Autor: Suad Avdiu

“Vazalët shqipfolës të VMRO-DPMNE-së edhe sot vazhduan me manipulimet e tyre ndaj opinionit publik. Kësaj radhe bëhet fjalë për Autostradën Shkup-Bllacë, një projekt me rëndësi strategjike për shqiptarët dhe për lidhjet me Republikën e Kosovës”, reagojnë nga Bashkimi Demokratik për Integrim. Nga BDI janë revoltuar me njoftimin e VLEN-it se “Ndërmarrja Publike ‘Rrugët Shtetërore’ ka hapur procedurat për prokurim publik për fazën përgatitore të projektit final për ndërtimin e kësaj rruge”. “Edhe pse janë përfunduar më shumë se dy kilometra të para të këtij aksi, projekti qëllimisht po zvarritet dhe refuzohet të lëshohet në përdorim. Fillimisht, Qeveria paralajmëroi gjoja një…

Read More

Nga MPB njoftojnë se në orët e para të ditës së sotme është arrestuar një person nga Kumanova, i cili dyshohet se ka shkaktuar zjarr me koktej molotovi, përcjell TV21. Sipas Policisë, i njëjti kishte qenë i dehur. “Sot (20.07.2025), në ora 02:10, në SPB Kumanovë është raportuar se një person mashkull, në gjendje dukshëm të dehur, ka ndezur bar të thatë me koktej molotovi në hyrje të lagjes Sredorek dhe ka shkaktuar zjarr në hapësirë të hapur. Zyrtarët policorë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku e kanë hasur personin S. S. (27) nga Kumanova, i cili është…

Read More

Një 34-vjeçar nga Llopati i Kumanovës ka ndërruar jetë pas një aksidenti me motoçikletë, përcjell TV21. Nga MPB njoftojnë se aksidenti ka ndodhur në autostradën Tabanoc-Kumanovë. “Sot (20.07.) rreth orës 02:10 në SPB Kumanovë është raportuar se në autostradën Tabanoc-Kumanovë, V.S. (34) nga fshati Llopatë, komuna e Kumanovës, duke drejtuar një motorçikletë “Honda” me targa të Kumanovës, ka dalë jashtë rrugës. Si pasojë e aksidentit, V.S. ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes nga plagët e marra, dhe vdekja është konstatuar nga mjeku i Ndihmës së Shpejtë. Pas urdhrit të Prokurorit Publik, trupi i të ndjerit është dërguar në Mjekësinë…

Read More

Moti sot do jetë me diell dhe shumë ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga veriperëndimi. Pasdite do të ketë kushte për jostabilitet të izoluar me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima afatshkurtra.Në Shkup, me diell dhe shumë ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga veriperëndim

Read More

Agjencia për Siguri Kombëtare njoftoi se gjatë një aksioni të zhvilluar sot në dy lokacione në Shkup, janë sekuestruar armë zjarri dhe pajisje celulare. Bastisjet janë kryer në koordinim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike në Shkup, në bazë të nenit 396 të Kodit Penal, që ka të bëjë me prodhimin, posedimin, ndërmjetësimin dhe tregtinë e paligjshme të armëve dhe materieve shpërthyese. “Sot, më 19 korrik 2025, në bazë të të dhënave paraprake të siguruara nga ASK dhe në bashkëpunim me MPB-në, u realizuan bastisje në një shtëpi dhe në objekte të tjera…

Read More

Gjatë këtij viti të parë, si pjesë e Qeverisë së re, kemi ndërmarrë hapa konkretë për t’i dhënë fund kaosit dhe padrejtësive në arsim dhe për të ndërtuar një sistem arsimor funksional, gjithëpërfshirës dhe të drejtë. Për herë të parë pas shtatë vitesh, viti shkollor ka nisur me të gjitha tekstet e dorëzuara me kohë. Janë shpërndarë mbi 1 milion kopje librash në të gjitha shkollat, përfshirë tituj të rinj për lëndët që më parë nuk kishin materiale mësimore. Kur jemi te tekstet shkollore për herë të parë në arsimin shqip e futëm Abetaren e Përbashkët Kombëtare. Ndonëse edhe më…

Read More

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se kryetari i LVV-së, Albin Kurti, të cilin e quan “mashtrues”, e ka ndarë mendjen për t’i bërë keq e më keq Kosovës. Moskonstituimin e Kuvendit, Haradinaj thotë se Kurti po e bën me qëllim. “Këtë pyetje dueht t’ia bëni Kurtit, apo ndryshe nga mashtruesit. Ai e ka në dorë zgjidhjen. Po vërehet se ai e ka ndarë mendjen për ta bërë keq e më keq Kosovën. Ju e dini si është gjendja me energjinë elektrike, sa do të jetë çmimi në dimër dhe lulëzimin me tregtinë e energjisë. Krejt këto (çka po…

Read More

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka mbledhur mbrëmjen e djeshme partnerët e koalicionit të Frontit Evropian për një takim në prag të zgjedhjeve lokale të tetorit. Në këtë mbledhje ka nuk ka qenë i pranishëm Arben Taravari, kreu i njërit prej krahëve të ASH-së. Burime nga takimi bëjnë të ditur se një nga pikat kryesore të diskutimit ka qenë riemërtimi i koalicionit për zgjedhjet lokale. Emri që është hedhur në tryezë dhe që pritet të shqyrtohet më tej është “Aleanca Kombëtare për Integrim”, mëson INA. Gjithashtu, është diskutuar ndarja e komunave mes partive partnere në koalicion,…

Read More

Ministria e Shëndetësisë ka informuar se furnizimi me ujë në Klinikën Universitare për Sëmundjet Pulmonare tek Fëmijë – Kozle është normalizuar plotësisht. Ata shtuan se shtrimi në spital i pacientëve vazhdon pa ndërprerje dhe se institucioni shëndetësor po funksionon me kapacitet të plotë. “Ministria mbetet e përkushtuar për të monitoruar situatën dhe për të siguruar kujdes të vazhdueshëm shëndetësor për pacientët më të vegjël”, njoftoi institucioni. Kujtojmë se spitali dje mbeti pa ujë për shkak të një defekti, teksa pranimi i pacientëve u drejtua në klinikat e tjera për të marrë shërbime mjekësore.

Read More

Fundjava dhe temperaturat e larta padyshim bëjnë që një numër i madh qytetarësh të nxitojnë drejt Greqisë fqinje, drejt detit. LAMM raporton për gjendjen e rrugëve këtë mëngjes. Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur. Në pikën kufitare Tabanocë, koha e pritjes është 35 minuta, në pikën kufitare Dojran, koha e pritjes është 15-25 minuta, dhe në pikën kufitare Bogorodicë, koha e pritjes për hyrje është 15 minuta, dhe për dalje nga vendi, koha e pritjes është 45 minuta. Në pikat e tjera kufitare në…

Read More