Autor: Suad Avdiu
Gara ilegale me makina në autostradë! Reagon Policia: Zero tolerancë për “meraklinjtë e shpejtësisë”
Gara ilegale me vetura nëpër autostradat e Maqedonisë së Veriut janë bërë fenomen i zakonshëm çdo verë. Veturat sportive të ardhura nga vendet e perëndimit po gjejnë hapësirën për t’i “shqyer” gomat dhe të arrijnë shpejtësinë maksimale. Të gjitha këto në mënyrë të organizuar përmes rrjeteve sociale, ku përveç “pilotëve” në timon, në video shihet se kishte edhe publikë të cilët filmonin. Kjo video e arritur në redaksinë tonë është bërë të shtunën në mesnatë ndërmjet 19 dhe 20 korrikut në Autostradën Tabanocë-Kumanovë. Por, video të tilla qarkullojnë gjithandej në rrjetet sociale edhe nëpër qytetet tjera të vendit. Ne pyetëm…
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, u takua sot me ministrin e Punëve të Jashtme, Bashkëpunimit Afrikan dhe Emigrantëve Marokenë të Mbretërisë së Marokut, SH.T. Naser Burita, njpoftojnë nga shtypi i Kuvendit. “Takimi ishte vazhdim i dialogut miqësor midis dy vendeve, me fokus në avancimin e bashkëpunimit të përgjithshëm institucional dhe dypalësh. Kryetari Gashi riafirmoi interesin e Maqedonisë së Veriut për heqjen e vizave me Marokun, si hap drejt lehtësimit të komunikimit, shkëmbimit ekonomik dhe turizmit. Në veçanti, i theksoi mundësitë për bashkëpunim në fushat e ekonomisë, bujqësisë, turizmit, energjetikës, arsimit dhe shkëmbimit të të…
Driton Nebiu, ish-drejtor i Agjencisë për Menaxhimin me Pronën e Konfiskuar dhe kuadër i Aleancës për Shqiptarët – krahu i Selës, pritet të jetë një nga kandidatët e mundshëm të koalicionit opozitar shqiptar për Komunën e Haraçinës në zgjedhjet lokale të Tetorit. Sipas portalit Top24, Nebiu është pjesë e anketave të brendshme të koalicionit dhe renditet në mesin e emrave më të preferuar nga qytetarët. Ai ka përfunduar studimet universitare në Fakultetin e Shkencave Politike pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, si dhe studimet postdiplomike në fushën e pronësisë intelektuale, ku ka fituar titullin magjistër. Gjatë qeverisjes së…
Kandidati për kryetar të komunës së Çairit dhe nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Bujar Osmani, ka deklaruar se zgjedhjet lokale të ardhshme në Maqedoninë e Veriut nuk do të jenë thjesht një proces elektoral, por do të shërbejnë si një referendum për të gjithë shqiptarët në vend. Në një intervistë për Euronews Albania, Osmani theksoi se shqiptarët po përballen me një model të mirëorganizuar politik që synon të zhbëjë identitetin e tyre, fituar sipas tij përmes Marrëveshjes së vitit 2001. “Në zgjedhjet e ardhshme përkundër dëshirës tonë, nuk do të jenë zgjedhje normale lokale por do të jenë…
VLEN në një video në Facebook u shprehën se: Të nderuar përfaqësues të mediave, Të nderuar qytetarë, Në Komunën e Sarajit po vazhdohet me ndërtime që zhvillohen në mënyrë të fshehtë dhe pa dokumentacionin përkatës ligjor. Dëshiroj të informoj opinionin publik se në Saraj është duke u ndërtuar apo rindërtuar një objekt që dikur ishte pasuri publike, pronë e përbashkët e të gjithëve, ndërsa sot është shndërruar në pronë private. Bëhet fjalë për pishinën e cila gjendet në qendrën rekreative sportive në Saraj, e cila në vitin 2023, nga qeveria e atëhershme e përbërë nga BDI dhe LSDM, iu transformua…
VLEN përmes një reagimi thekson se 20 vjet premtimet boshe të BDI-së po i kthejmë në ndërtim të rrugëve të vërteta. BDI për gati dy dekada në pushtet, por rajonet ku jetojnë shqiptarët mbetën pas. “Asnjë projekt madhor infrastrukturor nuk u realizua, asnjë kilometër autostradë drejt Gostivarit, Kërçovës, Strugës, Bllacës apo Qafëthanës. Shqiptarët morën vetëm lule, shirita dhe fotografi në Facebook me fytyrat e Artanit dhe Bujarit. Rrugë u ndërtuan gjithkund, përveç atje ku jetojnë shqiptarët. Ndërsa shteti investonte drejt Kriva Pallankës, Shtipit, Koçanit, Radovishit, Strumicës dhe Gjevgjelisë, BDI nuk tregoi interes për ndërtimin e infrastrukturës në pjesën perëndimore të…
MPB Maqedoni njofton se dje është gjetur i vdekur një shtetas i Serbisë, në ujërat e Liqenit të Ohrit. “Dje në orën 19:41, në Sektorin e Punëve të Brendshme në Ohër është denoncuar se, në afërsi të një kompleksi hotelierik në Liqenin e Ohrit, është parë një person i vdekur”. “Nga masat e marra, u përcaktua se personi ishte M.D. (56) nga Pozharevac, Republika e Serbisë, ndërsa një mjek nga Shërbimi i Mjekësisë së Shpejtë përcaktoi se vdekja nuk tregonte shenja dhune”, thonë nga MPB.
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, gjatë qëndrimit të tij në Uashington, realizoi takim të veçantë me ambasadorin Uilliam Uoker – njeriun që denoncoi masakrën e Reçakut dhe tronditi ndërgjegjen ndërkombëtare mbi krimet në Kosovë, njofton Aleanca për Shqiptarët. “Sot kisha privilegjin e jetës sime të jem i ftuar në shtëpinë e tij. Ka disa njerëz që me trimërinë e tyre bëjnë vepra të jashtëzakonshme si çlirimi i një shteti. Një figurë e këtij kalibri është edhe ambasadori Uoker,” u shpreh Taravari pas takimit. Në takim, thuhet në kumtesë, mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani.…
Deri në orën 08:00 të mëngjesit në territorin e vendit janë evidentuar gjithsej 22 zjarre në ambiente të hapura, prej të cilëve katër janë aktive, tre janë nën kontroll, ndërsa 15 janë shuar, njoftoi Qendra për menaxhim me kriza. Zjarre aktive ka në fshatin Niviçan në Komunën Vasilevë (pyll me kërcell të ulët, dëllinjë, shkurre dhe vegjetacion të ulët), në fshatin Greshnicë, Komuna Makedonski Brod (pyll i përzier dhe bar i thatë) mes fshatrave Creshnevë, Llokvicë dhe Krapë në Komunën Makedonski Brod (pyll i degraduar lisi) dhe mes fshatrave Careviq dhe Smolan në Komunën Prilep (bar i thatë). Nën kontroll…
Kryetari i komunës së Likovës Erkan Arifi Sonte ju bashkuam aksionit për ngjyrosjen e anësoreve të trotuareve dhe vijave për këmbësorët në qendër të fshatit, me qëllim rritjen e sigurisë së kalimtarëve dhe freskimin e pamjes së fshatit. Aktiviteti do të vazhdojë edhe netët në vazhdim, lusim banorët për pak durim dhe mirëkuptim. Puna po bëhet, respekto punën e përbashkët për të mirën e fshatit/ Televizioni News
