Autor: Suad Avdiu
Presidentja e Ksoovës, Vjosa Osmani ka takuar në orët e pasdites kryetarin e Nisma-s, Fatmir Limaj dhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me kërkesën e këtyre të fundit. Takimet e ndara janë mbajtur në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për konstituimin e institucioneve të Kosovës, në orët e fundit të një afati kushtetues prej 30 ditësh, të vendosur nga Gjykata Kushtetuese. Burime të RTV21 të afërta me takimet, thonë se nuk ka pasur një lëvizje të qëndrimeve nga asnjëra palë dhe nuk ka pasur përafrim të qëndirmeve mes tyre. Kryetari i Lëvizjes Vëtëvendosje Albin Kurti dhe ai i…
Afrim Likova, i lindur në fshatin Likovë, në vitin 2004 ishte i punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, ku shërbeu me përkushtim në Policinë Kufitare në Goshincë, si dhe në Policinë e Rendit dhe Qetësisë në Mateç, deri në vitin 2008. Pas këtij viti, ai emigroi në Mbretërinë e Bashkuar, por pasioni për profesionin e policit nuk e la të ndalej. Afrimi vazhdoi të ndjekë kurse dhe trajnime për t’u bërë pjesë e Metropolitan Police në Londër. Sot, ai është i vetmi polic shqiptar nga Maqedonia që shërben në Policinë e Anglisë – një shembull frymëzimi për…
Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ndaj siç thonë praktikave të vazhdueshme të diskriminimit institucional dhe përjashtimit sistematik të shqiptarëve nga proceset vendimmarrëse në nivel shtetëror dhe lokal. Siç thuhet në reagimin e ASH-së, barazia etnike nuk është privilegj, por e drejtë kushtetuese dhe parim themelor mbi të cilin është ndërtuar karakteri unitar i shtetit. “Çdo shkelje, anashkalim apo deformim i këtij parimi jo vetëm që cenon drejtësinë shoqërore, por minon themelet e bashkëjetesës dhe vetë kohezionin institucional të shtetit. Përpjekjet për të rishkruar rregullat e përfaqësimit në mënyrë që favorizojnë një etni mbi tjetrën, janë të papranueshme dhe përbëjnë kthim…
I gjithë territori i Maqedonisë është nën fazën e kuqe për shkak të nxehtësisë ekstreme. Sot temperatuart kanë arritur deri në 43 gradë. Kjo do të thyejë rekordin e vitit 2007, kur u regjistruan 42.8 gradë. Autoritetet shëndetësore rekomandojnë që të qëndrohet në ambiente me kondicioner nga ora 13:00 deri në 17:00, të konsumohet shumë ujë, të kufizohet aktiviteti në orët më të nxehta dhe të ndiqen udhëzimet tjera. Valë e nxehtësisë në Maqedoni është pasojë e një kombinimi të anticiklonit stabil, thatësirës së shtyrë, trendeve klimatike dhe valëve të nxehtësisë në rajonin e Ballkanit. Këto janë pasojë reale të…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari, ka marrë pjesë në Konferencën e Veprimit Politik Konservator (CPAC), një nga forumet më të rëndësishme globale të spektrit konservator, që mbledh liderë dhe figura me ndikim nga e gjithë bota. Vizita e tij në SHBA shkon përtej kornizës protokollare, duke shënuar një orientim të qartë politik dhe strategjik. Gjatë qëndrimit në Washington, Taravari zhvilloi takime me personalitete të njohura të politikës amerikane, përfshirë kongresisten republikane Nicole Malliotakis dhe Mercedes Schlapp, ish-drejtore për komunikime strategjike në administratën e ish-presidentit Donald Trump. Taravari nënvizoi se takimet tregojnë një qasje të strukturuar për të…
