Autor: Suad Avdiu

Nga VLEN në një kumtesë për media thonë se “në mbledhjen e djeshme qeveritare, është miratuar propozimi për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Sigurim Pensional dhe Invalidor”. Ky ligj parasheh që të rriten pensionet për dy mijë denarë, deri në muajin mars të vitit të ardhshëm. “Vetëm në 1 vit të qeverisjes sonë, pensionet janë rritur me 5.000 denarë, duke u ardhur në ndihmë mbi 340.000 qytetarëve. Me ndryshimet e reja, nga shtatori pensionet do të rriten me mbi 1.000 denarë, ndërsa rritja e radhës prej 1.000 denarësh do të ndodhë në marsin e vitit të ardhshëm”. “Kjo nuk…

Read More

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar me shqetësim ndaj drejtimit që ka marrë politika e jashtme dhe e brendshme e Qeverisë aktuale, duke e cilësuar atë si të rrezikshme për orientimin strategjik të Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Në një deklaratë zyrtare, BDI akuzon qeverinë se po promovon retorikë dhe veprime me ngjyrime proruse dhe pro-hungareze, duke lënë në hije lidhjet me partnerët strategjikë të vendit. Në këtë kontekst, përmendet me shqetësim ndërtimi i marrëdhënieve të veçanta me Hungarinë dhe Serbinë, ndërkohë që projekti strategjik i Korridorit 8 – që e lidh vendin me Shqipërinë dhe…

Read More

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, gjatë një vizite sot në Tetovë, deklaroi para gazetarëve se zgjedhjet lokale do të shpallen në gjysmën e parë të muajit gusht, duke theksuar se ky është një afat i përcaktuar me ligj. “Presim edhe pak për të parë nëse mund të miratojmë disa ligje dhe të mos e pengojmë funksionimin e institucioneve të tjera. Do të përpiqemi t’i shfrytëzojmë maksimalisht këto ditë dhe në afatin e përcaktuar me ligj, zgjedhjet do të shpallen – dhe kjo do të ndodhë në gjysmën e parë të gushtit”, deklaroi Gashi pas takimit me Bilall Kasami, kryetarin e…

Read More

Koalicioni VLEN është në fazën përfundimtare të përzgjedhjes së kandidatëve për kryetarë komunash në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në tetor. Burime jozyrtare për INA bëjnë të ditur disa nga emrat që janë pothuajse të konfirmuar, ndonëse në disa komuna ende zhvillohen kalkulime dhe anketa të brendshme për përzgjedhjen përfundimtare. Sipas informacioneve të siguruara nga INA këta janë disa nga kandidatët potencialë të VLEN: Izet Mexhiti – për Komunën e Çairit Bilall Kasami – për një mandat të dytë në Komunën e Tetovës Fadil Cana – në Komunën e Gostivarit Feti Abazi – në Komunën e Bogovinës Daut Memishi…

Read More

REAGIM Driton Sulejmani ndaj këshilltarëve të BDI Të ndreuar qytetarë të Kumanovës Edhe pse parimisht nuk merrem me dezinformatat që i plasojnë BDI dhe patericat e saj për kinse diskriminim dhe mos përfaqësim të shqiptarëve në Kumanovë më duhet të ju kundër reagoj që të mos krijohet pasqyrë e rrejshme se ka diçka të tillë. Sa i përket fotografisë së një tabele vetëm në gjuhën maqedonase në hyrje të njërit prej objekteve të komunës që kishin postuar sot këshilltarët e BDI, dëshiroj të njoftoj opinionin se ajo tabelë është ashtu më shumë se 25 vite, prej të cilave më shumë…

Read More

Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu, sot këmbënguli se është zgjidhur problemi me punësimin e përhershëm të 155 motrave medicinale dhe personeli mjekësor në Spitalin e Tetovës. “Sot bashkëbiseduam me 155 tashmë të punësuar full time në Spitalin e Tetovës. Jam i lumtur që takohemi sërish me zgjidhjen e problemit që e kishim. Një pjesë e motrave kanë punuar për 2 vite edhe pa rroga. Nuk është e vërtetë që Fondi ka dhënë mendim negativ. Nëse ministri del në konferencë dhe thotë se e ka zgjidhur problemin, kjo nënkuptohet. Jam institucion para juve dhe jam njeri me kredibilitet dhe them se…

Read More

Pasditen e sotme, një zjarr shpërtheu në qendër të Koçanit në rrugën “Braqa Stavrovi”. “Ky është një zjarr urban që ndodhi në një shtëpi individuale dhe u përhap në një shtëpi fqinjë (një shtëpi me dërrasa). Shtëpitë janë të tipit kompakt dhe mund të kenë zgjerim shtesë”, thonë nga QMK. Për momentin ka 4 ekipe të Departamentit të Zjarrfikësve të Koçanit dhe 1 ekip të Departamentit të Zjarrfikësve të Koçanit. Ekipet e MPB-së dhe të Shërbimeve Mjekësore Urgjente janë në vendngjarje.

Read More

Orhan Kurtishi: Po flisni për gjuhën shqipe?! Po flisni për gjuhën shqipe?! Ua rikujtoj: në Postë, gjuha shqipe ishte e nëpërkëmbur e e anashkaluar për vite me radhë – pikërisht kur ju, BDI, ishit në pushtet për plot 22 vjet! Edhe atëherë, drejtues të Postës ishit ju vetë, por nuk bëtë asgjë për dinjitetin e shqipes! Nuk kishit guxim të ngrini zërin, sepse ishit të nënshtruar dhe të lidhur me korrupsionin. Tani dilni e bëni sikur jeni mbrojtës të gjuhës dhe kombit?! Mos na e shisni patriotizmin të rremë, ju njohim se kush jeni …. Me qetësi dhe dashuri!

Read More

Shtetasi i Austrisë me prejardhje nga Maqedonia, i moshës 18-vjeçare, është arrestuar nga autoritetet austriake gjatë hyrjes në këtë shtet. Ai dyshohet se ka planifikuar të kryejë sulm terrorist, njoftojnë mediat austriake. Hetimi është hapur pas marrjes së informacioneve nga jashtë shtetit. Sipas këtyre informacioneve, i riu nëpërmjet internetit në mënyrë aktive ka kërkuar të dhëna për përpunimin e bombave dhe për skenarë të mundshëm të sulmit. Sipas policisë, i riu me prejardhje nga Maqedonia konsiderohet si përkrahës i organizatës islamike terroriste – ISIS-it. Pas marrjes në pyetje, i dyshuari është transferuar në njësitin e paraburgimit në Leoben. Hetimi ende…

Read More

Pas shpalljes së kandidaturave nga BDI për disa nga komunat kryesore për zgjedhjet lokale të tetorit, tek Aleanca për Shqiptarët e prirë nga Ziadin Sela tashmë jozyrtarisht përfliten emrat e kandidatëve për kryetar për3 komunat: Strugë, Dibër dhe Haraçinë. Siç mëson INA, kandidatët e mundshëm të këtij formacioni politik në kuadër të frontit opozitar përfliten se në Strugë mund të jetë kandidat Ziadin Sela, ose ndonjë emër tjetër në kalkulim siç është edhe kryetari i degës së kësaj partie, Lulzim Nasufi, Driton Nebiu për komunën e Haraçinës dhe Ilirjan Fetahu për komunën e Dibrës. Këto kandidatura janë pjesë e koalicionit…

Read More