Që VLEN-i është dekor në këtë qeverisje, tashmë të gjithë e dijmë, ndaj nuk më bëjnë përshtypje arsyetimet e tyre ne favor të çdo gjëjë që bën VMRO. Kështu e nis përgjigjen nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, ndërsa përsërit se VMRO-VLEN kanë fshirë nenin nga Ligji i policisë që mbron përfaqësimin e drejtë në polici, gjë që u kundërshtua nga zëvendësministri Astrit Iseni.
“Sidoqoftë, vetëm për hir të informimit të opinionit, në fotografitë e mëposhtme e keni të zezën mbi të bardhë se çfarë thotë neni 96, dhe se si propozon kjo qeveri fshirjen e këtij neni që buron nga Marrëveshja e Ohrit dhe Kushtetuta”, ka shkruar Ademi, ndërsa e ka publikuar edhe linkun e propozim-ligjit që Ademi e quan skandaloz!



