Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

RTK siguron dosjen e aktakuzës ndaj Fatmir Shehollit

26 Gusht, 2026

Trump: SHBA-të kanë hequr të gjitha minat në ngushticën e Hormuzit

26 Gusht, 2026

KFOR për Urën e Ibrit: Nuk vendosim ne, vendimi për hapje i takon BE-së dhe institucioneve të Kosovës

26 Gusht, 2026

Jared Kushner nuk iu përgjigj Kongresit amerikan, demokrati Jamie Raskin zgjeron hetimin edhe për blerjen e dyshimtë të tokës 120 milionë dollarëshe në Shqipëri

26 Gusht, 2026

“Dokumenti”: A tentoi Serbia ta kompromentonte Albin Kurtin?

26 Gusht, 2026

Naime Avdyli-Feta pilotja e parë shqiptare që prek qiellin me aeroplan “Boeing 737”

25 Gusht, 2026

Rrahje pas ndeshjes Shkëndija-Struga në Shkup

25 Gusht, 2026

Sheholli mbante shënime për objekte strategjike të Kosovës, përfshirë dhe Ujmanin- Çka shkruhej në to?

25 Gusht, 2026

Sali: Reformat maten me rezultate konkrete

25 Gusht, 2026

Milaim Zeka jep versionin e tij, për 1 mijë eurot: Ishin për përkthim, ia ktheva Shehollit para arrestimit

25 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 26 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Ligji i ndërgjegjes së vonuar

Suad AvdiuBy Suad Avdiu25 Korrik, 2025 Maqedoni Pa Komente5 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Nga Arben Fetai, Zëvendëskryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut

“Nuk është kurrë vonë për të bërë gjënë e duhur.” – Nelson Mandela

Ka ligje që burojnë nga nevoja emergjente teknike apo shoqërore dhe ka të tilla që burojnë nga kalkulimet politike. Por ka edhe ligje që lindin nga një ndërgjegje kolektive e vonuar.

Mu në përvjetorin e parë të qeverisë sonë, ne kemi miratuar Projektligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat që i përket kategorisë së tretë. Ky projektligj përbën një reflektim institucional mbi një padrejtësi historike që kishte lëshuar rrënjë të thella në strukturat e shtetit, duke shënuar kështu një moment kthese për Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Si Zëvendëskryeministër, kam pasur nderin dhe përgjegjësinë të udhëheq këtë proces, i cili mishëron një angazhim të palëkundur për drejtësi, barazi dhe një të ardhme evropiane për vendin tonë. Ky ligj nuk është thjesht një akt juridik – është një korrigjim historik, një hap i guximshëm politik drejt ndërtimit të një shoqërie ku çdo zë dëgjohet dhe çdo talent vlerësohet.

Për gati një çerek shekulli, parimi i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, i shenjtëruar në Kushtetutë sipas Marrëveshjes së Ohrit, mbeti një premtim i mohuar, një ideal i harruar. Ata që ishin para nesh nuk gjetën kurajon e as vullnetin politik për ta kthyer këtë parim në realitet.

Ligji jonë është vula e fundit e një procesi të gjatë, të fragmentuar dhe, fatkeqësisht, shpeshherë të shtrembëruar të zbatimit të parimeve kryesore të Marrëveshjes së Ohrit.

“Balancuesi”, i prezantuar në vitin 2015 si zgjidhje për të përmbushur një boshllëk, u shndërrua në një simbol të dështimit institucional. Në vend të barazisë, ai solli pabarazi: vetëdeklarime të rreme të përkatësisë kombëtare, manipulime të kuotave dhe, për pasojë, përjashtim në vend të integrimit, shtrembërim në vend të balancimit. Të rinj të talentuar, veçanërisht nga bashkësitë e nënpërfaqësuara si shqiptarët, u lanë jashtë konkurseve publike, ndërsa vende të rezervuara për ta u zunë nga individë të pandërgjegjshëm që shfrytëztonin boshllëqet ligjore.

Ky shtrembërim nuk ishte thjesht një defekt teknik, ai ishte një padrejtësi sistemike që minoi besimin në institucione dhe pengoi përparimin tonë kolektiv drejt vlerave evropiane.

Në vitin 2023, qeveria BDI-SDSM propozoi heqjen e Balancuesit në kuadër të strategjisë për reformën e administratës publike, por pa ndonjë propozim për zëvendësimin e tij. Pra, u krijua një boshllëk institucional dhe sipas vullnetit politike të mazhorancës së atëhershme, në vitin 2024, Gjykata Kushtetuese e shpalli të pavlefshëm Balancuesin.

Por për ta kuptuar drejt këtë vendim, është me rëndësi të theksohet se nisma nuk u ndërmor nga ndonjë aktor politik me mision reformues, por nga përbërja paraprake e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit, një trup i cili përfshinte individë të lidhur ngushte me eksponentë të qeverisjes BDI-SDSM. Ky Komision, që vetëm korrupsionin nuk e luftoi, hartoi një analizë të hollësishme mbi rreziqet që prodhonte Balancuesi, nga tregtia e ndikimit deri te keqpërdorimi i vetëdeklarimit të përkatësisë për qëllime përfitimi. Në përpjekje për të mbledhur të dhëna shtesë, Komisioni kërkoi informacione nga Ministria e Sistemit Politik, e drejtuar asokohe nga Artan Grubi. Kërkesa e tyre mbeti letër e vdekur. Pjesa tjetër është histori.

