Autor: Suad Avdiu

Për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, sot, gjatë disa periudhave kohore, pa energji elektrike do të mbesin disa rrugë në komunat Gazi Babë dhe Kisella Vodë, njoftoi Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza e Qytetit të Shkupit pas njoftimit të marrë nga EVN Maqedoni A.SH. Andaj kontrolloni nëse jetoni në atë komunë apo lagje. Në periudhën nga ora 06:30 deri në 12:00 pa rrymë do të jenë një pjesë e rrugës Pero Nakov – firmat: Jogomerkur, Osogovski, Makohemija, Stokomak, objektet pranë Stokomak në rr. Pero Nakov, rr. Maxhari në komunën Gazi Babë. Ndërsa nga…

Read More

Prokuroria e Shkupit ka dhënë urdhër për realizim të hetimit kundër dy personave, pasi siç thuhet në njoftim, të njëjtit dyshohet se kanë kryer dhunë të vrazhdë. Dy të dyshuarit kanë sulmuar fizikisht deri në pavetëdije një person, për të cilin kanë dyshuar se ua ka vjedhur shalqinjtë nga ara. “Të dyshuarit, të moshës 39 dhe 31-vjeçare, më 24 korrik në fshatin e Shkupit, Oreshan, kanë kryer dhunë të vrazhdë dhe e kanë rrezikuar sigurinë e një personi, për të cilin kanë menduar se ka vjedhur shalqinj në tokën e të dyshuarit të parë. Me automjet transportues, e kanë përcjell…

Read More

Qyteti i Shkupit njoftoi se këtë fundjavë (26 dhe 27 korrik 2025), në orët e para të mëngjesit, do të kryhet dezinfektim ajror në zonën e Qytetit të Shkupit, kundër formave të rritura të mushkonjave. Nëse kushtet e motit nuk lejojnë dezinfektimin, spërkatja do të kryhet të nesërmen, kur kushtet e motit të jenë të favorshme, në të njëjtën kohë, shtuan autoritetet.

Read More

Pritjet dhe kolonat e gjata në vendkalimin kufitar Qafë Thanë vazhdojnë të jenë të pranishme. Tanimë me sezonin turistik, edhe pse po funksionon sistemi një pikë kalimi apo “one stop” çdo ditë ka pritje të gjata dhe kjo tollovi sidomos krijohet gjatë kthimit për në Maqedoninë e Veriut. Mbrëmnë portali Puls raportoi se dy kolona të gjata me mbi 150 automjete tashmë po qëndrojnë në vend për më shumë se 40 minuta në pikën kufitare të Qafë-Thanës, në përpjekje për të hyrë në Maqedoninë e Veriut. “Udhëtarët, të lodhur dhe të irrituar, vazhdimisht biejnë boritë – si të ishin në dasmë, e…

Read More

Moti sot do jetë me diell dhe shumë ngrohtë me vranësira lokale të lehta deri në mesatare. Erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugor. Në Shkup, me diell dhe shumë ngrohtë me erë të lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura e mëngjesit shënon 29 gradë Celsius, teksa ajo maksimale ditore do të arrijë në 43 gradë Celsius.

Read More

Nga Arben Fetai, Zëvendëskryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut “Nuk është kurrë vonë për të bërë gjënë e duhur.” – Nelson Mandela Ka ligje që burojnë nga nevoja emergjente teknike apo shoqërore dhe ka të tilla që burojnë nga kalkulimet politike. Por ka edhe ligje që lindin nga një ndërgjegje kolektive e vonuar. Mu në përvjetorin e parë të qeverisë sonë, ne kemi miratuar Projektligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat që i përket kategorisë së tretë. Ky projektligj përbën një reflektim institucional mbi një padrejtësi historike që kishte lëshuar rrënjë të thella në strukturat e shtetit, duke shënuar…

Read More

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Gëzim Kadriu, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në Qendrën Klinike Universitare “Toariluc” në Shkup, duke ngritur shqetësime për përjashtimin sistematik të kuadrove shqiptare në këtë institucion shëndetësor. Në një postim në Facebook, Kadriu shkruan se para tre javësh, Dr. Ilir Shabani, i vetmi shef reparti shqiptar nga gjithsej pesë reparte, është zëvendësuar nga Viliam Velkovski. Ai më tej thekson se sot është shpallur vendimi për 20 punësime të reja, ku vetëm tre janë shqiptarë. “Para tre javësh, në Qendrën Klinike Universitare ‘Toariluc’ në Shkup, i vetmi shef reparti shqiptar nga pesë repartet, Dr. Iliri…

Read More

Ridvan Dervishi – Emri i humanizmit dhe zemrës së madhe në Kumanovë Në një kohë kur humanizmi po zbehet e ndihma për të tjerët shpesh harrohet, Ridvan Dervishi vazhdimisht paraqet një dritë shprese në komunitetin tonë. Ai nuk është vetëm një biznesmen i suksesshëm në Kumanovë, por mbi të gjitha një njeri me shpirt të bardhë dhe me një zemër që rreh për të gjithë. Prej vitesh, Ridvani është përkrah shumë familjeve në nevojë, duke i ndihmuar në mënyrë të heshtur, pa zhurmë e pa kamera. Ai ka qenë mbështetës i klubeve sportive, shkollave, organizatave kulturore e mediave lokale –…

Read More

Familja e vajzës së zhdukur u bën apel urgjent opinionit, institucioneve dhe medias. Një vajzë 16-vjeçare është zhdukur nga shtëpia e saj, dhe sipas informacioneve të deritanishme, ajo ka edhe dokumentet e saj personale me vete, prandaj ekziston dyshimi se mund të bëhet përpjekje të nxiret nga Maqedonia. “Nuk duhet të harrojmë se Medina ka 16 vjet. Nëse e shihni ose keni ndonjë gjurmë, raportoni MENJËHERË në stacionin më të afërt të policisë ose telefononi në 192. Numri i kontaktit të familjes 076/902-625. Shpëtndajenj postimin! ”, thuhet në apelin e familjes nga lagja Shuto Orizare.

Read More

Në vendkalimin kufitar “Tabanocë” për hyrje dhe dalje nga vendi vërehet frekuentim i shtuar i automjeteve, ndërsa koha e pritjes është rreth 20 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, informojnë nga Lidhja Automote e Maqedonisë (LAMM). Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është shtuar. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut.…

Read More