Afrim Likova, i lindur në fshatin Likovë, në vitin 2004 ishte i punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, ku shërbeu me përkushtim në Policinë Kufitare në Goshincë, si dhe në Policinë e Rendit dhe Qetësisë në Mateç, deri në vitin 2008. Pas këtij viti, ai emigroi në Mbretërinë e Bashkuar, por pasioni për profesionin e policit nuk e la të ndalej. Afrimi vazhdoi të ndjekë kurse dhe trajnime për t’u bërë pjesë e Metropolitan Police në Londër. Sot, ai është i vetmi polic shqiptar nga Maqedonia që shërben në Policinë e Anglisë – një shembull frymëzimi për të rinjtë tanë! “Urime Afrim! Jemi krenarë për ty – një djalë i Likovës që po nderon vendlindjen edhe përtej kufijve! ![]()
”, shkruajnë bashkëvendasit e tij./Vlora Zenuni Hamiti Televizioni News