Rrëzimi i Balancuesit nuk ishte i rastësishëm. Për vite me radhë, të gjithë e dinin problemin, por askush nuk guxoi të merrte përgjegjësinë për ta adresuar.

Në këto rrethana, koalicioni VLEN dhe qeveria jonë treguan vendosmëri dhe vizion, duke shndërruar parimin kushtetues të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat në një normë ligjore të zbatueshme.

Ky ligj sjell disa ndryshime rrënjësore. Për herë të parë, përkufizohet qartë përfaqësimi i drejtë si detyrim juridik, jo si pazar politik. Do të krijohet një trup koordinues qeveritar, i udhëhequr nga Zëvendëskryeministri, për të garantuar zbatimin dhe monitorimin e tij. Vetëdeklarimet e rreme të përkatësisë zëvendësohen me një metodologji të bazuar në të dhëna reale demografike, si regjistrimi i popullsisë, por dhe në kritere objektive si emri dhe mbiemri në gjuhën dhe alfabetin origjinal siç figurojnë në letërnjoftimin e bartësit sipas ligjeve në fuqi. Poashtu parashihet që brenda gjashtë muajve do të bëhet harmonizimi i të gjithë legjislacionit sektorial me obligimet që dalin nga ligji.

Ky ligj nuk është për një bashkësi të vetme. Ai është për të gjithë qytetarët, për të gjitha komunitetet, për shtetin dhe për të ardhmen tonë të përbashkët. Ai pasqyron një vizion evropian, ku barazia dhe drejtësia janë themeli i një shoqërie moderne. Me këtë, ne po dërgojmë një mesazh të qartë për integrimin tonë në Bashkimin Evropian, si vend i përkushtuar për të ndërtuar institucione që reflektojnë diversitetin dhe fuqizojnë çdo komunitet, çdo qytetar. Ky është një hap drejt një shteti ku askush nuk përjashtohet, ku mundësitë janë të barabarta për të gjithë dhe ku institucionet shërbejnë si pasqyrë e vërtetë e shoqërisë sonë.

Me këtë ligj, ne kemi kthyer një faqe të re. Përfaqësimi i drejtë nuk është më një premtim bosh, por një e drejtë e garantuar me ligj dhe e mbrojtur nga mekanizma të qëndrueshëm. Ky ligj u jep zë të gjithë atyre që janë ndjerë të margjinalizuar dhe u hap dyert talenteve që meritojnë të shkëlqejnë.

Dhe ky është vetëm fillimi. Me të njëjtën kurajo dhe vizion, ne do të vazhdojmë të reformojmë shtetin, të forcojmë besimin në institucione dhe të ndërtojmë një Maqedoni të Veriut që i përket të gjithëve. Një Maqedoni të Veriut ku çdo qytetar ndihet i përfaqësuar, i respektuar dhe i fuqizuar, një vend me të ardhme të qartë evropiane, ku drejtësia dhe barazia janë realiteti ynë i përditshëm.

Lexuar: 19

Lajme te ngjashme

Sali: Reformat maten me rezultate konkrete

Mexhiti: VLEN mban fjalën,145 punonjës rregullojnë statusin e punës në Spitalin klinik të Tetovës

Venera Azizi: Qeveria miratoi “Shportën Shkollore”-15% ulje në tregtinë me pakicë, 10% ulje në tregtinë me shumicë

Takohen udhëheqësit e doganave të Maqedonisë dhe Kosovës, Dauti: Do të funksionojmë sipas standardeve evropiane!

Albin Kurti nesër për vizitë në Maqedoninë e Veriut, regjim i posaçëm i trafikut në Shkup

Ali Ahmeti për Komandant Kumanovën: Sakrifica e tij mbetet e përjetshme në kujtesën kombëtare

Lajmet e fundit

RTK siguron dosjen e aktakuzës ndaj Fatmir Shehollit

26 Gusht, 2026

Trump: SHBA-të kanë hequr të gjitha minat në ngushticën e Hormuzit

26 Gusht, 2026

KFOR për Urën e Ibrit: Nuk vendosim ne, vendimi për hapje i takon BE-së dhe institucioneve të Kosovës

26 Gusht, 2026

Jared Kushner nuk iu përgjigj Kongresit amerikan, demokrati Jamie Raskin zgjeron hetimin edhe për blerjen e dyshimtë të tokës 120 milionë dollarëshe në Shqipëri

26 Gusht, 2026

“Dokumenti”: A tentoi Serbia ta kompromentonte Albin Kurtin?

26 Gusht, 2026

Naime Avdyli-Feta pilotja e parë shqiptare që prek qiellin me aeroplan “Boeing 737”

25 Gusht, 2026

Rrahje pas ndeshjes Shkëndija-Struga në Shkup

25 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.