Autor: Suad Avdiu

Kurrikula për klasën e shtatë të arsimit fillor është ndryshuar dhe lënda e Historisë është rikthyer, tha sonte nga Velesi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska. “Kurrikula e re ka rikthyer lëndën e Historisë, e cila ishte hequr nga qeveria e mëparshme. Libri shkollor është në proces të shtypjes”, tha ajo. Ajo gjithashtu përsëriti se pas një ndërprerjeje gjashtëvjeçare, nxënësit do të kenë përsëri tekste shkollore në gjuhë të huaja – anglisht, gjermanisht, frëngjisht dhe italisht. Në një konferencë për shtyp të mbajtur disa ditë më parë, ajo tregoi kopjet e para të teksteve shkollore në anglisht për klasat…

Read More

Raporti i Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut, i miratuar këtë muaj, trajton periudhën 2023-2024. Në të përmendet projekti i ashtuquajtur “Bota Serbe” si një nga kërcënimet më serioze për sovranitetin e Maqedonisë së Veriut. Në krye të diplomacisë së vendit gjatë atyre viteve ka qenë Bujar Osmani. Gjatë mandatit të tij si ministër i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka zhvilluar 11 takime zyrtare me autoritetet e Serbisë, por asnjë me ato të Kosovës. A e kuptoni tani se kush janë mbështetësit më të mëdhenj të “Botës Serbe”? *Ka shkruan ne facebook zëvendëskryeministri Arben Fetai

Read More

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi sot do ta vizitojë Tetovën dhe zyren e atjeshme të deputetëve për kontakt me qytetarët. Në kuadër të vizitës, Gashi do të takohet me kryetarin e komunës së Tetovës, Bilall Kasami, me drejtorin e bibliotekës, Binas Pajaziti, me drejtorin e Teatrit, Hasim Memishi Sopi, si dhe me drejtoreshën e Qendrës për kulturë, Njomza Imeri Ismaili. Sipas paralajmërimit zyrtar të ueb-faqes së Kuvendit, kryetari i Kuvendit do ta vizitojë Xhaminë e larme, ndërkaq do të marrë pjesë në Koncertin e ansambleve.

Read More

MJAFT MË ME PËRBUZJE DHE DISKRIMINIM! Të nderuar qytetarë, të dashur bashkëqytetarë shqiptarë të Kumanovës, Ne këshilltarët e Bashkimit Demokratik për Integrim,Sot jemi këtu, të bashkuar, me zemër plot dhe zë të fortë, për të thënë: MJAFT ËSHTË MJAFT! Mjaft më me poshtërim! Mjaft më me diskriminim! Mjaft më me shpërfilljen ndaj shqiptarëve të Kumanovës, që meritojnë respekt dhe barazi! Ne, këshilltarët e Bashkimit Demokratik për Integrim, po ngrejmë zërin për çdo taksapagues shqiptar që derdh miliona në buxhetin e komunës, por merr vetëm heshtje dhe përçmim në këmbim. Ne flasim për çdo familje shqiptare që jeton në lagje të…

Read More

Pas shpalljes së kandidaturave nga BDI për disa nga komunat kryesore për zgjedhjet lokale të tetorit, Aleanca për Shqiptarët e prirë nga Arbem Taravari tashmë jozyrtarisht ka caktuar emrat e kandidatëve për kryetar për katër komunat: Gostivar, Saraj, Tearcë, Vrapçishtë, mëson INA. Kandidatët janë: Valbon Limani – për Komunën e Gostivarit Blerant Ramadani – për Komunën e Sarajit Nazim Taipi – për Komunën e Tearcës Isen Shabani – për Komunën e Vrapçishtit Këto kandidatura do të zyrtarizohen pas kthimit të Taravarit nga SHBA-të. Këto kandidatura janë pjesë e koalicionit të ri opozitar, në bashkëpunim me BDI-në e krahut të Ziadin…

Read More

Pasi Bujar Osmani zyrtarizoi kandidaturën për kryetar në Komunën e Çairit, nga VLEN kanë dalë me reagim, prej ku thonë se brenda katër viteve si ministër, Bujar Osmani shkoi 11 herë për takime në Beograd, por asnjëherë në Prishtinë. Nga VLEN thonë se Osmani u takua më shpesh me autoritetet serbe sesa me ato kosovare. “Në Shkup priti edhe ministrin rus Sergej Lavrov, ndërsa ishte pjesë e rregullt e “koreografisë” së shëtitjeve dhe darkave me Aleksandar Vuçiqin. Shqiptarëve u ofroi vetëm diplomaci me selfie, integrime evropiane të bllokuara dhe marketing për veten. Bujar Osmani duket më i lumtur në mesin…

Read More

Në 24 orët e fundit, Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) ka regjistruar gjithsej 38 zjarre në ambiente të hapura në të gjithë vendin. Nga këto, gjashtë janë ende aktive, pesë janë nën kontroll dhe 27 të tjerat janë shuar plotësisht. Nga QMK thonë se situata më serioze është aktualisht në pjesët lindore dhe qendrore të vendit. “Zjarret aktive po shpërthejnë në rajonin e Maleve të Maleshevës, pranë fshatrave Niviçino, Mal Goten, si dhe në komunat Vasilevo, Radovish dhe Berovë. Zjarret po djegin pyje me rritje të ulët, bredh, shkurre dhe bimësi të ulët. Situata në Makedonski Brod është gjithashtu…

Read More

BDI ka reaguar ndaj VLEN-it, të cilët thanë se kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, gjatë kohës sa ka qenë ministër i Punëve të Jashtme, asnjëherë nuk ka realizuar takime me autoritetet e Kosovës. Nga BDI thonë se “Qeveria që u shpall nga 461 eurodeputetë si një instrument i botës serbe, sot po përpiqet të hedhë hije mbi punën e Ministrit më të suksesshëm të Jashtëm që ka pasur Maqedonia e Veriut”. Nga BDI thonë se faktet janë kokëforta dhe nuk i mbulon dot propaganda. “Anëtarësimi në NATO u përmbyll gjatë mandatit të tij; Fillimi i negociatave…

Read More

Për shkak të motit të nxehtë dhe sipas parashikimit të fundit nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), Ministria e Shëndetësisë ka lëshuar disa rekomandime për të mbrojtur popullsinë nga temperaturat e larta, duke përfshirë qëndrimin brenda, dhomat e ftohta, veçanërisht midis orës 11:00 dhe 17:00, pirjen e mjaftueshme të lëngjeve, shmangien e alkoolit dhe pijeve me sheqer, veshjen e rrobave të lehta me ngjyra të çelëta dhe përdorimin e mbrojtjes së kokës dhe syve. “Gjithashtu rekomandohet të shmangni aktivitetin fizik gjatë orëve më të nxehta të ditës, t’u kushtoni vëmendje fëmijëve, të moshuarve, personave me sëmundje kronike dhe grave shtatzëna,…

Read More

Moti sot do të jetë kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, dhe në pjesët perëndimore herë pas here e fortë nga jugperëndimi. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 13 deri në 21 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 35 deri në 42 gradë. Në Shkup, do të mbajë mot me diell dhe shumë ngrohtë me erë të dobët deri mesatare nga jugperëndimi. Temperatura minimale do të bjerë në 20, ndërsa maksimale do të arrijë në 41 gradë.

Read More