Autor: Suad Avdiu

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë lidhur me anketën e publikuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila mban titullin “Anketë për diasporën maqedonase 2025”, dhe që në thelb përjashton dy shtylla të rëndësishme të shtetit: gjuhën shqipe dhe diasporën shqiptare. Përdorimi i termit “maqedonase” në titullin e anketës nuk është një përcaktim neutral apo shtetëror. Përkundrazi, siç theksohet edhe në vetë Marrëveshjen e Prespës, mbiemri “maqedonas/maqedonase” është përcaktim ekskluzivisht etnik, e jo shtetëror. Rrjedhimisht, kjo anketë nuk i referohet të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, por vetëm një etnie, dhe përjashton…

Read More

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka bërë të ditur se është liruar nga Klinika Universitare për Kirurgji Digjestive dhe se gjendja e tij shëndetësore është stabile. Përmes një njoftimi publik, Gashi falënderoi të gjithë personelin mjekësor dhe qytetarët për përkujdesjen dhe mbështetjen gjatë ditëve të trajtimit në spital. “Disa ditë pas qëndrimit tim në Klinikën Universitare për Kirurgji Digjestive, sot ndjehem mirë dhe pasi u kryen të gjitha kontrollet e nevojshme, jam liruar nga spitali. Falë Zotit, gjendja ime shëndetësore është stabile”, thuhet në njoftimin e tij. Ai ka shprehur mirënjohje të veçantë për drejtorin e…

Read More

Sot në Institucionin Korrektues – Burgu i Kumanovës me repart të hapur në Kriva Palankë, zhvilluam një vizitë zyrtare në prani të zëvendëskryeministrit për Çështje të Mirëqenies së Mirë, z. Arben Fetai, dhe koordinatorit të Ministrisë së Shëndetësisë, z. Lulzim Aliti. Të pranishmit u pritën nga drejtori i Zbatimit të Sanksioneve, z. Aleksandar Pandov, së bashku me kabinetin e tij, të cilët prezantuan gjendjen aktuale dhe sfidat me të cilat përballet institucioni. Gjatë vizitës, u theksua veçanërisht problemi me mungesën e ujit të pijshëm, si dhe nevoja për përmirësimin e kushteve infrastrukturore. Z. Fetai dhe z. Aliti shprehën përkushtimin e…

Read More

Lidhur me shkeljen e Nenit 356 dhe trajtimin selektiv të qytetarëve nga Ndërmarrja e Parkimit Ne si këshilltarë të BDI-së në Kumanovë shpreh shqetësim të thellë lidhur me zbatimin selektiv dhe të padrejtë të Nenit 356 të Ligjit për Sigurinë në Komunikacion, nga ana e Ndërmarrjes Publike për Parkim dhe strukturave përgjegjëse në komunën tonë. Edhe pse më shumë se pesë herë e kemi paralajmëruar drejtorin e ndërmarrjes për këtë problematikë, praktika e tërheqjes së automjeteve që nuk paraqesin rrezik për komunikacionin dhe nuk e bllokojnë rrjedhën normale të trafikut, vazhdon në mënyrë të papërgjegjshme. Sipas Nenit 356, automjeti…

Read More

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe temperatura të larta. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 14 deri 23, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 37 deri 43 gradë celsius. Nga dita e diell temperaturat do të jenë në rënie, ndërsa do të ketë kushte për reshje lokale të shiut.

Read More

Në një kohë kur sistemi shëndetësor përballet me sfida të shumta, doktor Rilind Dalipi spikat si një ndër figurat më të respektuara në fushën e oftalmologjisë. Me profesionalizëm të lartë, përkujdesje të veçantë për çdo pacient dhe përkushtim të palëkundur ndaj detyrës, ai ka fituar besimin e mijëra qytetarëve që i kanë besuar shëndetin e tyre. Pacientët flasin me fjalë mirënjohjeje për qasjen humane, trajtimin e saktë dhe shpjegimet e detajuara që u ofron në çdo konsultë. Për Dr. Dalipin, oftalmologjia nuk është vetëm profesion, por edhe mision. Me një përvojë të pasur dhe njohuri të avancuara në trajtimin e…

Read More

Ekipet e kërkim-shpëtimit në ujë po kërkojnë një vajzë 16-vjeçare të zhdukur në lumin Vardar, njoftoi Qendra për Menaxhim të Krizave (QMK). Ata thanë se sot, në orën 16:42, numri i emergjencës mori një raport për dy femra të mbytura, të moshës 16 dhe 26 vjeç, në lumin Vardar, pranë fshatit Ulancë, Komuna Gradsko. Raporti u paraqit nga një person i pranishëm në vendngjarje – motra e vajzës 16-vjeçare – e cila, në një gjendje të dukshme të shqetësuar, kërkoi ndihmë emergjente. Pak më vonë, një mjek nga Ndihma e Shpejtë në Veles telefonoi gjithashtu, duke konfirmuar informacionin dhe duke…

Read More

Familja e 34-vjeçares B.J.A. nga Prilepi raportoi zhdukjen e saj misterioze me shqetësim të madh dhe bëri thirrje për ndihmë nga opinioni përmes rrjeteve sociale për ta gjetur atë. Siç raportohet nga Shërbimi Shtetëror i Kujdestarisë në Manastir, rasti u raportua më 23 korrik 2025, në orën 23:02, nga motra e saj S.J.M., e cila deklaroi se B.J.A. doli nga shtëpia me makinën e saj dhe nuk ka pasur asnjë kontakt me të që atëherë. Sipas të afërmve të ngushtë, gruaja e zhdukur përballej me vështirësi shëndetësore, gjë që rrit ankthin e familjes dhe i bën rrethanat edhe më serioze.…

Read More

Më 30 korrik, stadiumi ndihmës i Bashkimit do të ndizet me ANDERR Show, super koncertin e iniciuar nga Bardhi, artisti që ka pushtuar zemrat shqiptare me zërin, emocionin dhe origjinalitetin e tij. ANDERR nuk është vetëm koncert, por ngjarja e vitit në Maqedoninë e Veriut. Për herë të parë, një artist shqiptar sjell një shfaqje gjigande të këtyre përmasave në një shtet fqinj, duke bashkuar emrat më të nxehtë të skenës: Ronela Hajati, Don Phenom, Majk, Emra Brah, Melinda Ademi, Semi Jaupaj dhe të tjerë. Koncerti nis në orën 18:00 dhe përfundon në 24:00. Dyert hapen më herët, ndaj mbërrini…

Read More

Deputetja e koalicionit VLEN, Imërlije Saliu, ka sqaruar se në mesin e deputetëve të cilët kanë votuar për Rezolutën për Gazën, kanë qenë edhe deputetë e VLEN-it. Ajo thotë se 5 deputetë të tyre të cilët në momentin kur u votua për Rezolutën ishin në Kuvend, të gjithë kanë votuar pro rezolutës. “Pavarësisht se propozimi për Rezolutën për krizën humanitare në Gaza erdhi nga opozita, unë bashkë me kolegët e VLEN-it votuam PRO – sepse për ne kjo nuk është çështje politike, por çështje njerëzore. Edhe pse disa zgjedhin të përmendin vetëm votat e disa deputetëve, faktet janë të qarta…

Read More