Autor: Suad Avdiu
Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 0,42 % në raport me vendimin e datës 14.07.2025. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 dhe EUROSUPER BS – 98 ulen për 0,50 den/litër. Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZEL (D-E-V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) nuk ndryshojnë. Çmimi i shitjes me pakicë të Mazut М-1 SU ulet…
Në sallë kanë qenë gjithsej 90 deputetë, ku 50 prej tyre votuan pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, vota këto të cilat nuk mjaftuan që t’i hapet rrugë formimit të komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit. Janë PDK-ja, LDK-ja e AAK-ja partitë të cilat po e kundërshtojnë këtë formë të votimit. Pas kësaj, kryesuesi Avni Dehari, theksoi se vazhdimi i seancës do të mbahet më 21 korrik (e hënë), me fillim prej orës 11:00, raporton Zeri.info. Theksojmë se Nisma Socialdemokrate, tashmë ka konfirmuar se ka ofruar gatishmëri për të dalë nga ky ngërç politik dhe se gjatë…
Bashkimi Demokratik për Integrim(BDI) thekson se shpreh indinjatën dhe shqetësimin më të thellë për vendimin e Qeverisë aktuale VMRO-VLEN për mosdhënien e pëlqimit për marrëdhënie të përhershme pune për 155 motra medicinale në Spitalin Klinik të Tetovës, gra profesioniste, nëna dhe shtylla të qindra familjeve, të cilat me vite të tëra shërbyen me përkushtim ndaj pacientëve dhe sistemit shëndetësor të vendit. “Një vendim i tillë është jo vetëm i padrejtë dhe politikisht i motivuar, por bart në vete edhe elemente të diskriminimit të hapur etnik dhe gjinor. Në vend që të vlerësohet profesionalizmi dhe sakrifica e këtyre punonjëseve, shumë prej…
Nga VLEN në një kumtesë për media thonë se gjatë kohës së BDI-së në pushtet, rajonet ku jetojnë shqiptarët mbetën pas. Nga VLEN thonë se asnjë projekt madhor infrastrukturor nuk u realizua, asnjë kilometër autostradë drejt Gostivarit, Kërçovës, Strugës, Bllacës apo Qafëthanës. “Shqiptarët morën vetëm lule, shirita dhe fotografi në Facebook me fytyrat e Artanit dhe Bujarit. Rrugë u ndërtuan gjithkund, përveç atje ku jetojnë shqiptarët. Ndërsa shteti investonte drejt Kriva Pallankës, Shtipit, Koçanit, Radovishit, Strumicës dhe Gjevgjelisë, BDI nuk tregoi interes për ndërtimin e infrastrukturës në pjesën perëndimore të vendit”. “Autostrada Shkup–Bllacë është premtuar për më shumë se 20…
Aleanca për Shqiptarët (ASH) e udhëhequr nga Arben Taravari thekson se ministri aktual i shëndetësisë, Azir Aliu ka mashtruar 155 punonjës shëndetësorë në Tetovë, duke u premtuar se problemi me ta do të zgjidhet dhe se do të ketë vendime pune. Ja reagimi i plotë: Më 17 qershor 2025, Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, në një vizitë publike në Spitalin Klinik të Tetovës, u premtoi 155 infermiereve dhe punonjësve shëndetësorë se problemi me vendimet e punës do të zgjidhet “shumë shpejt”. Ai deklaroi se ata janë pjesë vitale e sistemit shëndetësor dhe se zgjidhja “duhet të ndodhë para afateve ligjore”.…
Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan –…
Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi perëndimor dhe jugperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 10 deri 19, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 33 deri 40 gradë. Në Shkup, mot me diell dhe shumë nxehtë me erë të lehtë mesatare nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura minimale do të ulet deri 17, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 40 gradë. Gjatë javës së re të punës, moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira lokale deri mesatare. Temperatura ditore në disa…
Maqedonia po hyn në një javë me ekstreme meteorologjike. Vala e të nxehtit afrikan që tashmë ka hyrë në Ballkan do ta ngrohë vendin në vlera ekstreme – me temperatura që arrijnë deri në 43° Celsius. Por pas ferrit të shkurtër të shkretëtirës, një ftohje e papritur, shira të rrëmbyeshëm dhe një rënie e temperaturës prej mbi 10 gradësh do të pasojnë nga e enjtja. Sipas parashikimeve të DH – Drejtorisë Hidrometeorologjike, nën ndikimin e një mase ajri jashtëzakonisht të ngrohtë nga Afrika, deri të enjten (24 korrik) moti do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë, me pak…
Një ndër rrugët më të shumëpritura për shqiptarët, korridori jetik që lidh Shkupin me kufirin e Bllacës, po hyn në fazën e saj përfundimtare! Ndërmarrja Publike “Rrugët Shtetërore” ka hapur procedurat për prokurim publik për fazën përgatitore të projektit final për ndërtimin e kësaj rruge, një hap konkret që vulos vullnetin tonë për të kthyer në realitet atë që për dekada ka mbetur vetëm premtim. Pas zhvatjes së pafundme dhe ngecjes së qëllimshme nga qeverisjet e kaluara, më në fund po i japim fund manipulimeve me këtë projekt. Në vend të fasadës e propagandës, sot kemi veprim, vendosmëri dhe rezultate.…
Aktive janë pesë zjarre në hapësirë të hapur deri në orën tetë të mëngjesit nga gjithsej 29 në 24 orëshin e fundit. Dy janë nën kontroll, ndërsa 22 janë shuar, informon Qendra për Menaxhim me Krizat (QMK). Sipas QMK-së, sërish është aktiv zjarri në fshatin Zhelinë, drejt Erebenit, në malin Zheden, ku digjet pylli me bimësi të ulët, shkurre dhe vegjetacion të ulët. Edhe më tutje janë aktive zjarret në komunën e Vasilevës, në f. Niviçinë, pyll me bimësi të ulët, në Makedonski Brod, në f. Greshnicë, pyll i përzier dhe vegjetacion i ulët, midis f. Çreshnevë, f. Llokvicë, f.…
