Autor: Suad Avdiu
Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi njofton se e kjo qeveria po shkel vendimin e Gjykatës Kushtetuese, në lidhje me regjistrimin e popullsisë dhe me këtë edhe uljen e numrit të këshilltarëve “Që në javën e parë të mandatit të saj kjo qeveri ndërmori një veprim të paligjshëm dhe antikushtetuese, duke ndryshuar në mënyrë të një anshëm metodologjinë e përllogaritjes së përqindjes së popullsisë, përmes përjashtimit të popullsisë jo rezident, që në praktikë do të thotë përjashtimin e mërgatës shqiptare. Si rezultat përqindja e shqiptarëve u ul artificialisht nga 29.9%, në 24.3%”, tha Ademi. Ai tha se kjo ndikoi edhe në…
Pesë muaj pas Deklaratës “solemne” të vetting brendapartiak, BDI nuk ka as rezultate, as mekanizëm, as guxim për t’u përballur me udhëheqjen e vet kriminale. Kur e kuptuan se pastrimi i vërtetë duhet të fillojë nga vetja, thjesht u tërhoqën. BDI pushoi së foluri për vettingun. BDI shmang vettingun sepse e gjithë udhëheqja do të duhej të shkonte në pension të thellë politik. Lista e korrupsionit e BDI-së është publike dhe e gjatë: Kundër Bujar Osmanit kishte një lëndë nga Prokuroria Speciale, për krim, për prokurim, për vjedhje nga sektori i shëndetësisë. Çështja u zhduk në mënyrë misterioze!? Prokuroria Speciale…
Sot në Kuvendin e RMV-së seancë do të mbajnë komisionet për arsim, shkencë dhe sport, për mbrojtje dhe siguri, për transport, transformim dixhital, mjedis dhe planifikim hapësinor, si dhe Komisioni Ligjor dhe Legjislativ. Në rendin e ditës të Komisionit për arsim, shkencë dhe sport është debati për amendamentet mbi Projektligjin për institucionet e arsimit të mesëm të bashkësive fetare. Sipas informacioneve nga faqja e internetit e parlamentit, janë paraqitur 22 amendamente. Një projektvendim për dërgimin e pjesëtarëve të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për të marrë pjesë në operacionin ndërkombëtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara “UNIFIL” në…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar lidhur me situatën dramatike në Rripin e Gazës, ku mijëra civilë po përballen çdo ditë me vdekje, urie dhe shkatërrim. Në një shkrim në rrjetet sociale, Taravari shpreh dhimbjen dhe shqetësimin e thellë për gjendjen humanitare, duke theksuar se viktimat më të mëdha të këtij konflikti janë fëmijët, gratë dhe civilët e pafajshëm. “Në Gazë po vdesin fëmijë e gra, pleq, të rinj e burra nga plumbat, uria dhe sëmundjet. Bashkë me ta po vdes çdo ditë edhe ndërgjegjia e njerëzimit,” shkruan Taravari, duke bërë thirrje për ndërgjegjësim global dhe veprim…
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira lokale. Pasdite do të ketë kushte për reshje lokale të shiut. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi perëndimor. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 13 deri 22, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 30 deri 37 gradë celsius. Deri të enjten moti do të jetë i ndryshueshëm dhe me reshje lokale të shiut./Telegrafi/
Sot, në kushte të vështira, një helikopter i tipit “Agusta i Bardhë 212” i Ministrisë së Punëve të Brendshme ka realizuar një operacion dramatik shpëtimi në zonën e përfshirë nga zjarri. Nëpunësit policorë kanë arritur të evakuojnë ushtarin S.N. nga radhët e Armatës së Maqedonisë së Veriut, i cili ishte lënduar gjatë përpjekjeve për të shuar flakët. Operacioni është kryer me sukses, pavarësisht rrezikut të lartë dhe kushteve të rënda në terren.
Rregulla të reja për hyrjen në zonën Schengen: Sistemet EES dhe ETIAS do të prekin edhe shtetasit e Ballkanit Perëndimor Duke filluar nga tetori 2025, Bashkimi Evropian do të nisë zbatimin e dy sistemeve të reja për kontrollin e kufijve të jashtëm: • EES (Sistemi i Hyrjes dhe Daljes) – hyn në fuqi në tetor 2025 • ETIAS (Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit) – fillon në fund të vitit 2026, me zbatim të detyrueshëm në vitin 2027 Këto rregulla do të prekin edhe shtetasit e vendeve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Bosnje dhe Hercegovina,…
Me përkushtimin për ta bërë çdo cep ku rreh zemra shqiptare pjesë të misionit tonë, Lëvizja Arbëria me krenari njofton emërimin e Azem Deharit si Koordinator për Norvegji. I lindur në fshatin Sllupçan të Kumanovës, Azemi vjen nga familja e njohur Dehari, një familje që brez pas brezi ka dhënë kontribut të pashoq për atdheun, kombin dhe fenë, në të gjitha kohërat e sakrificave dhe përpjekjeve kombëtare. Sot, edhe pse jeton përkohësisht në Oslo, zemra e tij rreh fuqishëm për vendlindjen. Me energjinë, përvojën dhe idealin e tij, Azem Dehari do të jetë ura lidhëse e Lëvizjes Arbëria me mërgatën…
Avokati strugan Besnik Asani ka njoftuar sot zyrtarisht se do të kandidojë si kandidat i pavarur për kryetar të Komunës së Strugës në zgjedhjet e ardhshme lokale. Në një postim emocional, ai ka ndarë arsyet dhe motivin e tij për të hyrë në garën politike, duke theksuar se kandidatura e tij buron nga dëshira për ta rikthyer shpirtin dhe identitetin e qytetit të Strugës. “Struga është një dhimbje e bukur. Sepse çdo gjë që është e bukur, na dhemb kur e shohim të zhduket. Unë nuk jam as ndërtimtar i interesave, as politikan i kompromiseve. Jam një qytetar i thjeshtë,…
Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh indinjatë të thellë ndaj qasjes selektive, përjashtuese dhe të qëllimshme të Qeverisë aktuale ndaj diasporës shqiptare në anketën e prezantuar nën titullin “Anketa për diasporën maqedonase 2025”. Vetëm pas reagimit tonë të fortë gjatë ditës së djeshme, kjo qeveri pa legjitimitet etnik, nxitimthi u detyrua të përkthejë anketën edhe në gjuhën shqipe. Por ky përkthim nuk e zhbën faktin thelbësor: diaspora shqiptare nuk njihet, nuk përmendet dhe nuk përfaqësohet. Anketa, siç mund të shihet lehtësisht në versionet maqedonisht dhe anglisht të shpërndara nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe përfaqësitë diplomatike, flet vetëm për “diasporën…
