Autor: Suad Avdiu
Pas një viti qeverisje, grupacioni politik VLEN, i udhëhequr nga Izet Mexhiti, ka dështuar të përmbushë premtimet e dhëna qytetarëve shqiptarë. Përkundrazi, ajo që shohim është një qeverisje e bazuar në vazalitet politik, pranueshmëri të verbër të urdhrave nga VMRO-DPMNE, shurdhëri ndaj kërkesave të shqiptarëve dhe thellim të praktikave korruptive në të gjitha nivelet. VLEN sot përfaqëson një elitë të kapur politikisht, e zhytur deri në fyt në afera ndërtimore kriminale dhe pazare të errëta me industrinë e bixhozit. Skandali më flagrant është rasti i pronës së njohur si “Monopoli i Tetovës”, simbol i historisë kolektive shqiptare, e cila u…
Shkruan: Arbër Ademi 29,5% rezultuan shqiptarët në regjistrimin e popullsisë të vitit 2021 dhe 29,5% përllogariteshim deri në qershor të vitit 2024, kur u formua kjo qeveri pa legjitimitet dhe pa mbështetjen e shqiptarëve. Me të ardhur në pushtet Stoillkoviçi me shokët e tij, shqiptarët i zvogëluan në 24,3%. Që në javën e parë sollën vendim për ndryshimin e formulës së balancuesit, ku shqiptarët u zvogëluan për 5.2%, pra nga 29,5% në 24,3%. Nuk u mjaftuan me kaq. Edhe në ndihmën financiare për komunat, në formën e dotacioneve, shqiptarët u llogaritën 24.3%. Nuk u mjaftuan as me kaq. Në tërësi,…
Kryetarja e FRASH-it, Yllka Nuredini, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Arben Taravarit për t’u bashkuar me Bashkimin Demokratik për Integrim në zgjedhjet e ardhshme. Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Nuredini e akuzon Taravarin se ka tradhtuar parimet e deklaruara më parë dhe se tani është bërë “vegël” për rikthimin e një sistemi që, sipas saj, shqiptarët e kanë rrëzuar me votë. “Kur nuk të don më askush në shtëpinë tënde politike, shkon aty ku të pranojnë pa kushte, edhe kur ajo derë është dera e ‘nongratave’”, shkruan Nuredini. Ajo kujton deklaratat e mëparshme të Taravarit kundër…
Ajet Rahimi heroi i heshtur që e shëndrron dhimbjen në shpresë Në mesin e shumë njerëzve që flasin për ndihmë, Ajet Rahimi është ai që vepron. I njohur për zemrën e tij të madhe dhe përkushtimin e palodhshëm ndaj njerëzve në nevojë, ai është shembull frymëzimi për të gjithë ata që besojnë në humanizëm të vërtetë. Deri më sot, Ajet Rahimi ka arritur të ndërtojë 18 shtëpi për familje në nevojë, duke i kthyer shpresën dhe dinjitetin dhjetëra njerëzve që jetonin në kushte të vështira. Këto nuk janë vetëm shtëpi – janë streha që mbajnë në vete ngrohtësinë e…
Në Haraçinë ka përfunduar projekti për rregullimin e një pjese të kanalit anësor në këtë fshat. Sipas zëvendëskryeministrit të parë Izet Mexhitit, kjo ndërhyrje përmirëson derdhjen e ujërave atmosferike për mbi 12.600 banorë, rrit sigurinë e vendbanimeve dhe mbron sipërfaqet bujqësore nga përmbytjet, jo vetëm në Haraçinë, por edhe në komunat fqinje. “Më sukses ka përfunduar projekti për kanalin e Haraçinës I cili tash është tërësisht I mbuluar, I cili më nuk paraqet rrezik për përmbytjet dhe po ashtu nuk kundërmon erë të keqe. Investimi është 64 milionë denarë, mbi 1milionë euro, krejt kjo e investuar nga Ministria e Ekologjisë.…
Rreth 40,000 pacientë në vend janë të infektuar me hepatit, ndërsa mijëra të tjerë janë bartës të kësaj sëmundje por refuzojnë të nisin proceduarat e mjekimit. Ministria e Shëndetësisë dhe klinikat përkatëse vlerësojnë se duke zbatuar metodat moderne diagnostikuese përmes kontrolloce, sëmundjet e mëlçisë do të zbulohen dhe trajtohen në kohën e duhur. Ky është edhe qëllimi i fushatës për ndërgjegjësimin dhe parandalimin e hepatitit viral dhe kancerit të mëlçisë, e cila po zbatohet me rastin e 28 korrikut, Ditës Botërore të Hepatitit. “Në shtetin tonë jetojnë me mijëra pacientë të cilët janë bartës të hepatitit po të cilët nuk…
Një person ka ndërruar jetë në një aksident trafiku që ndodhi sot pasdite në orën 13:00 në autostradën Kumanovë-Kriva Pallankë, njoftojnë sot nga SPB Kumanovë. “SPB Kumanovë është njoftuar se në autostradën Kumanovë-Kriva Pallankë, në vendbanimin Karposh, Kumanovë, ka ndodhur një aksident trafiku midis një automjeti mallrash dhe një automjeti pasagjerësh “Peugeot”, të drejtuar nga B.S. (71) nga Kumanova. B.S. ka ndërruar jetë në vendngjarje nga plagët e marra, ndërsa vdekja është konstatuar nga një mjek i Ndihmës së Shpejtë. Hetimi është duke vazhduar”, njofton policia e Kumanovës. Departamenti i Urgjencës tha se ekipi i tyre shkoi në vendngjarje. “Ekipi…
Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti, ka deklaruar se Kalaja e Shkupit nuk do të jetë më arenë për ndasi politike apo etnike. Në një prononcim ai theksoi se Qeveria ka marrë masa konkrete për ta rikthyer këtë monument historik në një hapësirë publike, të hapur për të gjithë qytetarët dhe vizitorët. “Nuk do të ketë ndërtime në Kalanë e Shkupit,” tha Mexhiti. “Përpjekjet për ndërtimin e objekteve fetare në vitin 2011 u ndalën nga qytetarët dhe aktivistët, dhe që prej atëherë Kalaja është lënë pas dore. Tani po pastrohet dhe hapet për të gjithë si një monument i trashëgimisë kulturore.”…
Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 1,32 % në raport me vendimin e datës 21.07.2025. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 dhe EUROSUPER BS – 98 si dhe të EURODIZEL (D-E-V) ulen për 1,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) ulet për 0,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë të Mazut…
Guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Sllaveski paralajmëron se tre bankat më të mëdha në vend së shpejti do të publikojnë plane të reja tarifore për shërbimet e pagesave. Në një intervistë për emisionin “Triling”, ai shpreh pritjet e tij se bankat e tjera do ta ndjekin këtë shembull. Kjo vjen pas dialogut që Banka Popullore e zhvilloi me sektorin bankar për të avancuar qasjen e qytetarëve në shërbime më efikase dhe më të kapshme. “Ndërhyrja jonë në SIBPM ka liruar një sasi të konsiderueshme fondesh për bankat dhe ka ulur kostot e tyre operative. Me këtë është krijuar hapësirë për…
