Artificiale do të gjej zbatim në lëndë të ndryshme nga mësimdhënës të cilët tashmë janë trajnuar për këtë fushë. “Me inteligjencën artificiale, mund të merrni oraret e mësimeve dhe oraret e mësuesve brenda një deri në dy minutash, mund të zgjidhë nevojat e tyre të kontabilitetit, mund të bëjë plane mësimi për mësuesit, nëse ka të dhëna mbi temën që mësohet, mund të bëjë teste, ushtrime dhe shumë…
Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, sot në konferecë për shtyp tha se VLEN pas 30 viteve ua kthen shtetin qytetarëve. Ai tha se për dy vjet investojnë 300 milionë euro në projekte lokale, gjë që sipas tij, asnjë qeveri nuk e ka bërë kurrë këtë. Kasami gjithashtu tha se komunat shqiptare në të gjithë Maqedoninë Perëndimore dhe në Shkup, që u lanë në margjina për dekada me radhë, sot po marrin mbi 30% të shumës totale. “Andaj po e them me plot përgjegjësi se padrejtësia historike që u është bërë shqiptarëve nga qeveritë e kaluara i erdhi fundi.…
