Autor: Suad Avdiu
Koalicioni VLEN ka realizuar punësimin e 14 personave të rinj në Agjencionin e Rezervave të Mallrave, në kuadër të përpjekjeve për të ndërtuar institucione funksionale dhe gjithëpërfshirëse. Drejtori i Agjencionit, Mesud Jakupi, tha se ky hap përfaqëson më shumë sesa thjesht një numër. “Ky është një hap konkret drejt përfaqësimit të drejtë dhe të denjë në administratë. Është dëshmi se vlera e individit matet me angazhim, profesionalizëm dhe mundësi të barabarta,” tha ai. Jakupi theksoi se institucionet duhet të jenë pasqyrë e shoqërisë, të hapura, të drejta dhe në shërbim të qytetarëve, duke shtuar se përfshirja nuk është favor, por…
Koalicioni VLEN ditëve në vijim do të dalë me listat e kandidatëve për kryetarë komunash dhe të këshilltarëve komunal. Kreu i LD-së Izet Mexhiti, tha se VLEN do të ketë kandidatë edhe për Shkupin. “Do të kemi kandidat për Qytetin e Shkupit, do të shohim se kush do të jetë si për Çairin, si për Shkupin dhe të gjitha komunat tjera. Deri më tani VLEN është përcaktuar të t’i jep përkrahje kandidatit të pavarur Mendi Qyra në Strugë, ndërsa për të gjitha komunat tjera jemi në fund të analizave dhe të bisedimeve. Mendoj se ditëve në vijim ose javës së…
Përmirësimi i infrastrukturës, ujësjellësit dhe kanalizimeve, rrjetit të sistemit atmosferik dhe mbrojtjes nga përmbytjet janë vetëm disa nga 44 projektet, të cilat sot u firmosën nga 33 komunat me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në vlerë prej 227 milion denarëve, përcjell TV21. Ministri Izet Mexhiti tha se kriteret primare kanë qenë nevojat e qytetarëve dhe përmirësimin e standarvede të jetesës së tyre. “Kritere, nuk ka pasur ndarje as në baza partiake e as në baza etnike. Patë që kishet kryetarë komunash edhe nga pozita edhe nga opozita, edhe shqiptare edhe maqedonase, por me rëndësi janë projektet më të…
Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi prezantoi masën e re të Planit operativ për vitin 2025 – Programi Punë e dobishme -komunale, me të cilin parashikohet angazhim i 300 personave të papunë për të siguruar shërbime sociale dhe shëndetësore në nivel lokal. Programi nuk është i dedikuar për punë komunale, por për mbështetje të drejtpërdrejtë të kategorive të rrezikuara të qytetarëve, duke përfshirë të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara, si dhe fëmijët nga familjet e rrezikuara sociale. Shërbimet e parashikuara përfshijnë kujdesin ditor, ndihmën në kushte shtëpiake, mbështetjen për jetesë të pavarur, si dhe asistentët arsimorë dhe personalë…
Temperaturat e larta po vazhdojnë të vështirësojnë shuarjen e vatrave të zjarrit në fshatra të komunave të caktuara. Sipas Qendrës për Menaxhim me Kriza numër më i madh i vatrave të zjarrit paraqiten në Komunën Makedonski Brod ku tashmë janë përfshirë disa vendbanime si: Lokvicë, Krapë, Greshnicë, Latovë dhe fshati Creshnevë. Gjithashtu zjarre aktive ka në komunat: Vasilevë, Radovish, Berovë, Prilep dhe Zhelinë, ndërmjet fshatrave Cerovë dhe Grupçin; Nga Qendra për Menaxhim me Kriza bëjnë të ditur se nën kontroll janë tre zjarre në komunën e Prilepit, Makedonski Brodit dhe Shtipit. QMK 1. Komuna Prilep – ndërmjet fshatrave Careviq dhe…
Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani ka njoftuar se në Gjermani ka zhvilluar takim me ministrin e ri për Evropë të Gjermanisë, Ginter Krihbaum. Murtezani është shprehur mirënjohës për mbështetjen e Gjermanisë që ia jep RMV-së në përpjekjet për anëtarësim në BE. “Negociatat e aderimit duhet të mbrohen nga kushtëzimet dypalëshe dhe narrativat revizioniste, për të cilën është e domosdoshme të krijohen mekanizma efektivë evropianë për vendosjen dhe monitorimin e standardeve dhe ekspertizës evropiane, veçanërisht në fushën e çështjeve historike dhe dypalëshe, me qëllim që të sigurohet drejtësi dhe parashikueshmëri në rrugën e aderimit. Mëngjesin e sotëm, me ministrin e…
Zv. kryeministri i RMV-së, Izet Mexhiti sot njoftoi se ende nuk ka vendosur për kandidaturën e tij për Komunën e Çairit, shkruan Telegrafi Maqedoni. “Po bëhen analiza e fundit brenda VLEN-it dhe besoj se javën e ardhshme do të bëhen të ditur të gjitha emrat e kandidatëve, përveç Strugës të cilët tani e kemi shpalosur”, tha Mexhiti. Mexhiti tha VLEN do të ketë kandidatë edhe për Qytetin e Shkupit, Çairit dhe të gjitha komunat tjera. Mexhiti tha se si edhe herrave tjera partitë që janë në qeveri do të ndihmojnë njëri tjetrin aty ku do të jetë e nevojshme. Mexhiti…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët(ASH), Arben Taravari është pjesë e njërës nga ngjarjet më të rëndësishme politike dhe ideologjike në nivel global – Konferencën e CPAC (Conservative Political Action Conference) në Uashington D.C., organizuar nga një nga lëvizjet më të fuqishme për lirinë individuale dhe vlerat konservatore në SHBA dhe botë: CPAC Freedom First Movement. Në kuadër të pjesëmarrjes së tij, Taravari zhvilloi takim me Mercedes Schlapp, komentatore e njohur amerikane dhe ish-Drejtore për Komunikimet Strategjike në Shtëpinë e Bardhë gjatë administratës Trump. Schlapp është një prej zërave më me ndikim në fushën e komunikimit politik konservator dhe një figurë…
SPB Kumanovë ka paraqitur kallëzim penal kundër K.P. (59), M.K. (41) dhe S.M. (38), të gjithë nga Kriva Pallanka, për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i pozitës dhe autorizimeve zyrtare”. I pari i kallëzuar, K.P., i punësuar në komunën e Kriva Pallankës, në kundërshtim me Ligjin për ndërtim dhe në kundërshtim me detyrat dhe obligimet e tij të punës, ka përgatitur vendim për ndryshim të investitorit, megjithëse afati i lejes ndërtimore që kishte investitori kishte skaduar. E dyta e kallëzuar, M.K. – udhëheqëse e Sektorit për Urbanizëm, Komunikacion dhe Mbrojtje të Mjedisit Jetësor në…
VLEN përmes një komunikate thekson se kanë kaluar pesë ditë që nga parashtrimi publik i pyetjeve drejtuar Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), por kjo parti vazhdon të hesht. Asnjë reagim, asnjë sqarim, asnjë përgënjeshtrim. Ja reagimi i plotë: Pesë ditë pa përgjigje nga BDI: Sa dhe çfarë takimesh ka zhvilluar Bujar Osmani me përfaqësues të autoriteteve serbe? Sa herë ka udhëtuar në mënyrë private në Serbi, pa e informuar opinionin publik? Pse gjithë kjo heshtje nga një subjekt politik që pretendon të jetë “mbrojtës” i kursit euroatlantik dhe i interesave të shqiptarëve? A nuk është pikërisht kjo heshtje një konfirmim…