Mucunski dhe Osmani konfrontohen publikisht për karakterin unitar të vendit dhe Marrëveshjen e Ohrit
Ministri i Jashtëm Timço Mucunski dhe pasardhësi i tij Bujar Osmani u futën në përplasje publike në rrjetet sociale për karakterin unitar të vendit, të drejtat e etnive dhe Marrëveshjen e Ohrit. Mucunski në intervistë për Kanal 5 tha se Osmani pas kandidimit të tij për kryetar të Çairit ka dërguar ka retorikë të rrezikshme për prishjen e karakterit unitar të vendit. Mucunski thotë së Osmani flet për të ashtuquajturën autonomi në vendimmarrje, duke hapur praktikisht tema për krijimin e një shteti brenda një shteti… “Duhet t’i bëhet e qartë atij se ky shtet nuk ka qenë dhe nuk do…
Sipas të dhënave të DAP, 3,155 tatimpagues nuk e kanë përmbushur detyrimin e tyre deri më 30 qershor 2025. Do të ndërmerren procedura kundër tyre që përfshijnë llogaritjen e interesit prej 0.03 përqind në ditë dhe një tarifë të veçantë administrative. DAP u kujton qytetarëve se pagesa mund të bëhet vetëm me një urdhër PP53 dhe se numri i folio-s duhet të futet saktë. Gabimet në pagesë mund të çojnë në mosregjistrim të fondeve, kosto shtesë dhe ripagesë. Tatimpaguesit me një borxh mbi 10,000 denarë dhe vështirësi në likuiditet mund të kërkojnë një pagesë të shtyrë përmes formularit të publikuar…
VLEN vazhdon ta kthejë fjalën në vepër dhe vizionin në realitet! Falë angazhimit të palëkundur të zëvendësministrit të Bujqësisë, Albrim Hoxha, janë realizuar pagesa direkte në vlerë prej 99.7 milionë denarësh për 1.865 fermerë nga e gjithë Maqedonia e Veriut, si pjesë e Programit për Mbështetje Financiare për vitin 2024. Ky është një nga investimet më domethënëse dhe më të drejtpërdrejta në bujqësi, i cili përfaqëson filozofinë e qeverisjes së VLEN: përfaqësim të drejtë, zhvillim të balancuar dhe dinjitet ekonomik për secilin qytetar! Kjo mbështetje është dëshmi konkrete e fuqizimit të fermerëve vendorë, ngritjes së prodhimit vendas dhe rikthimit të…
Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu sot do të vizitojë Shtipin, në kuadër të iniciativës “Kabineti mobil”. Aliu fillimisht do të ketë takim pune me menaxhmentin dhe stafin mjekësor të ISHP Spitali Klinik – Shtip, në të cilin, siç informoi Ministria e Shëndetësisë, do të diskutohen sfidat, burimet dhe planet për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në rajon. “Në periudhën nga ora 12:00 deri në orën 14:00, Ministri Aliu do të zhvillojë edhe takime me qytetarët, të cilët do të kenë mundësinë të ndajnë drejtpërdrejt përvojat, problemet ose sugjerimet e tyre që lidhen me sistemin e kujdesit shëndetësor. Për të marrë pjesë…
Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh indinjatë të thellë ndaj qasjes selektive, përjashtuese dhe të qëllimshme të Qeverisë aktuale ndaj diasporës shqiptare në anketën e prezantuar nën titullin “Anketa për diasporën maqedonase 2025”. Vetëm pas reagimit tonë të fortë gjatë ditës së djeshme, kjo qeveri pa legjitimitet etnik, nxitimthi u detyrua të përkthejë anketën edhe në gjuhën shqipe. Por ky përkthim nuk e zhbën faktin thelbësor: diaspora shqiptare nuk njihet, nuk përmendet dhe nuk përfaqësohet. Anketa, siç mund të shihet lehtësisht në versionet maqedonisht dhe anglisht të shpërndara nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe përfaqësitë diplomatike, flet vetëm për “diasporën…
